Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si te mos jete problem cfare thone dhe mendojne te tjeret per ty Empty Si te mos jete problem cfare thone dhe mendojne te tjeret per ty

Wed 13 Feb 2013 - 13:00
Si te mos jete problem cfare thone dhe mendojne te tjeret per ty Thashetheme
Neqoftese jeni nje nga njerezit qe perben shqetesim per ju, ajo se cfare thone dhe mendojne njerezit , informacioni i meposhtem do t’ju udhezoje se si t’a eleminoni kete problem.

Mjaft menduat me shume sec duhet. Pavarsisht se kjo mund t’ju duket pak sa e rende, ju nuk jeni personi me i rendesishem ne te gjithe boten. Shumicen e kohes qe mendoni se gjykoheni ose kritikoheni nga te tjeret ndoshta mund te mos jete keshtu.

Filloni duke menduar qe ju nuk jeni nje person perfekt, ju mund te keni aspekte negative, por mund te keni edhe aspekte pozitive. Thjeshte bindeni veten qe perpiqeni per me te miren, nuk ka rendesi sa ja arrin, ose a do te kritikohesh nga te tjeret! Une kam principe, vlera dhe perpiqem t’i zbatoj ato ne jeten e perditshme. Bota nuk funksionon ashtu sic dua une, por kjo nuk do te thote qe une mos t’a jetoj ate sic dua.

Vendosni gjerat ne perspektive. Mos u fokusoni ne detaje thjeshte perpiquni te jetoni jeten mire, dhe te merrni me te miren nga ajo. Mos kini tendencen te degjoni opinionet e te tjereve sepse do te humbisni motivimin per te jetuar jeten ashtu sic deshironi.

Jeta eshte shume e shkurter per te menduar per detajet. Psh. Nje pale kepuce te verdha, nese ju i vishni ato do mendoni se do te kritikoheni, por ku e dini ju se brenda pak kohesh vete njerezit e tjere me te cilet keni kontakt nuk do fillojne te veshin po te njejtin model dhe ngjyre kepucesh. Beni nje liste me gjerat per te cilat jeni krenare. Dhe vendoseni ne nje vend ku do t’a shikoni shpesh ate, ne kete menyre do te gezoheni per gjerat qe keni dhe t’i shijoni ato, ne vend qe te mendoni per gjerat qe do mund te kishit.

Gezojuni cdo gjeje ne jete. Nje peisazh i bukur, nje vajze e vogel duke luajtur me qen, pini nje caj me shoqerine. Keto momente te shkurtera, por shume te bukura me kalimin e kohes do te behen momentet me te bukura te jetes tuaj te cilat do t’i kujtoni me kalimin e viteve.

Besoni me shume ne vetevete! Mos ngurroni te jeni aktiv, merrni pergjegjesite personale dhe analizoni mire situatat dhe ne fund veproni. Besoni ne vetevete qe mund t’ja arrini dickaje, dhe do te realizoni ate, sigurisht duke punuar per nje qellim te tille.

Mesoni te kontrolloni ndjenjat. Qe nga stresi, sheqetesimi, problemet do t’ju duhet shume te arrini te fitoni kontrollin dhe vetebesimin ne vetevete.
Pranojeni veteveten per ate cfare jeni. Me kalimin e kohes te kuptoni se cfare ju shqeteson me te vertete dhe t’i mendoni ato si nje problem qe ka zgjidhje, te krijoni nje shpirt optimist, mbi te gjitha te besoni ne vetevete qe do t’a realizoni do te jete hapi i pare drejt suksesit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi