Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Klodian Çela: Nuk jam i vetmi homoseksual Empty Klodian Çela: Nuk jam i vetmi homoseksual

Thu 12 Aug 2010 - 1:16
Klodian Çela i njohur nga Big Brother Albania 3 si Klodi, nuk ka të ndalur dhe ka vazhduar akuzat e tij ndaj shoqërisë shqiptare për mosrespekt dhe mospërkrahje, por në një intervistë për Shekullin, Klodi ka kërcënuar me zbulim të emrave tjerë që sipas tij janë homoseksualë dhe kanë poste kyçe.
Klodi thotë që Big Brother t’ia ketë shkatërruar jetën dhe pos kësaj reality shou në fjalë e ‘internoi’ familjen e tij nga Lezha në Durrës.
Pritja për të, pranon Klodi, ka qenë tejet kontroverse, askush nuk i ka ofruar mbështetje dhe kërkesa për përkrahje nga institucionet hasi në vesh të shurdhër. Por, tani ish-personazhi i BBA 3 ka kërcënuar me publikim të emrave eminentë të cilët janë homoseksualë.
“Ka shumë persona publikë me oritenimin tim seksual, sidomos nëpër televizionet tona. Unë jam munduar të krijoj kontakte me ta, por askush nuk ma ka hapur derën. Nuk është Klodi homoseksuali i parë, ka me dhjetra, por emrat nuk i them dhe nëse së shpejti nuk ndryshon diçka në raport me mua, unë do i zbuloj ata emra. Përderisa unë thashë emrin tim, nuk dua t’ia di fare për të tjerët. Ka njerëz homoseksualë që kanë role dhe poste shumë të rëndësishme”, theksoi Klodi.
Klodi vijon më tej duke thënë se atë e bezdisin paragjykimet dhe vlerësimet kur njerëzit nuk të njohin. Si pasion e ka përmendur modën, pasi që thotë të ketë punuar me vite të tëra në Itali. Për lidhjen e shkatërruar mes Seldit dhe Domenikës, Klodi mendon se Domenika di çfarë flet, por mohon të ndërhyjë në jetën private të ish-të dashuruarve nga Big Brother.
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 108
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Klodian Çela: Nuk jam i vetmi homoseksual Empty Re: Klodian Çela: Nuk jam i vetmi homoseksual

Sat 14 Aug 2010 - 12:32
Historikisht, ajo bashkëjetesë homoseksulaesh, në forma të ndryshme, si dukuri është e
vjetër sa bota, është një anomali e natyrës njerëzore, ndaj së cilës
janë mbajtur qëndrime jo të njëjta në periudha të caktuara historike,
që nga idealizimi në Romën perandorake apo në Athinën republikane, deri
tek dënimet me djegie mbi turrat e druve në inkuizicionin mesjetar, por
asnjëherë nuk është ligjësuar si një familje normale dhe e qëndrueshme.
Ka qenë një zbavitje që ka plotësuar kuadrin e kënaqësive erotike
perverse të disa personave, shpesh edhe në sferat e larta shoqërore.

Megjithatë, në shumicën dërmuese të shqiptarëve, dukuria është parë me
një mosbesim, deri në neveri, duke prodhuar edhe fjalë e shprehje që,
rëndom, përdoren për të fyer dikë që ka një karakter të lëvizshëm, apo
që nuk mban fjalën e të cilëve u atribuohet epiteti homoseksual.

Kështu mbi ata persona që mbartnin atë lloj anomalie, nuk binte vetëm përbuzja e opinionit, por edhe shpata e drejtësisë. Edhe vetë homoseksualët duhet të kuptojnë se pasioni i tyre është
diçka kundër natyrës e kundër saj nuk mund të krijohet një institucion
që është në bazën e ekzistencës së shoqërisë njerëzore.


Ata mund e duhet të jetojnë normalisht, të kenë të drejtë, në bazë të
aftësive, t'arrijnë në të gjitha shkallët e jetës shoqërore, kulturore
e institucionale të vendit, të ndjehen kudo e kurdoherë qytetarë të
barabartë para ligjit, të zgjidhin me vullnetin e tyre çdo dëshirë
erotike apo sentimentale që përbën pjesën e jetës së tyre vetjake, që
nuk ka nevojë të shpallet shesheve e rrugëve, por që mbetet në
brendësinë e tyre. Ata nuk duhet të ndjejnë mbi vete talljen,
përbuzjen, mënjanimin, cilatdo qofshin vendimet e tyre vetjake.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi