Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

"DORA E SHPRESES"..Nje shembull i mir per ata qe perkrahin abortin Empty "DORA E SHPRESES"..Nje shembull i mir per ata qe perkrahin abortin

Wed 28 Sep 2011 - 16:36

"DORA E SHPRESES"..Nje shembull i mir per ata qe perkrahin abortin 294008_295263333823447_112597728756676_1371632_1670088807_nSUBHAN-ALLAH! SHIHE DHE LEXOJE...NUK KE PASUR MUNDESI TE SHOHESH DICKA TE TILLE ASNJEHERE!!!

“Dora e vogël e shpresës”, një foto – mrekulli !

Kjo fotografi që po ju paraqesim, në fakt duhet të zgjidhej si “Fotografia e Dekadës”, por nuk ndodhi kështu. Një kopje e saj u publikua në një gazetë amerikane, por jo çdokujt i ra në dorë.
Kjo është fotografia e një foshnje 21-javore të palindur, të quajtur Samuel Alexander Armas, i cili po operohej nga kirurgu Joseph Burner.
U diagnostikua se foshnja (fetus) vuante nga spina bifida, një sëmundje që nuk do ta lejonte të mbijetonte, nëse dilte nga barku i nënës.
Nëna e Samuelit të vogël, Julie Armas, një infermiere obstetrike në Atlanta, ishte rreth 5 muajsh shtatzënë, kur verifikoi se foshnja e saj e palindur vuante nga kjo sëmundje. Por ajo kishte dëgjuar për aftësitë e kirurgut Bruner dhe për ndërhyrjet që kryen ai, kur foshnja është ende në mitër, ndaj ishte e gatshme që të operohej me qëllim që të shpëtonte foshnjën e saj.
Gjatë procesit të operimit, mjeku heq një pjesë të mitrës sipas seksionit C dhe bën një incest të vogël për të operuar beben-fetus. Pasi kreu operacionin, Samueli i vogël me dorën e tij të brishtë por të formuar, i kapi mjekut gishtin.
“Ky ishte çasti më emocional i jetës sime”, u shpreh mjeku i prekur. Për një moment ai ngriu, duke e lënë procedurën pezull.
Aparati fotografik arriti ta kapë këtë çast shumë prekës. Madje, kur u botua në gazetë, fotografia kishte titullin “Dora e Shpresës” ndërsa përshkrimi i fotos fillonte:
“Dora e vogël e fetusit 21-javor Samuel Alexander Armas del nga mitra e nënës dhe kap gishtin e doktorit Joseph Burner, sikur ka dashur ta falënderojë mjekun që i dhuroi jetën”.
Nëna e Samuelit të vogël tha se ata qanë për ditë të tëra, pasi panë fotografinë. Ajo tha se fotografia u kujton atyre që shtatzënia nuk sjell sëmundje, por një jetë të re.
Samueli erdhi në jetë pas operacionit të bërë, i cili pati 100% sukses dhe ky fëmijë gëzon shëndet të plotë. Por gjithsesi, ai e ka një kujtim, fotografinë, nga koha kur nuk kishte dalë akoma në jetë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi