Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Sun 17 Mar 2013 - 20:47
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Policia-Tirane-300x229

Ardian Prrenjasi, 45 vjeç, i arrestuar ditën e sotme nga Policia e
Tiranës, për rrëmbimin e një 10- vjeçari ka pranuar në polici se ka
vrarë 10 vjeçarin tjetër të zhdukur prej dhjetorit të vitit të kaluar
Julian Çela.
Drejtori i Policisë së Tiranës Bernard Çaushaj, gjatë një deklarate
për shtyp nga Komisariati Nr.3 në Tiranë tha se ka prova të
pakontestueshme se Ardian Prrenjasi është autor i vrasjes, ndërsa shtoi
se po vijon puna në mënyrë intensive për të gjetur trupin e pajetë të
10- vjeçarit, Julian Çela.

Lidhur me arrestimin e sotëm, ai theksoi se u bë i mundur parandalimi
i një krimi të mundshëm , ku u shpëtua 10- vjeçari me inicialet A.C.

Me heret gjate dites policia e Tiranës ka mundur të gjejë 10 vjeçarin
me inicialet, A.C, i cili rezultonte i humbur prej rreth 24 orësh.

Pas gjithë kësaj duket se fshihet një ngjarje mjaft e rëndë, pasi i
mituri është gjetur në shtëpinë e komshiut të tij, shtetasit Ardian
Prrenjasi, 45 vjeç.

Sipas dëshmive të para, mësohet se 45- vjeçari ka kryer veprime të turpshme si dhe e ka dhunuar fizikisht 10- vjeçarin.

Policia ka ndërhyre me forcë në shtëpinë e 45- vjeçarit, duke bërë
të mundur edhe ndalimin e tij. Në këtë moment ai është gjetur me një
thikë në dorë, ndërsa gjatë kontrollove në shtëpi eshtë gjetur edhe një
litar, i bërë gati, me të cilin dyshohet se ai do të vriste fëmijën.

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Julian-cela-10-vjecari-i-zhdukur-300x225

Ardian Prrenjasi mësohet se është baba i tre fëmijëve, i divorcuar
nga bashkëshortja, ndërkohë që bashkëjetonte me një grua tjetër.

Menjëherë pas kesaj ngjarje u ngriten dyshime se ky person mund të kete lidhje edhe me zhdukjen e 10- vjeçarit Julian Çela.

Julian Çela

Julian Çela, djali 10-vjeçar i nëndrejtorit të Antiterrorit të SHISH
ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, duke e
renditur në listën e personave të humbur në faqen zyrtare të Policisë së
Shtetit.

Pasi mbushjes 45 ditë nga zhdukja e tij dhe nga hetimet e Policisë së
Tiranës nuk ishte arritur të gjendet asnjë gjurmë e vendndodhjes së
tij, Interpoli ka shpërndarë fotografinë dhe të dhënat në të gjithë
botën, duke kërkuar ndihmë edhe nga shtetet e tjera.

Djali i Skënder Çelës, nëndrejtorit të SHISH për Antiterrorin,
rezultonte i zhdukur prej datës 30 nëntor, kur ai është thirrur nga një
persona më i madh në moshë në një qendër interneti në Laprakë, pranë
shtëpisë së tij.

Burime nga Policia e Tiranës patën deklaruar se i mituri mund të
fshihet në ndonjë rreth, por dyshimet më të shumta janë se ai ka dalë
jashtë kufirit në mënyrë ilegale. Të njëjtat patën konfirmuar se
dyshimet më të shumta janë që Julian Çela të ketë rënë pre e
mashtrimeve, ndërsa janë të paqarta shkaqet e mungesës së kontakteve me
familjen.

Një tjetër pistë ka qenë edhe ajo e rrëmbimit të të miturit.


Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/03/17/gjendet-ne-banesen-e-komshiut-10-vjecari-i-zhdukur-nje-45-vjecar-dyshohet-se-ka-abuzuar-me-te/#ixzz2NpPjUydL

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Sun 17 Mar 2013 - 20:54
Tema kalon ne kronika e zeze..

Cfare tjeter do lexojme o zot,ai vend seshte me as per femijet as per femrat...
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Sun 17 Mar 2013 - 20:57
perse te vritet femiu nuk meshir
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Sun 17 Mar 2013 - 21:31


Policia informon se mund të jetë afër zbulimit të së vërtetës së zhdukjes së djalit 11-vjeçar të nëndrejtorit të antiterrorit të SHISH, Julian Çelës, që rezulton i zhdukur që prej 30 nëntorit të vitit të shkuar.

Pas arrestimit të një 45-vjeçari, i dyshuar si pedofil, policia mendon se ai është përgjegjës edhe për zhdukjen e minorenit. Nën akuzën e rrëmbimit dhe ngacmimit ****ual, policia arrestoi mesditën e sotme Ardian Prrenjasin.

45-vjeçari mbante 10-vjeçarin e rrëmbyer një ditë më parë, me dhunë në apartamentin e tij, ndërkohë që në momentin e hyrjes në banesë të policisë është gjetur me thikë në dorë.

Sipas të dhënave paraprake me 10-vjeçarin e rrëmbyer, ai kishte ushtruar dhunë. Fëmija u gjet në një gjendje të rënduar dhe u dërgua në spital.

Prrenjasi rezulton të ketë qenë person me precedentë të mëparshëm penalë, në abuzim me të mitur, por askush nuk e njihte në Laprakë, ku ishte vendosur prej disa muajsh për të banuar me qira.

Ai punonte si shofer në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit në Tiranë. Gjatë marrjes në pyetje, oficerët e policisë kriminale e kanë pyetur edhe për rrëmbimin e Julian Çelës, pasi rezultonte të ishte zhdukur në të njëjtën lagje.

Vetë Prrenjasi e ka pranuar se ka gisht në zhdukjen e 11-vjeçarit, pranon edhe ta ketë vrarë atë, por nuk bën të ditur asnjë të dhënë tjetër për vendin, ku mund ta ketë varrosur fëmijën.

Pjesa më e madhe e krerëve të policisë shqiptare ndodhen në komisariatin numër 3, ku ndodhet edhe i arrestuari, i cili po merret në pyetje sistematike deri në momentin, që do të rrëfejë edhe për vendin e mundshëm, ku mund ta ketë vendosur fëmijën, nëse vërtet rezulton ta ketë vrarë atë, ashtu edhe siç pretendohet nga rrëfimi i tij i parë në polici. /Top-Channel.tv
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Mon 18 Mar 2013 - 11:36
Skandali: Monstra rrëmbeu fëmijë në 2008, u dënua vetëm me gjobë pasi u pendua”
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Ardian-perrenjasi-fotoooo-166x300Pedofili monstër Ardian Përrenjasi, ndërsa ka rrëmbyer një fëmijë në 2008 dhe ka tentuar që ta përdhunojë atë, është liruar pasi është dënuar vetëm me një gjobë 60 mijë lekë. Por ajo që e bën të paprecedentë këtë vendim absurd të drejtësisë është se në vendimin e dhënë më 14 nëntor 2008 thuhet se Përrenjasi nuk ka precedentë penalë ndërkohë që ai është dënuar me katër vite burg në Greqi për të njëjtën akuzë.
“Gjykata çmon se ky dënim është plotësisht i justifikueshëm, në raport me rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale të “Heqje e paligjshme e lirisë”, rrethanave të kryerjes së tyre si dhe rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurit Ardian Përrenjasi, e cila e bën të domosdoshëm mosizolimin e tij nga shoqëria. Gjithashtu gjykata çmon se ky dënim do t’i shërbejë edukimit të të pandehurit, parandalimit të kryerjes së veprave penale nga ai, rehabilitimit të tij, si dhe parandalimit të përgjithshëm të këtyre veprave penale në shoqëri,” thuhet në vendimin e gjykatës.

Për më tepër ndaj pedofilit kishte vështje të hapura edhe në Përrenjas ndërsa edhe prokuroria nuk ka apeluar vendimin e gjykatës./alb-observer.com
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Mon 18 Mar 2013 - 11:37
Nëna e monstrës: “Vareni në litar, është dënuar edhe në Greqi për pedofili”
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Ardian-perrenjasi-fotoooo-166x300Nëna 75 vjeçare e Ardian Përrenjasit i cili vrau të miturin Julian Cela dhe rrëmbeu 10 vjecarin me iniciale A. C, I bën thirrje drejtësisë që të japë dënim maksimal për të. “Nuk kemi për t’ia parë bojë. Ishalla e dënojnë sa më shpejt, me dënimin maksimal. Na ka çnderuar, na ka varrosur të gjallë dhe nuk dimë se si ta ngushëllojmë atë familje që ka humbur djalin”, shprehet Sanija në një intervistë mediatike duke shtuar se ai kishte devijuar që pas kthimit nga ushtria.
“Që pas kthimit nga ushtria, kemi konstatuar devijime. Është dënuar në Greqi për pedofili me katër vjet burg. Pas kthimit nga atje, kujtuam se u rehabilitua, u fejua. Kur ishte në prag të martesës, një rast tjetër ndodhi në Përrenjas. E denoncua sërish, filloi procesi gjyqësor, por nuk është dënuar. Që atëherë e dëbuam nga shtëpia. Ka ardhur vetëm njëherë për një sebep, me këmbënguljen e të gjithë fisit. Prej një viti e gjysmë u lidh me një vajzë të mirë dhe menduam se do të martoheshin dhe s’do kishin probleme”, tregon e ëma.

Ndërsa vëllai I tij Besniku thotë: “Nuk e meriton t’ia përmendim më emrin. Plumbi është pak. T’ia presin mishin copa-copa. Jo vetëm që ka bërë krime ndaj tyre, por edhe ndaj nesh. Kur e dëgjova për krimin, mendova si të më kishte ndodhur për fëmijën tim”./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Mon 18 Mar 2013 - 11:41
Dëshmia e monstrës: “Julianin e vrava dhe e hodha në plehra”
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   JuliNjë dëshmi rrënqethëse vjen nga 45 vjeçari Ardian Përrenjasi, pedofili që ka vrarë të miturin Julian Celën dhe tentoi të bënte të njejtën gjë me 10 vjecarin A. Cani. Kështu, monstra është shprehur se e ka vrarë Celën që ditën kur e rrëmbeu pasi bërtiste.
“E kam vrarë Julian Çelën që ditën që e rrëmbeva me 30 nëntor, pasi sapo e futa në shtëpi filloi duke bërtitur. Nuk e njihja më parë, por e futa në shtëpi pasi i thashë të më blinte një paketë cigare. Trupin e kam mbështjellë me një batanije dhe e kam hedhur në koshin e plehrave pranë shtëpisë në një kohë, kur erdhi makina e grumbullimit. Kam qëndruar në këmbë në cep të rrugës dhe kam parë kur makina mori koshin ku kisha hedhur kufomën dhe e hodhi në karrocerinë e saj. Më pas kam hyrë i qetë në shtëpi”, është shprehur I përpara oficerëve të policisë./alb-observer.com/
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Rrëfimi i 45-vjeçarit: Julianin e vrava dhe e hodha në kazanin e plehrave

Mon 18 Mar 2013 - 12:14
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   1124

Zbulohen detaje të reja dhe tronditëse nga rrëfimi i 45-vjeçarit Ardian Prrenjasi para grupit hetimor të ngritur për këtë çështje në Policinë e Tiranës.

“E kam vrarë Julian Çelën që ditën që e rrëmbeva me 30 nëntor, pasi sapo e futa në shtëpi filloi duke bërtitur. Nuk e njihja më parë, por e futa në shtëpi pasi i thashë të më blinte një paketë cigare. Trupin e kam mbështjellë me një batanije dhe e kam hedhur në koshin e plehrave pranë shtëpisë në një kohë, kur erdhi makina e grumbullimit. Kam qëndruar në këmbë në cep të rrugës dhe kam parë kur makina mori koshin ku kisha hedhur kufomën dhe e hodhi në karrocerinë e saj. Më pas kam hyrë i qetë në shtëpi”,- kjo ka qenë dëshmia e Ardian Prrenjasit për grupin e hetimit.

Ndërkohë bëhet e ditur se policia i ka ndërprerë kërkimet në zonën e Sharrës, për gjetjen e kufomës së Julian Çelës. Vështirësitë për shkak të errësirës kanë bërë që ekspertët të ndërpresin kërkimet për t’i rinisur sërish në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, së bashku me autorin e krimit.

E ndërsa kërkimet në Sharrë janë ndërprerë, policia po merr në pyetje gruan me të cilën bashkëjetonte pedolifi. Mendohet se ajo mund të ketë dijeni për vrasjen e Julianit. Burime policore bëjnë të ditur se ajo ka qenë tek prindërit e saj në Dibër, kur pedofili 45 vjeçar rrëmbeu një ditë më parë 10 vjeçarin që u lirua sot nga policia.

Duket se pedofili Ardian Prrenjasi ka qenë një person i padëshiruar edhe nga familja e tij. “Vëllai im meriton të vritet”. Kështu e ka dënuar Besnik Prrenjasi, veprimin e të vëllait Ardianit i cili ka abuzuar seksualisht me një të mitur, ndërkohë që sot doli në dritë krimi mostruoz me 11-vjeçarin Julian Çela.

Në një prononcim për News24, Besniku rrëfen se Ardiani ka pasur probleme mendore që pas kryerjes së ushtrisë, ndërkohë që familja ka 15 vite që e ka dëbuar.

“Ardian Prrenjasi ka pasur probleme që pas kryerjes të ushtrisë. E kemi dëbuar nga shtëpia që prej 15 vitesh. Nuk kemi komunikuar me Ardianin. Meriton të vritet. Ai ka qenë i dënuar me 4 vite në Greqi”, shprehet i vëllai./Lajme Sot.Info

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Mon 18 Mar 2013 - 16:15
Babai 10-vjeçarit të marr peng: Më vjen keq për Julianin…jam i lehtësuar për tim bir
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Ardian-perrenjasi-fotoooo-166x300Babai i djalit 10-vjeçarë që u shpëtua dje nga policia është shprehur në një intervistë në një të përditëshme se është i gëzuar që i biri është gjallë.
Saimir Cani ka deklaruar se çdo gjë ja ka lënë në dorë drejtësisë pasi për të “monstra” duhet asgjësuar.

Duke folur rreth rrëmbimit të të birit Cani ka theksuar se ndihet keq që Juliani pati atë fat por ndihet mirë që i biri nuk pati të njëjtin përfundim tragjik si atë të Julian Çelës.
11-vjeçari Julian Çela u mor peng disa muaj më parë dhe u asgjësua nga monstra Prrenjasi, i cili banonte afër familjes së 11-vjeçarit./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Mon 18 Mar 2013 - 17:35
Ja me sa fëmijë ka abuzuar Ardian Prrenja
Monstra që vrau Julian Çelën dhe abuzoi seksualisht më një sër fëmijësh të tjerë ka në historinë e tij personale një sër ngjarjesh të tjera.
Alb-observer.com in nformon se sopas të dhënave të familjes Prrenja ka 4 raste abuzimesh me të mitur në qytetin e Përrenjasit, e për këtë arsye familja e ka përzënë nga shtëpia.

Emigroi në Greqi pas kthimit nga ushtria. Më 1997 dënohet në Greqi për pedofili me 4 vjet burg.
Dënimi në Greqi se abuzoi me dy të mitur shqiptarë. Pas kryerjes së dënimit rikthehet në Shqipëri.
Në vitin 2002 fillon bashkëjetesën me një vajzë nga një fshat i Elbasanit.
Në periudhën 2004-2008 për pedofili në Shqipëri.
Më 2004-ën braktiset nga bashkëjetuesja për këto akuza.
Më 2008-ën Gjykata e dënoi me 60.000 lekë për rrëmbimin e një fëmije.
Vendoset në një shtëpi me qera në Laprakë.
Prej një viti e gjysmë bashkëjetonte me një vajzë nga Dibra.
Më 30 nëntor 2012 rrëmbeu dhe vrau 11-vjecarin Julian Çela.
Më 16 mars 2013 rrëmbeu 10-vjecarin me iniciale A.S në Laprakë. Po kështu, policia dyshon se nga autori mund të kemi edhe ngjarje të tjera që fëmijët apo prindërit për hir të opinionit nuk kanë denoncuar në polici./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Mon 18 Mar 2013 - 18:43
Motra e pedofilit: “E përzumë nga shtëpia pasi tentoi të abuzonte me djalin tim”
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Ped-300x240Familjarët e 45 vjecarit Ardian Përrenjasi të cilët jetojnë në lagjen nr 1 të qytetit të Prrenjasit e kanë dëbuar nga shtëpia monstrën pedofil rreth 15 vite pasi kishte tentuar të përdhunonte nipin e vet të mitur së bashku me një shokun e tij.
Motra e Përrenjasit tregon se si ai ishte përpjekur të abuzonte me tad he për këtë qëllim ajo e kishte denoncuar në polici. Por pas 24 orësh, ajo e tërhoqi akuzën nga pasha e turpit dhe lutjet e të vëllait. Megjithatë ai u dëbua nga familja për të mos shkelur kurrë më atje. Gjtisesi të gjithë familjarët sapo kanë dëgjuar lajmin e tmerrshëm janë “ngujuar” në banesën e tyre pasi i druhen hakmarrje./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Tue 19 Mar 2013 - 3:03
Pedofili i krimit makabër dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon se si e vrau 11-vjeçarin Julian Çela
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   JulianiPedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Ardian-Prrenjasi
Shpëtohet i mituri i rrëmbyer pasditen e së shtunës. Arrestohet maniaku-vrasës, Ardian Prrenjasi. Policia zbulon mënyrën si u mbyt dhe u gropos Julian Çela
Vëllai i pedofilit: Ardiani duhet të ekzekutohet. Skandali, si e liroi gjykata 5 vite më parë


10:00 - Policia do të nisë sot kërkimet për gjetjen e trupit të vogëlushit 11-vjeçar Julian Çela, i vrarë nga pedofili Ardian Prrenjasi. Ka qenë zhdukja e një tjetër fëmije në Laprakë, ku u zbulua edhe fundi tragjik i të miturit Julian Çela, një histori dhune e pedofilie shkaktuar nga 45-vjeçari Ardian Prrenjasi. Ky i fundit pranoi mbrëmë në polici se ai ishte vrasësi i 11-vjeçarit, djalit të nëndrejtorit të SHISH, cili ishte zhdukur prej 30 nëntorit të viti 2012.

Fillimisht policia e ka dërguar në shtëpinë e tij në Laprakë dhe më pas monstra është dërguar në Sharrë ku është hedhur trupi, i Julian Çelës. Mësohet se banorët e lagjes në Laprakë e kanë pritur me protesta duke e sharrë rëndë pedofilin Ardian Prenjasi.

Banorët e kanë ndjekur fugonin e policisë që shoqëronte monstrën dhe është dashur ndërhyrja e policisë për t'i hapur rrugë fugonit ku ndodhej autori i krimit makabër, Ardian Prenjasit.

Gjatë kohës që monstra është dërguar në Sharrë dhe jep detaje se ku ka hedhur trupin e fëmijës atje gjendeshin dhe familjarët e Julianit, të cilët kanë nisur edhe kërkimet për trupin.Prrenjasi ka treguar në polici se e kishte afruar Julianin me pretekstin për të blerë cigare. Pas rrëmbimit fëmija kishte filluar të bërtiste, dhe për këtë ai e vrau. Nga dëshmia që ka dhënë në polici 45-vjeçari mësohet se pasi e ka vrarë Julianin, Ardian Prrenjasi e ka mbështjellë me batanije dhe e ka hedhur në kazanin e mbeturinave të lagjes ku banon dhe ka pritur deri në momentin kur kamioni i plehrave ka bërë pastrimin e kazanëve duke marrë me vete dhe trupin e vdekur të Julianit për ta hedhur në vendgrumbullimin e plehrave në zonën e Sharrës në periferi të Tiranës. Fëmija 11-vjeçar Julian Çela jetonte në të njëjtën zonë, jo më shumë se 200 m larg rrëmbyesit. Kurse fëmija 10-vjeçar me inicialet A. C. i shpëtuar dje nga policia falë denoncimit të fqinjëve, jetonte përballë tij. Burimet konfidenciale dhe ato zyrtare nga policia e Tiranës thanë se në banesë janë gjetur gjurmë gjaku, qe mendohet se janë të vogëlushit Çela, një litar dhe një thikë. Krimi mund të ketë ndodhur në banjën e apartamentit dhe atje deri dje monstra ka mbajtur të rrëmbyer një tjetër fëmijë 10-vjeçar.

Ndërkohë, mesditën e djeshme, fatmirësisht është gjetur gjallë dhe shpëtuar nga policia në Laprakë, 10-vjeçar i A. C. i rrëmbyer prej këtij pedofili që prej pasdites së të shtunës. Ai u gjend nga policia në banesën e marrë me qira prej Ardian Prrenjasit.

Por rrëmbimi dhe vrasja e Julian Çelës dhe rrëmbimi djalit 10-vjeçar, i cili u gjet dje në banesën e tij nuk janë rastet e vetme të pedofilisë të Ardian Prrenjasit. Në 2008, 45-vjeçari kishte rrëmbyer një tjetër të mitur dhe për këtë vepër penale si prokuroria ashtu dhe gjykata kishin kërkuar dënimin vetëm me një gjobë. Dënimi i përfundimtar iu dha 60 mijë lekë gjobë.

Tjera fakte tronditëse janë zbuluar sot në lidhje me pedofilin Ardian Prrenjasit, ku në arshivat e policisë së Librazhdit Ardian Prrenjasi është regjistruar në 2004 si person që ka rrëmbyer 2 fëmijë në fshatrat e këtij qyteti.

Fëmijët e rrëmbyer para 9 vitesh nga Prrenjasi janë shpëtuar nga policia. Për dy rastet e veçuara të rrëmbimit monstra është dënuar me gjobë. 45-vjeçari Ardian Prrenjasi jetonte në Librazhd në vitin 2004.

Pedofili kriminel tregon vendin e vrasjes

Policia nis kërkimet me qen nuhatës në fushën e mbeturinave në Sharrë. Ndërkohë që Lefter Muka, pronari i banesës ku jetonte me qira në një prononcim për gazetarët tha se nuk e njihte Ardian Prrenjasin, vetëm i merrte qiranë. Ndërsa Ardian Prrenjasi i shoqëruar nga dy policë dhe me pranga në duar ecin në fushën e mbeturinave në Sharrë. Në një moment ai ndalon dhe tregon me dorë se ku e ka hedhur trupin e vogëlushit të mbuluar me një batanije të kuqe. Në një moment atij i heqin prangat dhe ai tregon me dorë se ku e ka hedhur trupin. Më pas afron dorën pikërisht tek vendgrumbullimi i plehrave ku thotë se ka hedhur trupin. “E vrava më 30 nëntor pasi bëritiste. Trupin e kam mbuluar me një batanije të kuqe dhe e kam hedhur në kazanin e plehrave pranë shtëpisë time dhe kam pritur derisa kamioni i plehrave ka ardhur dhe e ka marrë. Të nesërmen më 1 dhjetor, kam ardhur në Sharrë dhe kam parë trupin, (këtu, në pamje tregon me dorë) pasi ishte mbuluar me batanije të kuqe të mëndafshtë, dhe mbi trup pa pasur mbeturina të tjera. Më pas jam larguar i qetë pasi kam menduar se askush nuk do ta gjente”- është dëshmia e Ardian Prrenjasit përpara grupit hetimor. Ai punonte si punonjës për pastrimin dhe kishte akses të hynte në fushën e mbeturinave në Sharrë.

Familjarët: Duam drejtësi, të gjenden eshtrat e Julianit

Jemi tepër të rënduar psikologjikisht. Ai pretendon në dy vende, tek një gropë e madhe, dhe diku tjetër. Ne duam drejtësi, duam të na ndihmojnë që të gjejnë trupin sa më parë. Nëse drejtësia nuk bën gjë atëherë të na lëre ne në dorë. Duam të na gjejnë eshtrat, një orë e më parë. Siç po qan tezja ime, të qajnë dhe ata “- thotë kushëriri i Julian Çelës, Drilona Nokshiqi.

Prokurorët në banesën e Ardian Prrenjasit

Në banesën ku jetonte me qira Ardian Prenjasi kanë mbërritur prokurorët dhe hetuesit e çështjes. Prokurorët do të mbledhin provat për krimin e rëndë të vrasjes së 11-vjeçarit. Në vendin e ngjarjes në Laprakë dy prokurorë të Prokurorisë së Tiranës. Akuza po punon dhe për zbulimin e krimeve të tjera të Ardian Prenjasit.

Familjarët e Julian Çelës nisin vete kërkimet në Fushën e Sharrës

Familjarët e Julian Çelës nisin vetë kërkimet në fushën e mbeturinave në Sharrë për trupin e fëmijës, pa pritur forcat e policisë. Vrasësi ka deklaruar se e ka mbështjellë trupin me një batanije të kuqe. Por, koha e gjatë që ka kaluar që nga vrasja, mbi tre muaj, e bën të vështirë zbulimin e trupit, pasi përpunimi i mbeturinave është kryer vazhdimisht dhe sasi të reja mbeturinash janë hedhur.

Monstra-pedofil: “Julianin e vrava natën e rrëmbimit” (Gazeta "Shekulli")

Nikoleta Kovaçi

-Pesë vite më parë, duke qarë dhe kërkuar mëshirë arriti të zbuste “egërsinë” e prokurorit dhe të fitonte “besimin” e madh të gjyqtares. Nga salla e gjyqit ai lihet i lire ndërsa ishte arrestuar, hetuar dhe gjykuar për rrëmbim personi të mitur. I mituri i asaj dite fundprilli ishte me fat; momentin e rrëmbimit të tij me të ishte edhe kushëriri i parë i tij, po i mitur. Ky i fundit, arriti t`i bënte presion monstrës-komshi derisa lejoi kushëririn të dilte përjashta. Pesë muaj më vonë, gjykata do e dënonte me 60 mijë lekë gjobë dhe do ta linte të lirë, pasi ai i pandehur nuk përbënte rrezikshmëri për shoqërinë…!

Mesditën e djeshme, thuajse gati pas 5 viteve të dhënies së asaj shkëndije të frikshme të ekzistencës së një maniaku dhunues dhe vrasës të miturish në zonën e Laprapkës, pasi policia, prokuroria dhe gjykata kishin adresë të saktë të vendbanimit të tij, të atëhershëm, vendi pëson një tjetër tronditje të rëndë; gjendet për fatin e tij dhe të familjes së tij 10-vjeçari i zhdukur pasditen e së shtunës, ndërsa policia shokohet. Afërsia me shtëpinë e Julian Çelës, misteri i zhdukjes së tmerrshme, ka bërë që policia menjëherë të kërkojë gjurmët e tij. Fatkeqësisht i gjeti; monstra që gjendej në duart e policisë pranon se ka kryer vrasjen e djalit. Më pas dëshmon mënyrën makabre se si i ka marrë jetën vogëlushit, ndërsa ende më e frikshme është mënyra se si e ka zhdukur. Policia e Tiranës, ekspertët e krimeve të rënda, drejtuesit më të lartë Policisë së Shtetit janë grumbulluar në komisariatin nr 3, në vendin ku ishte izoluar përbindëshi, ndërsa kishte zhdukur trupin e djalit, fotoja dhe imazhi i të cilit, prej 30 nëntorit të vitit të kaluar ka bërë i është besuar edhe Interpolit!

Maniaku

Personi që shihet në foto quhet Ardjan Prrenjasi. Eshtë nga Librazhdi dhe banonte në Laprakë. Shtëpinë që kishte marrë me qira e kishte kthyer në një kasaphanë të miturish. Ai pasi abuzonte me ta i vriste. Një viktimë tashmë e këtij përbindëshi është e njohur, ndërsa ditën e djeshme, një 10 vjeçar ka mundur të dalë prej kthetrave të tij. Autori mësohet se është baba i tre fëmijëve ndërsa rezulton të jetë i divorcuar prej shumë kohësh nga bashkëshortja, ndërsa kohëve të fundit ai jetonte me një grua tjetër, të cilën në momentet kur donte të kryente krime e dërgonte ose në familjen e saj ose te ndonjë i afërm tjetër i saj. Policia në të gjitha të dhënat që tashmë disponon për autorin i ka mësuar nga rasti fatkeq i Julian Çelës dhe nga rrëmbimi i të miturit tjetër, i cili për fat është gjallë. Policia vijon të ketë dyshime mbi të tjera krime të këtij personi, ndërsa ekspertët deri në mesnatë nuk kanë mundur të krijojnë asnjë lloj profili të maniakut-vrasës edhe pse e kishin para syve dhe duke u rrëfyer për aktet barbare që kishte kryer. Ardjan Prrenjasi është 45 vjeç dhe punon në sektorin e pastrimit në Bashki. Është mbledhës mbeturinash me makinat e bashkisë, punë që ka tronditur së tepërmi ekspertët e policisë, pasi kanë dyshuar në atë çka vërtet doli; burri-monstër e ka vrarë Julianin dhe e ka hedhur në plehra. Me makinën e punës e ka transportuar për në Sharrë.

Zbulimi i monstrës

Saimir Cani, babai i 10-vjeçarit A, pasi ka telefonuar një titullar policie orëve të para të së djeshmes. Kur kanë përfunduar të gjitha kërkimet e tyre për djalin e zhdukur pa gjurmë që nga pasditja e së shtunës ka vendosur t’i drejtohet policisë për të ndihmuar në gjetjen e djalit. Menjëherë janë bashkuar drejtues të komsiariatit nr 3 dhe të policisë së Tiranës dhe pas marrjes së informacioneve të para kanë mbërritur në shtëpinë e Prrenjasit. Fillimisht janë përdorur kolegët e tij të punës, të cilët mësohet se e kanë kërkuar maniakun pasi ai nuk ka dalë në punë orëve të natës së të shtunës duke u gdhirë e diela. Koençidenca me zhdukjen e A. është konkluduar shpejt nga e gjithë lagjja, ndërsa policia nuk ka pritur asnjë lloj urdhëri për të ndërhyrë. Kanë thyer derën e jashtë të ndërtesës dhe kanë hyrë brenda. Në një cep të një dhome është gjendur djali i strukur në qoshe ndërsa Prrenjasi i hakërrehej me thikë dhe me një litar. Policia ka dërguar në komisariatin nr 3, monstrën 45 vjeç, ndërsa i rrëmbyeri A, bashkë me një psikologe dhe mjekë është munduar të japë shpjegimet e tij.

Julianin e mbyta me thonj në fyt

“I thashë të më blinte një paketë cigare dhe të ma sillte në shtëpi. Erdhi dhe më pas nuk e lashë më të dilte jashtë. Nuk e njihja më parë, atë ditë e pashë për herë të parë. E kam vrarë atë natë dhe e kam mbështjellë me batanije dhe e kam hedhur në kazanin e plehrave. Më pas makina është nisur për në Sharrë”. Ky ka qenë rrëfimi tronditës i maniakut vrasës para policisë, ndërsa për orë me radhë më kot policia ka nisur kërkimet për trupin e djalit të zhdukur që me 30 nëntor të vitit të kaluar. Policia urdhëroi ndërprerjen e kërkimeve orëve të vona, ndërsa burimet nga Policia bëjnë me dije se ditën e sotme killeri do ti bashkëngjitet policisë për të treguar se në çfarë vendi është hedhur trupi i të miturit. Policia po mbrëmë ka nisur një tjetër grup ekspertësh në drejtim vendlindjes së gruas së dytë të tij për të mësuar mbi tipin e personit që kishin arrestuar. Ajo quhet Bona dhe ka vendosur të bashkëpunojë me policinë për gjithçka ajo di, pavarësisht se në rastin e Julianit, gruan e ka dërguar tek kushëriri i saj, ndërsa për rastin e dy ditëve më parë i ka thënë të largohej për tek familja e vet.

Vëllai: Ardianin vriteni, ai ka probleme që kur ishte ushtar

Një tjetër fakt tronditës në lidhje me profilin e personit që ka abuzuar, vrarë dhe zhdukur trupin e Juljan Çelës si dhe ka tentuar të vrasë A. Canin. Ai vjen nga vëllai i tij i vetëm Besniku, i cili mësohet se ka kërkuar ekzekutimin e vëllait të tij. Besnik Prrenjasi ka thënë se Ardiani kishte probleme të mëdha që kur ka përfunduar ushtrinë. Ai edhe në shtetin grek është dënuar për një krim të tillë dhe edhe në Librazhd dyshohet për abuzim me të mitur prej shumë kohësh, ndërsa prokuroria dhe gjykata në Tiranë kanë mëshiruar manikaun duke e lënë të lirë, me arsyetimin se nuk përbën rrezik për shoqërinë. Babai i djalit të shpëtuar më në fund nga kthehtrat e përbindëshit të Laprakës ka qenë mjaft I tronditur kur është përballuar me të birin në atë gjendje. Tronditja I është shtuar kur rrëmbyesi i djalit të tij ka dalë të ishte rrëmbyesi dhe vrasësi i Julianit, bashkëmoshatarit të të birit, ndërsa ai, familja e tij dhe gjithë shoqëria ndjehen me fat nga fati i A.Canit.

Zhdukja, dilemat dhe tronditja

Julian Çela u largua nga shtëpia e tij pasditen e 30 nëntorit. Për herë të fundit ishte parë në një qendër interneti në Laprakë, në rrugën “Pandi Dardha”, ndërsa shtëpia e tij gjendej rreth 1 km larg. Pas kërkimit të familjarëve dhe publikimit të lajmit, nisen kërkimet intensive. Asnjë e dhënë në lidhje me djalin 11 vjeçar, djalin e shkathët, të guximshëm, që kishte guxuar edhe herë të tjera të largohej nga shtëpia me shokët e vet, por gjithnjë brenda afateve të përcaktuara. Policia përshkallëzoi kërkimet dhe hetimet ndërsa familja e djalit të zhdukur nisi të nxirrte afishe me fotot e djalit të vet dhe disa numra telefoni me qëllimin dhe shpresën se ishte gjallë. Kërkimet vijuan për rreth 30 ditë. Emri i Julianit i kaloi Interpolit ndërsa familjarët shkuan deri në Kosovë për ta kërkuar të miturin, djalin e vogël të familjes Çela. Asnjë e dhënë dhe fakti që familja e tij nuk ishte shumë bashkëpunues, zhdukja pa gjurmë e Julianit thuajse u la në harresë. Duke qenë djali i një funksionari të lartë në SHISH edhe policia besoi se gjetja e tij duhej të ishte më e lehtë, ndërsa disa herë u hamendësua se rrëmbimi i Julianit është bërë pikërisht për shkak të detyrës. U dyshua edhe se u rrëmbye pasi mendohej se Skender Çela kishte në dorë dosjen e Isa Çobës, funksionarit të lartë të SHISH në Durrës, ndërsa policia shkoi deri atje sa arriti të shoqëronte dhe të mbante nëpër komisariate me dhjetëra persona më të rritur se ai me dyshimin se mos kishin informacion mbi vendndodhjen e Julianit, 11 vjeç. Gjithashtu u sekuestruan me dhjetëra kaseta filmike të kamerave të sigurisë nëpër kryeqytet ndërsa telefonata dhe sinjale vinin se Juliani shihej nëpër pika të ndryshme në Tiranë. U shkua deri atje sa u dyshua se i mituri iku me kosovarët pas festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë. Hetimet dhe kërkimet nga policia dhe instanca të tjera të hetimit nuk kanë reshtur së punuari për gjetjen e tij, por u desh zhdukja e një tjetër fëmijë, në të njëjtin vend dhe I të njëjtave karakteristika që të zbulohej vrasja e Julianit.

Gjykata: Lëreni të lirë, nuk është i rrezikshëm

Në vendimin e firmosur nga gjykata me 14 nëntor 2008, Prrenjasi, është dënuar me 90 mijë lekë gjobë dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai do të paguante vetëm 60 mijë lekë gjobë, pasi mbajti peng të miturin M.A. Gjykata pasi ka shqyrtuar çështjen, shprehet se ky dënim është i mjaftueshëm, për rehabilitimin e 45-vjecarit dhe nuk është i nevojshëm izolimi i tij nga shoqëria.

Sipas vendimit të gjykatës, ngjarja kishte ndodhur me 30 Prill 2008 rreth orës 04.00, kur i pandehuri Ardian Prrenjasi pasi ka mbaruar punë ka pirë alkol me dy shokë të tij deri në orën 05.00 dhe më pas ka marrë rrugën për në banesë. I pandehuri rreth orës 11.00 i cili kishte konsumuar shumë alkool ka ndaluar para derës së banesës private të shtetases Z. S, ku, aty ka parë dy djem të mitur duke luajtur dhe pa i njohur fare i është drejtuar njërit prej tyre dhe konkretisht kallëzuesit M. A të cilit i ka kërkuar ta ndihmojë duke ia marrë çelësat e shtëpisë në xhepin e tij me arsyetimin se i kishte duart pis.

Kallëzuesi M. A ia ka nxjerrë çelësat të pandehurit pa menduar për keq, ku ky i fundit i ka kërkuar të miturit që t`i hapte derën e shtëpisë duke e ftuar atë që të hynte brenda. Kallëzuesi ka hapur derën dhe pasi janë futur brenda ai i është drejtuar M. A duke i thënë se: “…tashmë ishte i marrë peng…. se babai i tij duhej të paguante para dhe në rast të kundërt ai nuk do ta linte djalin të dilte nga banesa e tij”. Situata e krijuar ka qenë e tensionuar për të miturin, i cili i lutej të pandehurit që ta linte të lirë, ndërkohë jashtë banesës bërtiste kushëriri i M. A pasi ai e pa që M. po vonohej. Në ato momente i mituri shfrytëzoi rastin dhe u largua nga banesa ku së bashku me kushëririn e tij E. shkuan tek familjarët e tyre u treguan për ngjarjen e ndodhur e më pas shkuan në komisariatin e policisë nr. 3 ku bënë dhe kallëzimin përkatës.

Në rrethanat e lartpërmendura organi i Prokurorisë ka filluar procedimin penal nr 1623 i vitit 2008 ndaj të pandehurit Ardian Prrenjasi duke e akuzuar atë për veprën penale të parashikuar nga neni 110/1 të K.Penal. Hetimi i çështjes ndaj të pandehurit Ardian Prrenjasi është bërë pa masë sigurimi. Para se të fillonte shqyrtimi gjyqësor i çështjes, i pandehuri Ardian Prrenjasi bazuar në nenin 403 të K.Pr.Penale kërkoi që të procedohet me gjykim të shkurtuar në gjendjen që janë aktet e prokurorit duke shprehur pendim të thellë për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 110/1 të K. Penal nga ana e tij. Gjykata pasi mori mendimin pozitiv të prokurorit bazuar në nenin 404 të K.Pr.Penale pranoi kërkesën e të pandehurit, pasi çmoi se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet e prokurorit dhe procedoi me gjykim të shkurtuar. Gjykata krijoi bindjen e bazuar në prova se i pandehuri Ardian Prenjasi është autor i veprës penale të parashikuar nga neni 110/1 i Kodit Penal e për rrjedhojë duhet të përgjigjet penalisht. shekulli
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Tue 19 Mar 2013 - 12:39
10 vjecari tregon tmerrin në duart e pedofilit: “I dëgjoja prindërit kur më thërrisnin por nuk flisja dot”
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Ped-300x240Djali 10-vjeçar A. C., që u rrëmbye, u dhunua dhe u kërcënua nga i arrestuari Ardian Prrenjasi fundjavën e kaluar, ka rrëfyer për të afërmit tmerrin që kishte përjetuar në shtëpinë e monstrës. Ai u ka thënë atyre se I dëgjonte kur e thërrisnin dhe e kërkonin gjatë gjithë natës, por kishte frikë të përgjigjej, sepse Prrenjasi i thoshte se do ta varte dhe i tregonte çarçafin dhe thikën.
“Unë ju kam dëgjuar shumë mirë, sepse dritarja e banjës ishte e hapur. Kisha frikë të flisja. Kisha frikë edhe të qaja apo të kërkoja ndihmë, sepse ai mbante thikën në dorë”, ka treguar 10-vjeçari. Ai madje ka shpjeguar me hollësi se te dera e banjës së banesës së Prrenjasit, e cila është ngjitur me avllinë e shtëpisë dhe përballë shtëpisë ku ai jeton me prindërit, autori kishte varur një çarçaf. E kishte përdredhur, e kishte bërë lak dhe e kishte varur në një vend sipër derës së banjës, ndërsa vazhdimisht mbante një thikë në dorë. “Ndonjëherë fliste në telefon, nuk e di se me kë, por e dëgjoja që thoshte se po bëhej gati dhe kur t’i merrte ai duhej të vinin”, ka rrëfyer 10-vjeçari
Sipas 10 vjecarit Adriani I kishte thënë se do të iknin në Greqi dhe po përgatiste një valixhe të madhe për ta marrë me vete. Madje gjatë periudhës që e mbante forcërisht nën kërcënimin e thikës, monstra ka telefonuar pa numër babanë e të miturit dhe nuk I ka folur./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Tue 19 Mar 2013 - 12:53
Partnerja e monstrës: “Ndihem e shokuar që kam fjetur me një vrasës fëmijësh”
Gjyshja e Valbona P., vajzës 24-vjeçare, e cila bashkëjetonte prej një viti e gjysmë me “monstrën” Ardian Prrenjasi, tregon se ajo ndihet e shokuar nga krimi makabër që është zbuluar. E moshuara Beglije B. tregon se me Valbonën, e cila nuk ka qenë asnjë ditë në shkollë dhe nuk di shkrim e këndim, sillej mire dhe të dy mezi siguronin buën e gojës.
Gjushja më tej rrëfen se Valbona ishte shkuar te ajo pas daljes nga policia ndërs aleët për autobus ia ka dhënë një polic. “Valbona nuk pushonte së qari dhe thoshte ‘si kam fjetur në një krevat me një monstër’. Ajo kurrë nuk ka ditur se burri i saj vriste fëmijë. Madje shpesh shoqja e saj i ka lënë Ardianit disa herë t’i mbante të birin dhjetë vjeç.” , tregon gjyshja.

Më tej ajo rrëfen se Ardiani sille mirë dhe nuk ta jepte përshtypjen e një vrasësi fëmijësh: “Sillej shumë mirë. Asnjëherë nuk kishim për ta besuar se bënte gjëra të tilla. Na vjen zor se si kemi futur në shtëpi një njeri të tillë. Ai ishte shumë i urtë, i qetë. Punonte natën vonë. Kujt ia merrte mendja se vriste fëmijë?! /alb-observer.com
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Tue 19 Mar 2013 - 21:38
Fëmija që “zbuloi” monstrën: Ai edhe mua më thonte se më donte si fëmijën e tij
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   197129_570330446318455_409959634_n-300x168
Nga të dhënat që kanë dalë në pah pas arrestimit të monstrës duket qartë se ai ka pasur një marrdhënie shumë të mirë me fëmijët e lagjes.
Një 12-vjeçarë është shprehur për një television se ai kishte hasur i pari se në shtëpinë e Ardian Prrenjasit po ndodhte diçka.

I mituri 12-vjeçarë është shprehur: “Kur erdhën punëtorët që punonin me Ardianin më thirrën mua që nuk po e gjenin.
Unë kapërceva avllinë e tij pashë tek dritarja që ishte vendosur një peshqir, kur ikin punëtorët unë ndejta aty.
Pashë që Ardiani e kishte izoluar derën dhe e kuptova që ishte brenda me një fëmijë, pastaj peshqiri ishte hequr.
Pastaj më pyeti një polic, më pyeti për A. djalin e rrëmbyer, i tregova që ky është Ardian Prenjasi, i thashë që është në banesë se e kasha zbuluar unë”.
Po kështu i mituri tregon se në kohën e rrëmbimit të Julianit monstra shihte shumë lajme dhe pinte shumë alkool.
Po kështu, ai ka rrëfyer se e njihte edhe Ardianin prej rreth 2 vitesh, ndërsa shton se, “Mua më dukej njeri i mirë, më mbante afër si djalin e tij”, shprehet djali./alb-observer.com/
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Tue 19 Mar 2013 - 21:55
qenka qmendur nuk paska aspak meshir
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Tue 19 Mar 2013 - 22:08
Rrëfimi i të dashurës së Prrenjasit: Kërkoi që të flinte edhe me djalin tim 13-vjeçar


Prrenjasi bashkëjetonte me dy gra. Vajza 24-vjeçare nga Dibra: U largova në Dibër para përdhunimit.
Dëshmia e 45-vjeçares që bashkëjetonte me monstrën: Jam e tmerruar.

Monstra e Laprakës, Ardian Prrenjasi, ka bashkëjetuar me dy gra të
ndryshme gjatë kohës së qëndrimit me qira në banesën ku vrau Julian
Çelën dhe përdhunoi një fëmijë 10-vjeçar në Tiranë. Dy gratë janë marrë
në pyetje ditën e djeshme nga grupi i hetimit. E para që është thirrur
për t’u marrë në pyetje ka qenë 24-vjeçarja Valbona P. Ajo është thirrur
për të dhënë deklarime dje në mëngjes dhe para grupit të hetimit ka
shpjeguar se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve që kryente Ardian
Prrenjasi. Vajza 24-vjeçare nga Dibra ka shpjeguar se qëndronte në
intervale të shkurtra në banesën e 45-vjeçarit dhe nuk ka pasur mundësi
të konstatonte shenja apo gjurmë të veprimeve të tij antiligjore.
Dëshmitarja 24-vjeçare nga Dibra ka hedhur poshtë mundësinë që Ardian
Prrenjasi të ketë mbajtur fëmijë në shtëpi ndërkohë që ajo ka qenë
prezente. “Javën e kaluar, ditën e premte unë jam larguar nga Tirana,
pasi kam udhëtuar në Peshkopi. Nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur
me Ardianin”, mësohet se ka pohuar 24-vjeçarja gjatë dëshmisë së dhënë
në Polici ditën e djeshme. Vajza ka shpjeguar se nuk ka qenë prezente në
banesën e Ardian Prrenjasit as në nëntor 2012 kur ka ndodhur rrëmbimi
dhe vrasja e Julian Çelës. Veç dy grave që janë identifikuar dhe marrë
në pyetje, Policia dhe Prokuroria janë duke i hetuar të gjitha kontaktet
që ka pasur Ardian Prrenjasi, në mënyrë që të identifikojnë nëse ai ka
pasur bashkëpunëtorë në krimet që ka kryer.
Gruaja e dytë
Grupi i hetimit ka marrë në pyetje dje edhe gruan e dytë që ka pasur
raporte me Ardian Prrenjasin. Në momentin e arrestimit të 45-vjeçarit,
forcat e Policisë së Tiranës ditën e diel shoqëruan edhe një grua, e
quajtur Valentina, nënë e një djali 13 vjeç, e cila është mbajtur në
Polici gati 24 orë. Burime nga Policia thanë se Valentina është
shoqëruar për t’u marrë në pyetje, pasi dyshohet të ketë dijeni për
ngjarjen, por edhe një marrëdhënie mjaft të afërt me autorin Prrenjasi.
Në momentin kur Policia po i bënte thirrje autorit që të hapte derën,
ajo dyshohet ta ketë marrë në telefon, duke i thënë që të mbyllte perden
dhe në këtë moment është dërguar një punonjës Policie, e cili e ka
shoqëruar menjëherë në Komisariat. Por veç këtij veprimi, ajo sipas
Policisë kishte një lidhje dashurie me Prrenjasin, pavarësisht se kishte
njohje me gruan me të cilën ai bashkëjetonte, Valbona Pacin, që ia
kishte prezantuar vetë. Fqinjët e Valentinës, të cilën e njohin me emrin
Lina, thanë se ajo punon si kameriere në një lokal, por nuk dinë më
shumë se kaq. Ata treguan dje se e dashura e Prrenjasit kishte edhe një
djalë 13 vjeç, madje disa orë pasi kishte dalë nga Policia, ajo kishte
biseduar me ta mjaft e shqetësuar për të birin. “Me ato që mora vesh,
jam tmerruar për djalin tim. Ai ma kërkonte shpesh djalin që të rrinte
te shtëpia e tij. Kam frikë të mendoj se çfarë mund të ketë ndodhur”, u
është shprehur ajo fqinjëve. Madje banorët e shtëpisë dykatëshe, të
gjithë qiraxhinj, treguan se ajo dilte vazhdimisht me Ardian Prrenjasin
dhe bashkëjetuesja e tij, Valbona, kishte qëndruar disa herë në shtëpinë
e Valentinës. t.s/e.d

Hetimi: Pedofili vepronte pasi errej
TIRANE – Sipas dëshmisë së dhënë nga Ardian Prrenjasi por edhe referuar
thënieve të marra nga dëshmitarët, 45-vjeçari rezulton se ka vepruar
pasditeve, pasi errej. Në dy rastet, atë të Julian Çelës por edhe të
fëmijës 10-vjeçar që rrëmbeu të shtunën e javës që shkoi, pedofili ka
hyrë në kontakt me të miturit pasditeve. Në të dy rastet, si në
rrëmbimin e Julian Çelës ashtu edhe në mashtrimin që i ka bërë
10-vjeçarit A.C, Ardian Prrenjasi i ka ftuar fëmijët në banesën e tij
pasi kthehej nga puna. Ndodhur në këto kushte, mundësitë për t’u
konstatuar nga banorët e zonës apo dëshmitarë kanë qenë më të vogla.


Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/03/19/rrefimi-i-te-dashures-se-prrenjasit-kerkoi-qe-te-flinte-edhe-me-djalin-tim-13-vjecar/#ixzz2O1R1jnlV
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Tue 19 Mar 2013 - 22:09
me acaron shum nervat fakti qe te gjith e pasken dit se cfar kafshe esht dhe asnjeri ska hap gojen...familja dhe e shoqa jan po aq fajtor sac esht ai ...turp tu vi
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Tue 19 Mar 2013 - 22:16
Ndërpriten kërkimet për fëmijën

Kërkimet në landfillin e Sharrës
janë ndërprerë, pasi policia e sheh të pamundur gjetjen e eshtrave të
vogëlushit të vrarë. Ata thonë se në këto kushte e me këto mjete nuk
mund të japin rezultat dhe se duhen mjete me te specializuara, por pa
dhënë detaje se kur do të ndërmerret ndonje veprim konkret. Kjo apati në
kërkimë ka shkaktuar reagimin e familjarëve që kërkojnë më shumë
angazhim.
"Ne kemi besim te drejtësia dhe


tek shteti. Por po shohim vonesa dhe këto kërkime janë të vakëta.
Policia erdhi rreth orës 10.00, bëri një rrethim dhe kaq. Ndërkohë që
prej ditës së djeshme kur këtu ishte monstra policia duhet të ishte
shumë e vëmendshme, pasi ai thotë se këtu është edhe batanija që është
provë materiale. Por kërkimet nuk janë kryer ashtu siç duhet", thonë
familjarët e Julian Çelës.
Ndërsa hetimet vazhdojnë, policia
ka përcaktuar vendin se ku do të kryejë kërkimet e saj, në baze edhe të
dëshmise së vetë Ardian Prrenjasit i cili ka pranuar vrasjen e
vogelushit.

Per familjaret, theniet e tij jane
kontradiktore, nderkohe qe edhe per veprimet proceduriale te Prokurorise
dhe te policise gjyqesore, ata kane rezervat e tyre. Ne hulumtimin e
individual te tyre, rezulton se shkarkimet e mbeturinave ne datat 30
nentor kane qene ne nje sektor tjeter dhe jo aty ku pretendon pedofili
Prrenjasi se e ka pare kufomen e 11-vjeçarit.

"Përgjegjësit
këtu e kanë të dokumentuar se ku hidhen plehrat. Në datën 30 nëntor
është bërë procesverbal dhe plehrat e muajit nëntor janë hedhur në një
sektor të caktuar, jo në vendin ku thotë monstra se ka hedhur trupin.
Prokurorët duhet ta shohin mirë këtë çështje", thonë familjarët.

Policia e ka marre ne ruajtje landfillin e Sharres, ndersa ka
pezulluar deri ne nje moment te papercaktuar shkaterrimin e mbetjeve ne
nje sektor te saj, ku dyshohet se mund te jete hedhur trupi i minorenit.
Gjate se martes nuk jane kryer kerkime, nderkohe qe vet policia nuk ka
shume bindje ne gjetjen eshtrave te minorenit.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Tue 19 Mar 2013 - 22:17
Shoqëria civile: 20 dosje abuzimesh ende të pashqyrtuara

Janë të paktën 20 dosje të fëmijëve
të abuzuar seksualisht, që qëndrojne nga viti 2008 e deri më sot të
pashqyrtuara nga gjykata apo të arkivuara në komisariatet e policisë.

Masat e lehta të dënimeve nga drejtësia, por shpesh edhe tërheqja e
denoncimeve nga familjarët e fëmijëve të abuzuar, si pasoje e
mentalitetit, ka bere qe keto ngjarje te renda te mos denohen.

"Në vitet 2008-2009 janë referuar 8 raste nga organizata të
koalicionit në Prokurori dhe këto raste kanë mbetur të pazgjidhura për
mungesë provash, pasi kërkohet që strukturat jopërgjegjëse për mbledhjen
e provave. Prokuroria që ka ekspertët hetimorë, nuk i gjen këto prova
po ia le tagrin shoqërisë civile.Kur rastet mbesin atje ku janë do të
thotë se diçka nuk funksionon. Ka një prokuror në Prokurorinë e
Përgjithshme që merret specifikisht për këto raste. Ne nuk kemi dëgjuar
asnjëherë të dalë dhe të prononcohet se çfarë ndodh me këto raste",
thotë Danjela Shkalla, koordinatore e BKTF-së.

Por veç,
lenies pas dore te ketyre rasteve, ende policia nuk ka nje sistem të
dhënash me individët të cilët janë akuzuar për vepra të tilla penale jo
vetëm brenda, por edhe jashtë Shqipërisë. Mbajtja e këtyre të dhënave do
të bënte lehtësisht të aksesueshëm informacionin nga strukturat
mbrojtëse në komunitet për të monitoruar më mire sjelljen e individëve
të tillë në zonat ku banojnë.

"Këto struktura duhet t'i
skedojnë të gjithë këta persona. Jo vetëm t'i dokumentojnë në emra dhe
në letra por të ngrenë një regjistër ose databazë, ku të gjithë këto
individë që kryejnë vepra penale, sidomos me të mitur, sepse ata janë
grupet më të prekshëm, do të thotë që është shumë mirë nësë këto
informacione ndahen sidomos me strukturat përgjegjëse në nivel lokal për
mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve", shton Shkalla.

Nje
tjeter problem mbetet Kodi Penal i cili duhet te forcohet kundrejt te
gjitha abuzimeve qe kryhen ndaj te miturve. Prej disa kohesh kerkohet
rritje denime dhe saktesime per rastet e molestimeve seksuale.

"Ne si koalicion kemi sugjeruar ndryshimet për të gjithë kapitullin që
lidhet me krimet seksuale. Konkretisht është neni 100, ku thuhet që
marrëdhëniet seksuale me të mitur të ketë një rritje të dënimit. Nëse në
Kodin Penal thuhet nga 7 deri në 12, ne kemi kërkuar nga 12 në 20 vite
burg. Ne kemi kërkuar të shtohet dënimi me burgim të përjetshëm te
paragrafi 3 i këtij neni", thotë Shkalla.

Pas rastit te
pedofilit Prrenjasi, i cili u arrestua pasi kishte patur disa precedente
radhazi te dhunes seksuale dhe krimeve, organizatat per mbrojtjen e te
drejtave te femijeve kerkojne jo vetem forcimin e masave ligjore, por
edhe nje kontroll ne teresi te vendimeve te gjykatave per çeshtje qe
kane te bejne me abuzime me te mitur, pasi ne disa raste rezuklotn se
çeshtjet jane mbyllur per shkak te terheqjes se denoncimeve.

Pedofili para Gjykatës

45-vjeçari pedofil i akuzuar për vrasjen e një fëmije dhe abuzim me të
mitur do të dalë të mërkurën para Gjykatës së Tiranës, ku do t'i
caktohet edhe masa e sigurisë.

Ardian Prrenjasi është emri i cili ka sjellë një reagim të ashpër nga gjithë opinioni publik në ditët e fundit.

Ndërkohë policia pritet të rinisë kërkimet në landfillin e Sharrës për
gjetjen e trupit të 11-vjeçarit Julian Çela, të cilin monstra ka
deklaruar se e ka hedhur atje.

Nën akuzën e rrëmbimit dhe ngacmimit seksual, policia arrestoi mesditën e së dielës Ardian Prrenjasin.

45-vjeçari mbante prej dy ditësh një 10-vjeçar, të cilin e kishte rrëmbyer dhe kishte ushtruar dhunë në apartamentin e tij.

Prrenjasi
rezulton të ketë qenë person me precedentë të mëparshëm penalë, në
abuzim me të mitur, por askush nuk e njihte në Laprakë, ku ishte
vendosur prej disa muajsh për të banuar me qira.

Familjarët: Na e sillni pesë minuta këtu se do ta vrasim vetë

Zana është motra e madhe e Ardianit. Ajo është martuar në të njëjtin
qytet dhe tashmë po kujdeset për nënën e saj të sëmurë. Mjaft e
tronditur për gjithçka ka ndodhur thotë se ai nuk ka qenë më vëllai i
tyre qysh prej dhjetë vjetësh.

Ajo rrëfen momentet e
vështira që po kalon pas publikimit të lajmit për vëllain e saj,
ndërkohë që kujton sesi e kanë dëbuar nga shtëpia në vitin 2004 dhe
vëllezërit nuk e lejuan të merrte pjesë as në varrimin e të atit, kur ai
u rishfaq si i penduar. Në një intervistë për “Shqip”, ajo ka rrëfyer marrëdhëniet me vëllain dhe sesi ndihet familja e saj pas lajmit shokues.

Prej sa kohësh nuk e shihni më vëllain tuaj?


U bënë më shumë se dhjetë vjet. Ai nuk ishte më vëllai ynë për
gjithçka kishte bërë në Greqi dhe këtu. Nuk mund ta pranonim të vinte në
shtëpi më. Nuk e pranuam as kur vdiq babai. Ai erdhi dhe ne ia mbyllëm
derën. Ishte vëllai ynë, por për ato që kishte bërë nuk mund të ishte
më. Na ka detyruar të mos dalim më në dritë të diellit për ato që ka
bërë. Nuk dinim asgjë se ku ndodhej, mendonim se ishte jashtë vendit,
vetëm kur u dha lajmi i kobshëm.

Çfarë menduat pasi e morët vesh për atë çfarë kishte bërë?

Çfarë të mendoj. Na e nxiu faqen. Do ia puth dorën dhe këmbën atij që
do ta vrasë atë njeri që s’mund të quhet vëlla më. I bëfshim gropën se
na shkatërroi jetën me veprimet e tij. Vareni në mes në Tiranës. Vëreni
në litar dhe vareni. Ose na e sillni për pak minuta në banesë se e
vrasim vetë. Nuk meriton të jetojë. Le të dënohemi ne, por ai mos të
jetojë më.

Po nëna e tij si e mësoi ngjarjen?


Nëna është 76 vjeçe, pësoi parainfarkt nga dhimbja. Ka më shumë se
dhjetë vjet që nuk e sheh. Qysh kur ka vdekur babai as nuk e kemi ftuar
dhe nuk ia kemi hapur derën. Ai jetonte në Tiranë vitet e fundit. Ne nuk
kemi komunikuar fare, menduam se kishte ikur sërish në Greqi. Herën e
parë kur iku në Greqi dhe ra në burg i humbëm lidhjet. Kur erdhi, pasi
ishte dënuar, nuk e futëm në shtëpi. Kishte fjalë këtu për të, por ne
nuk donim ta besonim. Tani që ka vrarë një njeri duam vetëm ta vrasim me
duart tona.

Ka abuzuar me fëmijë këtu. Keni dëgjuar gjë?

Para disa vitesh ka ndodhur një gjë e tillë, por atëherë ai u largua
dhe nuk e mora vesh. Ka qëndruar larg zonës sonë. Nuk kemi dashur të
mësojmë asgjë për të pasi e kemi dëbuar. Nuk ishte më biri i kësaj
shtëpie.

Maniaku vrasës ka abuzuar me fëmijët që prej 24 vitesh

Ardian Prrenjasi, maniaku i arrestuar, i ka shfaqur shenjat e tij të
pedofilisë që prej 24 vjetësh, fill pas mbarimit të ushtrisë, pikërisht
në vitin 1989, kur është dënuar për herë të parë për ngacmime seksuale.
Kjo vërtetohet si nga vëllai i tij, i cili rrëfen se kishte dhjetë vite
që nuk e dinte me se merrej Ardiani, pasi e kishin dëbuar nga shtëpia,
ashtu edhe nga dosjet e vjetra në ngarkim të tij, pavarësisht se deri
para dy ditësh, ai ishte i lirë nëpër rrugët e Tiranës duke kërkuar
prenë e tij. Po ashtu edhe fqinjët, djali i njërit prej të cilëve, ka
rënë pre e dhunës seksuale nga Prrenjasi, tregojnë sesi e kanë njohur të
arrestuarin, të cilin nuk e panë më pas vitit 2004.

Historia

Prrenjasi rezulton se me mbarimin e detyrimit ushtarak, në vitin 1989
është arrestuar nga drejtësia e kohës, duke e dënuar për ngacmim
seksual. Pas disa viteve burg, ai lirohet përsëri dhe vazhdon jetën në
Greqi. Atje, sipas të dhënave të policisë, ai është dënuar dhe ka
vuajtur 4 vite burg, përsëri për akuzën e “ngacmimit seksual ndaj të
miturve”.

Por, me mbarimin e dënimit, Prrenjasi është kthyer
në Shqipëri për të vazhduar jetën, ku sipas banorëve të zonës së
Prenjasit ai është martuar, por që familjarët e tij e mohojnë një fakt
të tillë. Pikërisht në vitin 2003, i sapokthyer në Shqipëri, ai fillon
punë me një kamionçinë për transportin e punëtorëve të hidrocentraleve
në zonat e thella të Librazhdit. Ai transportonte edhe banorë të zonës,
që shisnin veshje të përdorura në ato zona. Pasi punon për një vit, në
vitin 2004 regjistrohet një ngjarje abuzimi me një 10-vjeçar në qytezën e
lindjes, e cila edhe sot e kësaj dite nuk dihet sesi është mbyllur,
ndërkohë që babai i fëmijës ka kërkuar disa herë të rihapet çështja.
Fëmija i abuzuar ishte shok me nipin e Ardianit (djalin e motrës). Sipas
të dhënave, një ditë ai merr me vete nipin dhe shokun e tij me makinë.
Familjarët e dy fëmijëve bëhen merak dhe fillojnë ta kërkojnë.
Fillimisht gjejnë nipin që kishte zbritur më parë dhe Ardiani kishte
ikur vetëm me djalin 10-vjeçar. Të gjithë në Prenjas e dinë se me atë
fëmijë është abuzuar, por askush nuk di të thotë se si u veprua.
Familjarët e gjetën fëmijën të tronditur, por çështja u mbyll nga
policia. Në atë kohë, familja e dëbon Ardianin nga shtëpia dhe ai
largohet sërish drejt Greqisë. Nga ajo kohë nuk u fol më për Ardian
Prenjasin.

Ai u shfaq në Përrenjas vetëm pak kohë më vonë,
kur i vdiq i ati, por vëllezërit e tij nuk e pranuan më në shtëpi. Nga
kjo ditë, për shkak të precedentëve në Greqi, ai nuk shkoi më në
emigracion, por iu drejtua Tiranës. Vetëm 4 vite më pas, konkretisht në
prill të vitit 2008, Prrenjasi arrestohet nga policia dhe më pas dënohet
me gjobë nga gjykata, edhe pse në ngarkim të tij u ngrit akuza e
“heqjes së paligjshme të lirisë” ndaj një të miturit, të cilin kishte
arritur ta mashtronte duke e futur brenda në shtëpi. Katër vite më pas,
Prenjasi goditi sërish, duke mashtruar, mbytur dhe zhdukur trupin e
11-vjeçarit Çela, me të cilin nuk kishte arritur të abuzonte. Ndërsa dy
net më parë u zbulua rasti i fundit, ku ai abuzoi me një tjetër të
mitur, zhdukja e të cilit çoi në arrestimin e tij.

Dëshmitë


Familja e Ardian Prrenjasit, teksa duhet të përballet me turpin që i
ka rënë, siç thonë vetë ata, tashmë ndaj tyre kanë nisur edhe
kërcënimet. “Që natën e parë më telefonuan dhe më thanë se do na zhdukin
si familje. Mua s’më dhimbset jeta fare. Por, vëllai im e meriton të
varet. Kam sedër. Nuk kemi fytyrë e faqe të flasim. Ishalla e vrasin e
ishalla e presin. Gomarllëqet që ka bërë ai nuk mund të shlyhen. S’po e
vras mendjen për veten time. Jam bërë që të më jepni një armë e të vras
veten, po kam hallin e fëmijëve. Kam hallin e nënës”, thotë Besnik
Prenjasi, vëllai i Ardianit. Më tej, ai shpjegon se e ka dëbuar vëllain
vite më parë. “Nuk meriton të ketë këtë mbiemër. Ai na ka njollosur me
turp, sepse jemi familje që e mundohemi ta nxjerrim bukën e gojës me
djersë, prandaj e dënojmë dhe kërkojmë dënimin maksimal për vëllain tonë
atë të dënimit me vdekje”, shprehet vëllai.

Ndërsa fqinjët
nuk dinë ç’të thonë, pasi për ta, Ardiani kishte ikur refugjat dhe nuk
ishte kthyer më. Por, banorët e tjerë shprehen se ai ka abuzuar edhe me
katër fëmijë të tjerë. Ferit Nergjoni shprehet se pas kthimit nga
Greqia, Ardiani u kthye në Përrenjas. “Thuhet se ka pasur mbi 3-4 raste.
E mora vesh mbrëmë. Ai e ka pak dënimin me vdekje. Vret fëmijët e
pambrojtur”, thotë Nergjoni, ndërkohë që Uran Koçi, një tjetër banor i
Përrenjasit. thotë se kjo që ka ndodhur i ka nxirë faqen edhe vetë
Përrenjasit. “Ka faj edhe shteti se ai para tre vjetëve ka kërcënuar
edhe këtu seksualisht dhe ka bërë veprime të turpshme. Atje ka vazhduar
prapë avazin e vjetër. Është krim. Nuk e di se çfarë dënimi duhet për
të, veçse me prerje mishi”, shton Koçi, ashtu si shumë banorë të tjerë
të qytezës.

Maniaku, hetime për të tjera krime

Pas përdhunimit të një të mituri, por edhe vrasjes së të miturit
tjetër Julian Çela, po në Laprakë nga i dyshuari kryesor Ardian
Prrenjasi, Prokuroria ka dyshime të forta se maniaku pedofil ka abuzuar seksualisht edhe me femijë të tjerë.

Dyshimet jane te forta per nje tjeter femije te abuzuar po ne te
njejten lagje. Njeri nga prokuroret e çeshtjes Ervin Karanxha e deklaroi
kete te dhene hetimore per Top Channel sapo ka lene banesen e monstres,
qe tashme konsiderohet si nje vendngjarje me prova te rendesishme.

"Po e hetojmë për shumë ngjarje. Kemi dyshime për abuzime të tjera pedofilie dhe po mbledhim prova", tha Karanxha.

Nderkohe, Sektori i Krimeve te Renda ka vijuar këqyrjen kriminalistike
te baneses se marre me qira nga 45-vjeçari Prrenjasi, i cili
bashkejetonte me nje 24-vjeçare nga Dibra, ku dhe kane gjetur gjurme te
shumta si dhe njolla gjaku. Por grupi i hetimit ka qene teper i
rezervuar duke qene se po mblidhen prova dhe deshmi per te vertetuar
nese Ardian Prrenjasi eshte nje maniak pedofil serial.

Berisha: Nuk kthehet dënimi me vdekje


Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar akt barbar ngjarjen, që
tronditi vendin gjatë 24 orëve të fundit, ku 45-vjeçari Ardian
Prrenjasi, pasi u arrestua për rrëmbimin dhe përdhunimin e një të
mituri, rrëfeu se ka vrarë 11-vjeçarin Julian Çela, djalin e
ish-drejtorit të SHISH.

Gjatë një bashkëbisedimi me studentë e pedagogë, duke folur për herë të parë mbi këtë ngjarje, kryeministri
Berisha tha se nuk mund të ekzekutohet dënimi me vdekje, pasi vendi ynë
jeton në një hapësirë europiane, që e ndalon atë.


“Rasti i djeshëm është nga rastet më tragjike, më tronditëse, është një
barbari e vërtetë, dhe nga dje deri më sot mund të kem marrë me qindra
mesazhe, në celularin tim dhe në Facebook, që kërkojnë dënimin me
vdekje, ekzekutimin apo masat më të rrepta. Unë kam mirëkuptim për të
gjitha këto, sepse ngjarja është tmerrësisht tronditëse, por nga ana
tjetër, ne jetojmë në një hapësirë europiane, e cila në vendosmërinë më
absolute ka hequr dënimin me vdekje dhe kjo është bërë në respekt
konventës europiane të të drejtave të njeriut. Shqipëria është një vend
anëtar i Këshillit të Europës dhe, çdo hap mbrapa që mund të bëjmë,
Shqipëria merr përsipër dënimin e saj”, tha kryeministri Berisha.
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Wed 20 Mar 2013 - 14:36
Cfare maskarai ,plehre,ky duhet vrare direkt
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Wed 20 Mar 2013 - 15:00
Mikesha e monstrës: “Julian Cela mund të jetë trafikuar”
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Adelina-Drizi-300x225Adelina Drizi, mikesha e Ardian Përrenjasit, ka ndezur një fije shprese për familjarët e 11 vjecarit të dyshuar se është vrarë nga monstra e Laprakës. Kështu në një intervistë mediatike ajo ka hedhur dyshime se Përrenjasi nuk e ka vrarë Julian Çelën, por e ka trafikuar. “Dyshoj dhe shpresoj të jetë gjallë. Kam përshtypjen se Ardiani po fsheh diçka. Ndoshta ka bashkëpunuar me ndonjë njeri, a ku di unë çfarë të them. Por dyshoj që ai mund të mos e ketë vrarë Julianin. Mbase e ka trafikuar jashtë shtetit dhe e përdor dikush për të shitur drogë a ndonjë punë tjetër”.shprehet ajo.
Më tej ajo tregon një episode në shtëpinë e saj kur në televizor po flitej për humbjne e djalit. Ishim unë, ai dhe nusja e vet. Po shihnim televizor dhe në lajme po flisnin për Julian Çelën. Në një moment unë them: “Kush është ai maskara, ai monstër që e ka zhdukur këtë fëmijë? Ai dashka varur”. Ardiani po shihte televizor, por nuk bëri asnjë lloj reagimi. Nuk i ndryshoi as mimika e fytyrës. Dhe unë që e pyeta se si mendonte për këtë që thashë, por ai nuk foli fare,” thotë Drizi.

Më teja jo tregon se gati tri ditë para se të rrëmbente këtë djalin 10 vjeç, ai ishte i dehur dhe I kishte kërkuar që djali I saj të flinte nga ai. “Jam keq. Jam i pirë dhe kam frikë se do kem nevojë natën për ndonjë njeri se Valbona nuk është këtu. Do ma lësh djalin të rrijë për të fjetur nga shtëpia ime sot?”. Kështu më tha. Në fakt m’u duk pak e çuditshme, por kush e mendonte më gjatë,” rrëfen Drizi./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Wed 20 Mar 2013 - 21:19
“Monstra i Laprakës” del përpara gjykatësve, burg vetëm për akuzën e përdhunimit dhe jo për vrasje
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   ArdianiEdhe pse nuk ka një akuzë zyrtare për vrasjen e 11 vjecarit Julian Cela, gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat “Monstrën e Laprakës”, Ardian Prrenjasin. Teksa u përball sot për herë të parë me togat e zeza, Përrenjasit iu komunikua masa e sigurisë në një seancë pa praninë e mediave. Prokuroria ka ngritur ndaj Prrenjasit akuzën e “Kryerjes së marrëdhënieve homoseksuale me dhunë me të mitur” në dëm të 10-vjeçarit A.C ndërsa akoma nuk ka një akuzë zyrtare për vrasjen e Julian Çelës, djalit të zyrtarit të lartë të SHISH-it.
Ndërkohë në landfillin e Sharrës, pritet të nisin sot kërkimet për gjetjen e eshtrave të vogëlushit 11- vjetar. Familjarët e Julian Celës vazhdojnë të qëndrojnë prej disa ditësh në vendin ku monstra pretendon se ka hedhur trupin e pajetë./alb-observer.com/
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Wed 20 Mar 2013 - 21:34
Cfar jan keto dukuri tek Shqiptaret ..ncncncn
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Wed 20 Mar 2013 - 21:42
persa s'esht gjendur trupi,smund te qahet i vdekur...shpresa esht e fundit qe vdes...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Thu 21 Mar 2013 - 2:05
Një grua tjetër linte djalin 12 vjeç në shtëpinë e pedofilit
Gruaja shfaqet e tmerruar pasi ka marrë vesh për mostrën. Policia po sqaron miqësinë e pedofilit me djalin e saj. Hetohet lidhja e gruas me pedofilin. Njihej me të qysh më parë. Nikoleta Kovaçi

-Ajo (po e quajmë A.) është shoqja e ngushtë e Valbona P. dhe mikeshë e monstrës Ardian Prenjasi, është banore në zonën e Laprakës. Edhe ajo është e divorcuar dhe është nënë e një djali, pak a shumë në të njëjtën moshë me viktimat e abuzimit të maniakut seksual dhe vrasës. Madje A. dyshohet se është njohur shumë kohë më përpara me Prenjasin se sa me gruan që ai ka në shtëpi. Djali i saj ka qëndruar shumë kohë në shtëpi vetëm me 45-vjeçarin, mik i hershëm i mamasë së tij. Këtë fakt e ka dëshmuar edhe bashkëjetuesja e mostrës së Laprakës, teksa është vënë përballë morisë së pyetjeve të ekspertëve të Policisë. Të dhënat vijnë nga burime jo zyrtare policore të cilat saktësojnë se po punohet intensivisht për të mësuar të vërtetën mbi miqësinë e shtetases A. dhe të pedofilit që thotë se ka vrarë dhe zhdukur trupin e pajetë të vogëlushit Julian Çela. Gjithashtu policia mban sekret të dhënat e hetimit mbi abuzimin seksual me djalin e mikeshës. zyrtarisht saktësohet se ende nuk kanë dalë rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor, nëse djali i mitur është i abuzuar seksualisht nga monstra.



Hetimet në qorrsokak

Dalja në skenë e një tjetër gruaje në jetën e përbindëshit, dëshmitë kontradiktore për vendin ku ka hedhur trupin e Julianit si dhe dëshmia e vakët e bashkëshortes së tij mbi aktivitetin kriminal të të shoqit, i kanë çuar hetimet në një mister, jo vetëm mbi të vërtetën e rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së 11 vjeçarit, Julian Çela, por edhe mbi dëshmitë e dhëna nga vetë Ardian Prenjasi. Valbona, e reja nga një fshat i Peshkopisë ka pranuar para grupit të hetimit se A, ishte një e njohur e tyre dhe se edhe djali i saj rrinte shpesh në shtëpinë tonë paradite kur Ardiani ishte pushim. Ajo nuk ka shquar asnjë prirje pedofilie të të shoqit, ndërkohë bëhet me dije se policia dhe prokurorët e çështjes kanë nisur hetimet mbi faktin se nëse djali i mikeshës së Prenjasit ishte i njohur me Julian Çelën pasi ka dyshime të forta që i mituri 13-vjeçar të jetë përdorur nga monstra si karrem për të sjellë në duart e tij bashkëmoshatarë të vetët me të cilët kishte njohje. Mirëpo, bazuar në hetimet intensive mbi mënyrën se si është futur në banesë pikërisht i mituri i mbijetuar nga sulmi i Prenjasit, hetimi sërish mbetet në dilemë. Afrimi A.Canit është kryer nga vetë 45-vjeçari.

Referuar të dhënave të policisë dhe të prokurorisë bëhet me dije se gjithçka është fokusuar kryesisht tek gjetja e trupit të Julian Çelës. Sipas njërit prej ekspertëve të Policisë, që po merret me grumbullimin e fakteve për zbulimin e vendit ku është hedhur kufoma e Julianit, saktësohet se gjithçka varet vetëm nga gjetja e shenjave nga trupi i Julianit.

Policia: Na duhet një shenjë e Julianit

Njëri nga ekspertët e policisë që ka vijuar të jetë në terren në mbështetje të hetimit i tha “Shekullit” se: “Vetëm ndonjë shenjë e trupi apo e ekzistencës së 11-vjeçarit mund të na kthejë në vendin e duhur për të mësuar të vërtetën e këtij personi. Ka shumë dëshmi kontradiktore, që në vijimësi të hetimit dhe të punës sonë, kanë përmbysur gjithçka, por ajo që mund të themi tani për tani është vetëm fakti që janë konkluduar dhe depozituar disa prova komprometuese në vendin e krimeve. Janë nisur për ekspertim, por ende nuk ka një përgjigje përfundimtare për të parë nëse ndonjëra prej këtyre provave të gjendura në shtëpinë e maniakut i përkasin Julianit. Gjithashtu, po punohet fort në disa linja njëherësh, bashkë me një numër të madh ekspertësh dhe deri tani na rezulton se Ardian Prenjasi ka profilin e një pedofili-vrasës. Fëmijët që pretendohet që janë rrëmbyer dhe abuzuar prej tij kanë thuajse të njëjtat karakteristika dhe se për të gjitha rastet ai ka përdorur të njëjtën metodë. Gjithçka është fokusuar në këtë pistë, ndërkohë nuk mund të themi se përjashtohen edhe pista të tjera. Gruaja e tij na ka ndihmuar të kuptojmë faktin se ai me të ka qenë person shumë normal dhe i rregullt, po ashtu siç ajo duket se është krejtësisht jashtë historisë së tij personale”.

“Ardiani pinte alkool dhe shihte në TV kronika për Julianin”

“Kur erdhën punëtorët që punonin me Ardianin më thirrën mua se nuk po e gjenin,- tregon djali 12 vjeçar për News 24.- Unë kapërceva avllinë e tij pashë tek dritarja që ishte vendosur një peshqir, kur ikin punëtorët unë ndejta aty. Pashë që Ardiani e kishte izoluar derën dhe e kuptova që ishte brenda me një fëmijë, pastaj peshqiri ishte hequr. Pastaj më pyeti një polic, më pyeti për A. C djalin e rrëmbyer, i tregova që ky është Ardian Prenjasi, i thashë që është në banesë se e kisha ruajtur unë”, tregon djali me inicialet A. I, i cili ndër të tjera shprehet se me të miturin, të cilin Ardian Prenjashi e mbante peng kishte shoqëri. Ai jep detaje të tjera edhe për rastin e Julian Celës. Sipas 12-vjecarit në atë periudhë Ardiani pinte shumë alkool dhe shihte vetëm lajme. “Kur shihte televizion ishte i trishtuar, shihte vetëm kronika për Julianin”, thotë A. I. Ai ka rrëfyer se e njihte edhe Ardianin prej rreth 2 vitesh, ndërsa shton se, “Mua më dukej njeri i mirë, më mbante afër si djalin e tij”, shprehet djali. “Unë fëmijët e mi i kam braktisur, dhe ty të dua si fëmijën tim më thoshte", tregon 12-vjecari.

Nëna e 12 vjeçarit: Ia lija djalin Prrenjasit të kujdesej

Nëna e vogëlushit tregon se ka pësuar momente tmerri kur ka marrë vesh ngjarjen, pasi ajo e linte shpesh djalin në kujdestarinë e Ardianit. Ajo i tha News 24 se “Ai person duhet ekzekutuar, na ka tronditur shumë. Mendoj që edhe fëmija im ishte rrezikuar, por besoj se ngaqë më ka njohur këtu prej 2 vitesh, do ketë pasur frikë. Por, unë e kontrolloja shpesh edhe kur e lija djalin nën ruajtjen e tij, e merrja në telefon”, thotë ajo. Sipas saj, Ardiani ka kërkuar njëherë, para se të rrëmbente A. C, të mbante për darkë djalin, por gruaja nuk ia ka lejuar. “Para se të merrte këtë djalin A.C, më ka kërkuar t’i lë çunin të rrinte me të për darkë, ishte dhe i dehur. Ngela e befasuar, si ma kërkonte ai çunin mua në mes të natës”, shton ajo. Ndër të tjera ajo thotë se, “Ardiani ka qenë tip që nuk bënte shumë komente. Nuk e imagjinoja kurrë që ai mund të bënte diçka të tillë”.

Lajmësja, mikesha e Prrenjasit, lidhi Valbonën me pedofilin

Flet për gazetën “Shekulli” Donika Daci nga Peshkopia, kunata e pedofilit vrasës.

“Nuk dyshonim për Ardianin, ishte familjar i rregullt, sillej mirë me Valbonën. Motra ime e njihte Julianin, djalin e zhdukur, vinte e luante pranë shtëpisë...”

Valbona Daci është 27 vjeçe dhe është fëmija i madh i një familjeje me 6 fëmijë. Familja e saj është e shokuar nga gjithçka që ka mësuar nga kushërinjtë e saj dhe kur kanë parë në televizor se bashkëshorti i saj akuzohet për pedofili dhe për vrasjen e djalit të zhdukur me 30 nëntor në Tiranë. Valbona është martuar me Ardian Prenjasin në gushtin e vitit 2011, ndërsa bëhet e ditur se lidhjen me të e ka mundësuar pikërisht shtetasja A., e njohura e monstrës. (nena e 12 vjeçarit). Sipas të dhënave që vijnë nga familja e Valbonës, bëhet me dije se në fshatin e tyre është e martuar pikërisht motra e A, që është njohur me Prrenjasin teksa vinte në Laprakë. Duke folur për gazetën “Shekulli”, Donika, motra e Valbonës tregon detaje mjaft interesante të jetës së saj me Ardianin. Ajo ka qenë në muajin shkurt në shtëpinë e motrës së saj, e njeh mirë mënyrën se si jetonte çifti, po ashtu ka parë edhe sjelljen e atij që deri të dielën ajo e konsideronte kunat. Ajo tregon se gjendja në shtëpinë e tyre është tejet e rënduar për shkak të ngjarjes. Nga ana tjetër ajo ndjehet me fat, që motra e saj të paktën është gjallë dhe nuk është zhdukur nga ai person. Donika është në moshë më të vogël se sa Valbona dhe tregon se gjithçka është e pabesueshme në lidhje me atë çfarë thuhet për atë person, por, nëse ai është vërtetë ashtu, të paktën e dimë se motra jonë është e pafajshme dhe se nuk ka asnjë lloj dijenie për asnjë prej krimeve monstruoze të të shoqit.

Znj, Daci, ju jeni motra e gruas që ka jetuar me personin që konsiderohet si abuzues seksual me të mitur dhe se ka vrarë një fëmijë në shtëpinë ku ka jetuar motra juaj. Keni folur me Valbonën për këtë çështje?

Valbona është shumë e tronditur. Është e shokuar sepse ajo kurrë nuk ka dyshuar se ai, jo vetëm që të bënte gjëra të tilla, por madje as se ai mund të ketë kryer ndonjë veprim të paduhur ndonjëherë në jetën e tij. Nuk është se këtë fakt e ka vërtetuar vetëm Valbona, por këtë fakt e kemi vërtetuar edhe ne si familje pasi dukej si një njeri shumë i rregullt dhe se nuk kishte asnjë lloj problemi. Ndoshta na ka mashtruar të gjithëve, por jemi të shkatërruar nga situata që i ka ndodhur motrës sonë. Na duket se paska qenë fatkeqe.

Motra juaj nuk ka qenë në asnjërin prej rasteve në shtëpi dhe se edhe policia pretendon se ajo nuk ka dijeni mbi krimet e të shoqit. Pse e mendoni fatkeqe, ndërkohë që ajo është shëndoshë e mirë në familjen e saj tashmë?

Ne themi fatkeqe, për dikë që i shkon zi gjithë jeta. E kështu më duket se po i vijon. Ajo ka qenë e martuar njëherë dhe është ndarë, ndërsa tani u martua prapë dhe ja çfarë i ndodhi. Por është edhe fat i mirë që ajo sido që të jetë e vërteta e atij personi nuk ka asnjë lidhje me asgjë që mund të ketë kryer ai. Eshtë e pastër në atë drejtim dhe të paktën nuk hamë bukën me turp.

A mbani mend, si është njohur motra me Ardianin?

Po si jo. A. është një komshi e Ardianit, e cila ka një motër këtu në zonën tonë dhe se ajo na ka prezantuar me Ardianin. Na u duk njeri normal po hallexhi si puna jonë, ndërsa motra jonë ishte e ndarë nga burri dhe nuk është se hezituam, pasi dukej se pavarësisht fukarallëkut, mund të jetohej me të normal. Kështu vendosëm që ajo të martohej me të.

Sa kohë ka që është martuar me Ardianin motra juaj?

Janë martuar në gushtin e dy viteve më parë. Kanë jetuar në Laprakë dhe motra edhe tani nuk thotë asnjë gjysmë fjale të keqe për të për mënyrën se si është sjellë ai. Ka qenë gjithçka perfekte po ti thuash në kushtet tona. As vetë nuk e kuptoj. Kam qenë në shkurt në shtëpinë e tyre dhe kam qëndruar disa ditë aty. Nuk kam vërejtur asgjë të keqe. Ai kujdesej për Valbonën në mënyrë të mrekullueshme e ne thamë se më në fund gjithçka po rregullohej për jetën e saj.

Ishte në punë Valbona, me çfarë jetonin, pasi jetesa në Tiranë është shumë e vështirë?

Jo. Motra ime nuk ka punuar, pasi nuk ka patur shkollë se nuk kemi patur mundësi ekonomike ta dërgojmë. Pastaj u martua, u nda e kështu që nuk pati asnjëherë mundësi të shkollohet. Ajo nuk ka punuar as në Tiranë, ndërsa punonte vetëm ai. Na thoshte se kam rrogën 400 mijë lekë, pasi punonte me Bashkinë dhe se në të vërtet, për sa kam parë unë por edhe për çfarë na ka treguar motra, jetonin në kushte të mira ekonomike, pavarësisht faktit që nuk kishin shtëpi të tyren.

Valbona iu ka treguar ndonjëherë për ndonjë sherr me të në shtëpi apo jashtë saj?

Jo, asnjëherë të vetme. Ai e sillte te ne sa herë donte, tek gjyshja jonë e ku donte të ikte motra. E nxirrte për kafe, ndërsa vetë ishte një familjar shumë i rregullt.

Ai thuhet se ka vrarë djalin e zhdukur, Julian Çela. Motra juaj e ka dëgjuar ndonjëherë këtë emër, di gjë?

Sigurisht që e ka njohur dhe djali rrinte shumë, sipas motrës, në afërsi të shtëpisë së tyre duke luajtur me disa moshatarë të tij.

I kujtohet Valbonës ndonjë bisedë me Ardianin pas zhdukjes së Julianit?

Po, e kemi pyetur dhe na ka thënë se kanë parë në televizor bashkë gjithçka dhe ai është shprehur shumë i tronditur për humbjen e tij dhe se mes tyre ka patur biseda krejtësisht normale në lidhje me atë fëmijë. Më gjatë nuk e di se motra është shumë e tronditur dhe nuk është në gjendje të flasë, pasi ka pësuar vërtet një goditje të rëndë.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Thu 21 Mar 2013 - 13:16
Dëshmia që rrëzon prokurorinë: “Në 2008 monstra i vuri thikën në fyt 10 vjecarit”
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Adrian-Prenjasi1-300x207
Një dëshmi rrëzon pretendimin e drejtësisë se në 2008 Ardian Përrenjasi nuk mund të dënohej dot më shumë se 600 mijë lekë gjobë pasi vogëlushi 10 vjecar të cilin kishte marrë peng është mbajtur peng vetëm dhjetë minuta. Kështu, tashmë pas 5 vjetësh, një mik I fëmijës që tashmë është rritur tregon se vogëlushi është mbajtur peng për plot tre orë, nën kërcënimin e thikës.
“Jem futur brenda dhe më vinte ta mbysja atë njeri. Ai i kishte vënë thikën në fyt djalit dhe kur e mori policia, thamë se shpëtuam. Por pas 24 orësh, të nesërmen e pamë që ai ishte prapë para shtëpisë. Vetëm ta vrisnim, nuk kishim se çfarë t’i bënim tjetër,” rrëfen në një intervistë mediatike miku i viktimës./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Thu 21 Mar 2013 - 13:33
Shoku i monstrës: “Abuzoi me një fëmijë një ditë përpara se të martohej dhe u anullua dasma”
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Shoku-288x300
Me përmasat e mëdha mediatike që ka marrë rasti I monstrës së Laprakës, në dritë kanë dalë edhe dëshmi nga persona që e kanë njohur atë nga afër. Kështu Fatmir Bogdani, shok fëmijërie I Ardian Përrenjasit tregon se ai ishte njeri i çuditshëm.
“Edhe pse atëherë nuk është se bënte shumë muhabete me asnjërin prej nesh, ai ka qenë më ndryshe. Jo gjithmonë rrinte me ne.Ishte njëri I vetmuardhe rrinte me qentë. Ç’shihte qen në rrugë, u jepte ndonjë gjë të vogël për të ngrënë sa të miqësohej e të rrinte me ta”, rrëfen Bogdani..

Më tej shoku I fëmijërisë tregonte Bogdani se pedofili fantazonte gjëra që nuk kishin lidhje me realitetin dhe shprehej gjithmonë kundër femrave dhe gënjente përgjithësisht. Më tej ai tregon abuzimin e tij të parë me një fëmijë 10 vjeç abuzim që ka ndodhur një ditë para se ai të martohej, dhe pasi janë njoftuar krushqit, dasma është anuluar.
“Edhe atë djalin në lagje e kishim. U dënua me 4 vjet burg dhe e ka vuajtur një pjesë të dënimit, se kam dëgjuar të thonë se nuk është dënuar.”, tregon shoku I tij./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Thu 21 Mar 2013 - 13:42
Tentativë për djegie të qendrës së internetit ku u pa për herë të fundit Çela
LAPRAKË- Historia e rrëmbimit të 11-vjeçarit Julian Çela nga pedofili Ardian Prrenjasi vijon me të tjera të dhëna, ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen djalit në pikën e grumbullimit të plehrave në Sharrë. Policia e Tiranë s njoftoi sot për një ngjarje që ka ndodhur dy ditë më parë në Laprakë, lagjen ku banon familja Çela.

Dy ditë më parë është tentuar të digjet pika e internetit, ku është parë për herë të fundit 11-vjeçari Julian Çela.

Pas rrëfimit të pedofilit Ardian Prenjasi, i cili pasi u arrestua për rrëmbimin dhe abuzimin me një të mitur, tha se kishte vrarë 11-vjeçarin Julian Çela, po atë ditë që e kishte rrëmbyer, mësohet se është tentuar të digjet qendra e internetit ku vogëlushi u pa për herë të fundit.

Policia e kryeqytetit bën të ditur se ngjarja është shënuar dy ditë më parë në zonën e Laprakës, aty ku jetonte Julian Çela, djali i zyrtarit të SHISH-it, Skënder Çela.

Kërkimet në Sharrë

Pas dy ditë kërkimesh, sot janë shtuar forcat e specializuara pë r gjentjen e trupti të vogëlushit , Julian Çela. Kërkimet janë përqendruar në tri pika, ku Prrenjasi ka treguar se e ka hedhur trupin, pasi e ka vrarë. Dje rreth orës 16:00 u ndërprenë kërkimet, gjë që vazhdon edhe sot për shkak të rënies së shiut. Ndërkohë që familjarë t paralajmërojnë se në rast se ndërprerja do të vijojë do të nisin vetë kërkimet për gjetjen e trupit të 11-vjeçarit, Julian Çela.

Deri tani gjithçka ka rezultuar pa sukses në këto kërkime, të cilat po shtrihen në parcela të ndryshme brenda perimetrit të vendgrumbullimit të plehrave në Sharrë.

Interesimi i familjarëve gjatë ditës së djeshme ka qenë shumë i madh, por nuk u gjend asnjë gjurmë e trupit apo veshjeve të fëmijës. Një ditë më parë Ardjan Prrenjasi u dërgua sërish në Sharrë, menjëherë pasi gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e përdhunimit të një të mituri.

Me të mbërritur në Sharrë, Ardian Prrenjasi ka dhënë një dëshmi tjetër se ku mund të ishte hedhur trupi i 11-vjeçarit, duke dhënë indikacione dhe për dy parcela të tjera.shekulli

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Fri 22 Mar 2013 - 12:52
Fqinji i “monstrës” së Laprakës: “Babai i vdiq kur mësoi për skandalet e seksuale të tij”
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Adrian-Prenjasi1-300x207
Leonard Xhengo, një fqinj i pedofilit “monstër”, Ardian Përrenjasit, ka rrëfyer në një intervistë mediatike se babai I tij u sërmur rëndë dhe vdiq kur mësoi skandalet e të birit.
Më kujtohet se pas këtyre skandaleve të padëgjuara më parë në jetën e qytetit të Përrenjasit, babai i tij u sëmur mjaft rëndë dhe vdiq shumë shpejt. Ai ishte një burrë me sedër dhe me karakter shumë të fortë”, është shprehur fqinji që mban mend se kur Ardiani ishte fëmijë ishte një fëmijë I urtë dhe shumë I vetmuar.

Më tej ai tregon se Përrenjasi është përfshirë në një skandal të tillë dhe ka qenë në burg për dy- tri vite rreth viteve 1993-1994.
“Më pas doli dhe emigroi në Greqi, ku e mori i vëllai, Alberti. Por edhe atje me sa dimë u përfshi në një tjetër skandal. Më vonë I vëllai më pati treguar që së fundmi Ardiani ishte martuar apo po bashkëjetonte me një femër, që ishte goxha zonja. Më tha se ai kishte filluar punë në një firmë pastrimi pranë Bashkisë së Tiranës. Mu bë qejfi kur mora vesh që ai kishte ndërtuar jetën e vet dhe pas gjithë këtyre historive të mbushura me skandale, ishte martuar”, përfundon fqinji./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Sat 23 Mar 2013 - 12:45
Sharrë, gjendet një batanije, dyshohet se është ajo me të cilën ishte mbështjellë Juliani
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Sharre-570x310-300x163Më në fund shfaqen shenja shprese për gjetjen e trupit të të miturit Julian Çela.

Mëngjesin e sotëm në landfillin e Sharrës është gjetur një batanije në ngjyrë të kuqërremtë, e ngjashme me atë që monstra Ardian Përrenjasi ka deklaruar se ka mbështjellë trupin e 11-vjeçarit Julian Çela pasi e ka vrarë.

Batanija e gjetur në Sharrë do ekzaminohet në laborator,ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit.

I mituri Julian Çela është zhdukur prej 30 Nëntorit 2012, dhe dyshohet se është vrarë nga Ardian Përrenjasi, pasi ai ka deklaruar në polici se ka vrarë të miturin dhe e ka hedhur atë më pas në plehra

Forcat xheniere po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të të miturit, Julian Çela.gazetatema
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Sat 23 Mar 2013 - 13:00
Ish- shefi i policisë: E kam arrestuar Përrenjasin në vitin 1994 për pedofili, dhunoi një 10- vjeçar
Pedofili Ardian Përrenjasi duket se ka pasur një mori rastesh abuzimi seksual me fëmijë. Dje është zbuluar një tjetër rast abuzimi prej tij, që i përket vitit 1994, kur fëmija i dhunuar ka qenë i po të njëjtës moshë. Rasti është bërë publik nga ish–shefi i postës së Përrenjasit, i cili ka treguar me detaje procesin e arrestimit.

“Si inspektor i policisë së rendit, në atë kohë kam arrestuar personin që nuk dua t’i përmend emrin, pasi më vjen neveri nga kjo monstër, sepse ishte bërë problem në qytetin e Prrenjasit. Personin e kam arrestuar nga një denoncim që ka bërë një qytetar, në lidhje me një akt makabër që ai ka bërë”, shprehet Mitat Zito.

Ai shprehet se një ditë më parë se t’i vinte denoncimi, Përrenjasi e kishte ftuar atë për kafe pasi donte ta respektonte. Kur të nesërmen në zyrën e tij kishte mbërritur një prind, i cili ankohej për dhunimin seksual të të birit 10- vjeçar.

“Pyeta edhe persona të tjerë në lidhje me të dyshuarin dhe më thanë se ishte Tan Përrenjasi. Kam shkuar në shtëpinë e tij. Ka qenë një rastësi që e gjeta, po zbriste shkallët e pallatit ku jetonte. E kam kapur për krah dhe s’më ka bërë asnjë rezistencë. E kam çuar në polici dhe e kam marrë në pyetje. Më ka treguar gjitha veprimet që kishte vërë me detaje. I shokuar nga ajo që më tregoi, i thashë: dil jashtë dhe mendohu e hajde sërish e më thuaj mendime të sakta, pasi bënte një rrëfim të pabesuar, makabër. E pyeta dhe njëherë dhe më tha të njëjtat detaje. E kishte marrë djalin, e kishte dërguar në një apartament në një pallat në ndërtim. E kishte përdhunuar nën kërcënimin e një thike, duke i thënë se do ti vriste të atin, motrën e vëllain, po të bënte zë apo t’i tregonte njeriu”, tregon Zito.

Sipas tij, kompetencat e tyre ishin të plotësonin dokumentacionin dhe ta dërgonin në prokurori dhe e kanë dërguar në Librazhd.

“Di që mund të ketë qëndruar në burg nga viti 1994-1998. Në atë kohë më kanë thënë se ishte dënuar me katër vjet e gjysmë. S’kam informacion të saktë për këtë, por e di që është dënuar”.

Pas këtij akti ai tregon se është falenderuar nga banorët e Përrenjasit dhe i kanë përcjellë edhe informacione për raste të tjera, por që nuk janë denoncuar.

“Unë e kam survejuar, edhe pse nuk kam qenë në punë si polic, por këtë e bëja se ngaqë e kisha arrestuar njëherë nodshta kishte mendjen për ndonjë hakmarrje të mundshme. Ky bastard nga ky qytet kreu një veprim të po kësaj natyre me një komshi në vitin 2004. Se si u mbyll kjo çështje, nuk e di”, shprehet Zito për gazetën Shqip.

Ai i bën apel Prokurorisë që ta pyesin pasi ai është njeri që flet dhe i tregon krimet me detaje.gazetatema
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Sun 24 Mar 2013 - 13:14
13 vjeçari:Pedofili Ardian Prenjasi mbajti në shtëpi shokun tim nën kërcënimin e thikës
“Na u afrua dhe na tha që t’i hapnim derën, sepse i kishte duart pis” Që prej asaj kohe kanë kaluar plot 5 vjet, por padyshim që ato momente kanë mbetur të paharruara për fëmijët që u përfshinë në atë histori, ku sërish protagonist ka qenë pedofili Ardian Prenjasi. Në vitin 2008, ai ishte vetëm 8 vjeç, por e mban mend momentin kur monstra futi me forcë në banesë shokun e tij të vogël. Tashmë ai është 13.

“Po, e mbaj mend. Ka qenë mëngjes, ora ka qenë afërsisht 11. Ne ishim 10 djem apo më shumë duke luajtur dhe na afrohet Ardian Prrenjasi. Na tha: “Kush më ndihmon të më hapë pak derën e shtëpisë se i kam duart pis?” Nga grupi ynë u çua M., sepse ai ishte më i shkathëti. Ne të tjerët e ndoqëm me sy se ku e çoi. Pasi i hapi derën, ai e futi brenda dhe ne po e prisnim. E thirrëm disa herë, nuk na u përgjigj. Pritëm 30 minuta dhe pastaj shkuam tek dera e shtëpisë ku ai e futi, dhe i thamë: Hajde se po vjen babi. Atëherë doli ai burri dhe na tha që po del tani. Doli M., kishte qarë.”-rrëfen djali.

Djali tregon se pas daljes shoku i kishte rrëfyer se: “Na tha që ai burri i kishte vënë thikën në fyt dhe i kishte thënë që t’i jepte numrin e babait se do i kërkonte lekë. Na tha shoku ynë se ai vinte era alkool, kishte pirë. Vetëm pasi e thirrëm ne, ai e la të lirë.”-shprehet ai për “GSH”-në.

Fëmija tregon se edhe Julianin e njihte,por monstrën nuk e kishte parë në lagje.
Në atë periudhë, maniaku Ardian Prrenjasi i ka shpëtuar drejtësisë, duke marrë vetëm një dënim me gjobë, edhe pse akuzohej për mbajtjen peng të një fëmije. Në vendimin e firmosur nga gjykata më 14 nëntor 2008, Prrenjasi është dënuar me 90 mijë lekë gjobë dhe, për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht do të paguante vetëm 60 mijë lekë gjobë, pasi mbajti peng një të mitur. Gjykata, pasi ka shqyrtuar çështjen, shprehet se ky dënim është i mjaftueshëm për rehabilitimin e 45-vjeçarit dhe nuk është i nevojshëm izolimi i tij nga shoqëria.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Mon 25 Mar 2013 - 11:40
Përgjimi në burg i “monstrës së Laprakës”: “Qetësohu, grua… E vrava Julianin kur ti nuk ishe”
Monstra i Laprakës, Ardian Prrenjasi, në përballjen e parë që ka pasur me të brenda dhomës së izolimit në Policinë e Tiranës, i ka pranuar gruas me të cilën bashkëjetonte se e ka vrarë Julian Celën. Biseda e të dyve është regjistruar ndërsa ata nuk kanë qenë në dijeni të këtij fakti.
Çfarë ke bërë me djalin e vogël? Më thuaj çfarë i ke bërë Julianit?”, e ka pyetur Valbona Paci e nervozuar.
“Ulu dhe qetësohu. Nuk është mirë të nevrikosesh. Julianin e kam vrarë kur ishe ti në Dibër”, i është përgjigjur ai me qetësi duke konfirmuar në këtë mënyrë deklarimet që ai kishte dhënë më parë para grupit hetimor.

Fillimisht për të paktën dy orë ai ka mohuar se e njihte, apo të kishte lidhje me zhdukjen e Julian Çelës, por më vonë, Prrenjasi ka filluar të flasë dhe ka shpjeguar me detaje të gjithë historinë, që nga rrëmbimi e deri të vrasja dhe më pas zhdukja e trupit./alb-observer.com/
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Asnjë shenjë shprese për trupin e Julian Çelës në Sharrë. Dyshime për trafikim

Mon 25 Mar 2013 - 12:46
Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Kerkime%20ne%20sharree

Kërkimet për zhdukjen e 11-vjeçarit, Julian Çela, kanë vazhduar edhe gjatë fundjavës ndërsa ende nuk ka shenja për gjetjen e trupit të të miturit. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në një kohë që kërkimet nuk po japin rezultate, nuk janë përjashtuar pistat e zhdukjes së të miturit për shkak të detyrës së të atit apo dhe për qëllime trafikimi.

Sipas prokurorisë, Prrenjasi vazhdon tu mbahet deklaratave për vrasjen dhe më pas hedhjen e trupit të pajetë të 11-vjeçarit në vendgrumbullimin e plehrave në Sharrë, por organi i akuzës ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e këtyre deklaratave. Kjo pasi vetë i dyshuari 45-vjeçar ka treguar disa vende në të cilat pretendon se ka hedhur trupin e të miturit, deklarata këto të cilat, kanë vënë në mëdyshje grupin hetimor.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Tue 26 Mar 2013 - 11:01
“E jëma e fejoi “monstrën e Laprakës” nga turpi, mund ta kenë përdhunuar në ushtri”
Të afërmit e “monstrën” së Laprëkës, Ardian Prenjasit, thonë se ai ka pasur devijime në sjelljen e tij pas kthimit nga ushtria duke lënë të kuptohet se atje mund të ketë ndodhur ndonjë abuzim që ka ndikuar në karakterin e tij.
“Pasi u kthye nga ushtria , ai nuk ishe më Ardiani i mëparshëm. Ishte tjetër njeri. Ne nuk mund të përcaktonim dot problemin që ai kishte. Vazhdonte të punonte me furgon edhe në atë kohë. Asaj kohe familja e tij mendoi që më e mira do të ishte fejesa e tij. Kështu, me shkuesi i gjetën një vajzë nga Prrenjasi dhe e fejuan. Gjithçka dukej sikur po shkonte mirë, por ja që nuk doli kështu.Ardiani kishte marrë atë ditë nipin tim dhe shokun e këtij të fundit në furgon dhe kishte shkuar për të marrë mall. Por babai i fëmjës tjetër,iI cili ishte edhe fqinji i tij , e denoncoi në polici për rrëmbim. Aty u çoroditëm të gjithë ,pasi nuk e prisnim. Policia e prokuroria nisën hetimet ,por në mungesë provash e mbyllën çështjen.Pas kësaj mori fund edhe fejesa e Ardianit”, rrëfen një kushëriri i tij në një intervistë mediatike.

Më tej ai rrëfen se nëna etij nga turpi fillimisht i justifikoi sjelljet e tij me një aksident automobilistik që kishte bërë më herët megjithëse në të vërtetë, sipas tij në ushtri, ai duhet të ketë rënë preh e ndonjë agresioni seksual që e ka tjetërsuar./alb-observer.com/
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Wed 27 Mar 2013 - 13:26
Ekspertiza: Gjaku në shtëpinë e “monstrës së Laprakës” nuk është i Julianit

Shtëpia e pedofilit monstër, Ardian Prenjasit, është “krehur” nga ekspertët e policisë kriminalistike të cilët kanë kërkuar për gjurmë të 11 vjecarit Julian Cela. Megjithatë analizat e gjakut të bëra në banesën me qira , nuk kanë përkuar me profilin e AND-së së Julian Çelës, djalit që është shpalluar i humbur më 30 nëntorr 2012 .

Sipas dëshmisë të dhënë disa herë nga Prenjasi ai i qëndron versionit se e ka mbytur Julian Çelën,me duar, duke i bllokuar frymarrjen ,pasi ai nuk kishte pranuar të kryente marrdhënie me të, gjë e cila lë sërish të hapur pistën e vrasjes,

Megjithatë një tjetër pistë zyrtare për zhdukjen e Julianit është edhe trafikimi. “Po hetojmë në dy pista , ku më kryesorja është vrasja e vogëlushit dhe hedhja e tupit në landfilkin e Shrrës.Megjithatë ,po mbledhim prova,kryesisht dëshmi,edhe për pistën e trafikimit,, pasi disa familjarë të Julianit, fqinj dhe kolegë të Prenjasit, kanë treguar edhe për disa episode të dyshimta”, janë shprehur nga grupi hetimor I ngritur për këtë rast./alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Wed 27 Mar 2013 - 13:41
Une besoj se e ka trafikuar pasi ne deshmine e dhene te djaloshit tjeter qe kish mbajt peng ne shpi kish then se fliste me dike ne tel qe ju thesh qe te vinin kur ai ti lajmeronte dhe se do e shpinte djalin ne Gr....Dmth pervecse abuzonte me ta mire e mire ne fund si linte te lire me friken se mos keta e tregonin por i trafikonte ne menyre qe te nxirrte perfitim dhe te zhdukeshin gjurmet!!!
Sponsored content

Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit   Empty Re: Pedofili pranon se ka vrarë të miturin Julian Çela Policia: Po kërkojmë vendodhjen e trupit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi