Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nga mbreti i funk-ut në të pastrehë  Empty Nga mbreti i funk-ut në të pastrehë

Tue 27 Sep 2011 - 1:32
Nga mbreti i funk-ut në të pastrehë  Sly-stone1
Nga një yll multimilioner në një të pastrehë që jeton në një furgon.

Janë të largëta kohët kur organizonte festa të zhurmshme në vilën e tij madhështore të Bel Air Road, në Beverly Hills dhe ndër të ftuarit nuk mungonin personazhe të shquar si Stevie Wonder, Jimi Hendrix, Janis Joplin e Miles Davis.

Sot Sly Stone, në atë kohë Sylvester Stewart, kreu i Sly & the Family Stone, një prej grupeve më të rëndësishme të muzikës soul e funk në SHBA, nuk po ja kalon mirë.

Sipas raportimit të New York Post, legjenda e muzikës së zezë, sot një 78 vjeçar, nuk ka më një strehë, por i kalon netet në Crenshaw, një lagje rezidenciale e Los Angeles, duke fjetur në një makinë të bardhë ku shkruhet “Larg kënaqësisë”.

Sly Stone ka humbur në pak vite një pasuri të madhe për shkak të investimeve të këqija financiare dhe problemeve të panumërta me drogën.

Sot një çift pensionistësh të Los Angeles e ndihmon çdo ditë duke i ofruar një vakt të ngrohtë dhe i jep mundësinë që të bëjë dush në shtëpinë e tyre. Ndërkohë i biri i dy pensionistëve, i shërben si pensionist dhe shofer.

Megjithë vështirësitë, Sly Stone nuk ka humbur pasionin për muzikën. Në brendësi të furgonit vazhdon të regjistrojë këngë të reja e ndihmën e një kompjuteri.

“Më pëlqen kamperi im i vogël. Nuk dua të kthehem të jetoj në një shtëpi normale. Nuk duroj dot të qendroj mbyllur në një vend të vetëm. Dua të lëviz në vazhdimësi”, thekson Sly Stone.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi