Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pesë kosovarë arrestohen me akuzën për rrëmbim personi Empty Pesë kosovarë arrestohen me akuzën për rrëmbim personi

Mon 26 Sep 2011 - 14:31
Departamenti Kundër Krimit të Organizuar arrestoi në Prizren pesë të dyshuar për veprën penale të rrëmbimit.Policia e Kosovës kishte pranuar informatën për një qytetar të rrëmbyer më 14.09.2011, pas orës 23:00 në Prizren. Viktima e rrëmbyer ishte liruar nga personat e dyshuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.Pas inicimit të procedurës hetimore, zyrtarë të Departamentit Kundër krimit të Organizuar (DKKO) të Policisë së Kosovës me përkrahjen edhe të Njësitit Special Operativ (NJSO) të drejtorisë rajonale të Ferizajt, në dy operacione të ndara kanë arrestuar pesë të dyshuar, shtetas të Kosovës.Siç ka njoftuar policia, të premten është ndërmarrë një operacion me urdhëresë të gjykatës kompetente për arrestimin e të dyshuarve, si dhe për kontrollimin e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarve në Prizren. Në atë aksion policia ka konfiskuar: dy armë automatike të llojit AK 47, 39 fishekë të kalibrit 7.62, 43 fishekë të kalibrit 9 mm, një kompjuter laptop, 3 telefona mobilë dhe sende tjera të cilat mund të përdoren si prova materiale në procedurë.Personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi