Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Policia: Do ta gjejmë shumë shpejt të miturin. Nëna këmbëngul në rrëmbim  Empty Policia: Do ta gjejmë shumë shpejt të miturin. Nëna këmbëngul në rrëmbim

Tue 26 Jul 2011 - 1:37
Zhdukja e një 15-vjeçari, prej më tepër se një jave, vijon të mbajë nën ankth familjen e tij në fshatin Bishan. Familjarët dyshojnë deri për një rrëmbim të mundshëm, edhe pse gjendja ekonomike, gati nën normalen, nuk motivon. Ndërkohë që policia ka lënë hapur veç kësaj edhe pistën e largimit me vetëdije nga shtëpia. Pyetur në lidhje me adoleshentin Marteo Bejaj, për të cilin deri tani nuk ka asnjë gjurmë, kreu i policisë Metko është shprehur se “nga hetimet, nga pyetjet dhe kërkimet që janë bërë kemi shpresë se shumë shpejt do ta gjejmë”. Mund të jetë rrëmbim, por edhe largim me vetëdije nga banesa, për punë inati të fëmijës”. E ëma e 15-vjeçarit këmbëngul për rrëmbim të fëmijës. Djali nuk është parë prej së shtunës së kaluar. Ai ka qenë deri në mesditë në banesë dhe më tepër nuk dihet asgjë për të. Familjarët thanë se “drekën e së shtunës siç ishte me rrobat e shtëpisë ka dalë nga banesa për të qëndruar në lagje, por që nga ai moment familja nuk ka asnjë njoftim. Fqinjë të familjes i kanë ndihmuar me informacionet se deri rreth orës 19.00 ai ka qenë në fshat, por më pas nuk është parë më. Duke qenë nën ankthin e moskthimit në banesë, familjarët dhanë alarmin për zhdukjen e djalit të tyre duke telefonuar policinë. Për të janë bërë kërkime edhe përgjatë lumit të Vjosës, e zona të tjera, por ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi