Fotot e studentëve britanikë, kësaj i thonë “jetë nate”
Wed 28 Sep 2011 - 16:23
Ishte një tjetër rast kur lokalet e natës kishin ofruar pije me çmime krejtësisht të lira. Një mënyrë kjo e konceptuar si gjetje për të mirëpritur studentët e rinj në qytet. Por festa e quajtur “2 Bob Tuesday” në The Show Bar të Warringtonit zgjati krejt tej parashikimeve. Që tek reklamimi lokali kishte deklaruar se nuk mbante përgjegjësi për abuzimin që mund të bënin të rinjtë duke pirë më shumë se sa jua lejon organizmi. Çmimi i hyrjes ishte vetëm 5 paund e më pas çmimi i birrave ishte krejt qesharak krahasuar me vlerën reale. Por pavarësisht se kritikat për këtë lokal kanë ardhur në rritje se po shërben për shthurjen e të rinjve, përfaqësuesit e lokalit thonë se “ne jemi kritikuar me pa të drejtë. Dikush e shikon si një formë shumë të mirë marketingu dhe dikush mendon të kundërtën. Ne mirëpresim studentët e rinj në qytet dhe ne e dimë që ata nuk kanë shumë para por duan të argëtohen. Ne nuk i detyrojmë të pinë. Oferta jonë është në përputhje me ligjin, ka disa bare që ofrojnë pije me çmime të lira ndaj duhet ti përshtatemi tregut”. Lajmi i fundit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi