Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vetëbesimi i tepërt lind narcisizmin!? Empty Vetëbesimi i tepërt lind narcisizmin!?

Thu 21 Jul 2011 - 15:46
Psikologia Beyza Akinal deklaroi se teprimi apo kalimi i kufinjve në pikën e vetëbesimit një element shumë i rëndësishëm në zhvillimin individual dhe arritjen e suksesit, mund t’i hapë rrugë narcisizmit (pëlqimit të vetvetes). Ndërsa Sumeyra Akkor pohoi se është e domosdoshme ruajtja e ekuilibrit në mes vetëbesimit dhe modestisë në mënyrë që njeriu të krijojë një marrëdhënie të shëndetshme me ambjentin.
Në metodat e zhvillimit individual vetëbesimi paraqitet si burimi i suksesit dhe lumturisë së njeriut. Dhe ne përballemi shpesh me shprehje si ‘rifitimi i vetëbesimit’ apo ‘humbja e vetëbesimit’. Specialistët mendojnë se vetëbesimi është përkufizuar gabim dhe se një vetëbesim i fryrë shkakton çrregullim të personalitetit.

Psikologia Akinal e përkufizon vetëbesimin si njohja e vetvetes dhe e kufinjve ku mund të veprojë njeriu. Duke pohuar se vetëbesimi krijohet në moshën 0-6 vjeç ajo shprehet kështu: “Nëse në periudhën e fëmijërisë njeriu nuk lidhet me dashuri me ambjentin, atëherë mund të përballemi me çrregullime të narcisizmit. Mund të fillojë të fajësojë vazhdimisht të tjerët dhe të shohë të metat e tyre. Fëmija që arrin të ketë me familjen e tij një marrëdhënie të mbështetur në besim, edhe pse nuk mund të bëjë çdo gjë, bëhet një i rritur i cili e pranon edhe humbjen”. “Nëse duam të bëhemi doktorë duhet të marrim parasysh arsimin 6-vjeçar. Sado që t’i besojmë vetes dhe të përpiqemi të zhvillojmë vetëbesimin nuk mund të bëhemi doktorë për 2 vjet. Duhet të përpiqemi dhe të luftojmë për të realizuar qëllimet tona, por duhet edhe të njohim e pranojmë kufinjtë”, tha Akınal, duke shpjeguar fenomenin e njohjes së vetvetes.

Nëse nuk kurohet, problemi mund të zmadhohet
Nëse vetëbesimi përkufizohet saktë ndikon pozitivisht në suksesin e personit. “Krahas ndikimit të tij pozitiv, në arritjen e suksesit të çdo njeriu vetëbesimi në të njëjtën kohë mund të nxisë edhe narcisizmin nën ndikimin e faktorëve të jashtëm. Ne duhet ta shohim vetëbesimin si një mjet për të kuptuar aftësitë tona. Në mënyrë të ngjashme me këtë, edhe kur kuptojmë se nuk zotërojmë disa aftësi të tjera, do të thotë se e kemi kuptuar drejt vetëbesimin”, shprehet Akinal.

Ndërsa Sumeyra Akkor nënvizon faktin se megjithëse çrregullimi narcist është një shqetësim i hasur shpesh në shoqëri, nuk merret seriozisht dhe vlerësohet. Akkor pohon se në rastet e çrregullimit narcist pasqyrohen fenomene si vlerësimi i tepërt i vetes, humbja e aftësisë së empatisë apo dëshira për të krijuar një grup fansash. Nëse nuk kurohet mund të shkaktojë shqetësime dhe çrregullime të ndryshme psikologjike. Marrëdhënia dhe komunikimi me ambjentin është një element shumë i rëndësishëm për personat që vuajnë nga çrregullimi narcist. “Duke rritur ndjeshmërinë e të sëmurit duhet të përpiqemi që ai të shpëtojë me dëshirën e vet. Me të nuk duhet të përdorim terma si ‘i pëlqen vetja, duhet ta durojmë’. Nëse nuk parandalohet me terapi atëherë mund të shkaktojë shqetësime si vartësi ndaj materiales, depresion maxhor dhe çrregullime antisociale”, tha Akkor.

Sumeyra Akkor mendon se për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme me ambjentin, njeriu duhet të mbajë në të njëjtin nivel vetëbesimin me modestinë. “Për të arritur lumturinë njeriu më parë duhet të ndihet i sigurt. Më pas duhet të mbrojë sjelljet e tij të mira me modesti. Kur nuk tregohemi modestë është shumë e vështirë që sjelljet tona të ndikojnë tek të tjerët. Një njeri modest dhe i thjeshtë ndihet i veçantë, po ashtu është edhe rrethi i tij. Pra ne mund të jemi të veçantë nëse jemi si gjithë të tjerët”, pohoi Akkor.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Vetëbesimi i tepërt lind narcisizmin!? Empty Re: Vetëbesimi i tepërt lind narcisizmin!?

Fri 5 Aug 2011 - 13:56
Shkurt vetbesimi i tepruar eshte shkatrrim
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Vetëbesimi i tepërt lind narcisizmin!? Empty Re: Vetëbesimi i tepërt lind narcisizmin!?

Fri 5 Aug 2011 - 14:33
ndaj te njejtin mendim me Dr,Dugi
Arian
Arian
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 2612
<b>Hobi</b> Hobi : Topi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne fole te djallit!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

Vetëbesimi i tepërt lind narcisizmin!? Empty Re: Vetëbesimi i tepërt lind narcisizmin!?

Fri 5 Aug 2011 - 16:24
Message reputation : 100% (1 vote)
Vetebesimi i teper lind narcisizmin!?

Ku fillon vetebesimi i tepert dhe ku mbaron vetebesimi normal?
Sponsored content

Vetëbesimi i tepërt lind narcisizmin!? Empty Re: Vetëbesimi i tepërt lind narcisizmin!?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi