Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë

A mendoni se aborti është zgjidhje?

6 - 67%
2 - 22%
0 - 0%
1 - 11%
 
Totali i votave: 9
 
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

	 Aborti!!!! Empty Dështimi (aborti)

Wed 7 Apr 2010 - 20:50
Përfundimi i shtatzanisë para javës së 20-të quhet dështim. Rreth 15 % e shtatzanive përfundojnë me dështim. Një pjesë e tyre ndodhin aq herët sa që një pjesë e grave as që e kuptojnë se po dështojnë. Pjesa më e madhe e dështimeve ndodh para javës së 12-të.
Shenjat janë:
Hemoragji vaginale
Dhimbje në formë therrjeje poshtë barkut
Dalje e ndonjë cope mishi prej vaginës
Sidomos hemoragjitë në trimestrin e parë (3 muajt e parë) janë tipike megjithëse me disa këshilla dhe rekomandime mund të shpëtojnë së dështuari.
Përse ndodhin dështimet?
Shkaku kryesor është moszhvillimi normal i fetusit. Kjo për arsye se struktura gjenetike e tij dëmtohet. Por kjo nuk do të thotë se i ka kaluar nga prindërit. Ka disa sëmundje të nënës si diabeti jo mirë I kontrolluar, sëmundjet e tiroideve, problemet me mitrën dhe serviksin që më rrallë bëhen shkak.
Aktivitete ditore, marrëdhëniet seksuale, jeta e punës apo ngritja e peshave nuk bëhen shkak për dështim. As të vjellat e forta. Gjithashtu edhe të rrëzuarit apo goditjet e ndryshme nuk para përfundojnë me dështime.
Cilët faktorë e rrisin mundësinë e dështimit?
Mosha: Mosha e nënës mbi 35 vjeç bile mendohet se dhe baballarët mbi 40 vjeç.
Të paturit më përpara dështim: Ato gra që kanë përjetuar më shumë se dy herë dështim.
Sëmundjet kronike të nënës: P.sh diabeti (sëmundja e sheqerit) dhe tiroidet.
Sëmundjet e mitrës dhe serviksit: Anomalitë anatomike të tyre.
Cigarja, alkoli
Kafeina: Në këtë drejtim nuk ka një informacion të saktë rreth sasisë prandaj mirë është që mos të konsumohet më shumë se 200mg.
Disa teste të veçanta gjatë shatazanisë: Amniocenteza
A mund ta parandalojmë?
Shumica nuk parandalohen. Qëndoni larg cigares apo alkolit. Shkoni rregullisht për kontroll tek mjeku. Nëse keni sëmundje kronike kujdesuni për to. Fokusohuni tek bebi juaj dhe tek vetja juaj.
Si vendoset diagnoza ?
Nëse keni hemoragji vaginale dhe nëse keni dhimbje poshtë barkut kontaktoni menjëherë me mjekun. Ai do t’ju bëjë një vizitë gjinekologjike dhe me anë të EKO-s do të shohi rrahjet e zemrës së fetusit. Nëse keni vetëm hemoragji dhe nuk është hapur ende serviksi keni rrezik të dështoni por shtatzania mund të vazhdojë. Por nëse bashkë me hemoragjinë keni edhe kontraksione të mitrës apo serviksi është hapur dështimi bëhet i pashmangshëm.
Si ta kurojmë?
Nëse keni shenja të një dështimi pushoni dhe mos lëvizni shumë. Largojuni marrëdhënieve seksuale. Nëse me Eko është parë se fetusi nuk po jeton më mund të prisni. Për disa javë dështimi ka për të ndodhur vetvetiu. Nëse dështimi ka filluar mund ta përshpejtoni me anë të disa ilaçeve. Nëse pas dështimit disa pjesë mund të kenë ngeluar brenda me anë të një ndërhyrjeje të lehtë mjeku mund ti nxjerri dhe ato.
Kur kthehet në gjendje normale mitra (pas adështimit) ?
Megjithëse kjo ndryshon sipas javës së shtatzanisë në të cilën ishit nga ana fizike normalizohet për disa orë. Për 4-6 javë do t”ju fillojnë përsëri menstruacionet. Nëse gjatë kësaj periudhe do të keni temperaturë, dridhje apo hemoragji masive kontaktoni menjëherë me mjekun.
Kur mund të ngel përsëri shtatzanë?
Menjëherë pas fillimit të menstruacioneve mund të ngeleni shtatzanë. Por duhet që nga ana psikologjike dhe emocionale ju dhe bashkëshorti jua të jeni të përgatitur. Mirë është që të pritet të kaloj një menstruacion. Nëse keni dështuar më shumë se një herë duhet gjetur shkaku që fshihet nën të. Por edhe nëse një shakak nuk gjendet mos u pikëlloni. Sipas satistikave 60-70% e grave që kanë patur dështim të përsëritur kanë lindur fëmijë të shëndetshëm.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

	 Aborti!!!! Empty Prezantim I shkurter-- Per ABORTIN

Fri 9 Jul 2010 - 17:14
Shume prej nesh kemi degjuar se si vajza te reja presin para dyerve te ordinancave private per te kryer nje veprim makaber per te shuar nje jete qe eshte ne nisje pra per te abortuar…perse kjo shoqeri e jona e cila eshte katandisur fare harron se njeriu mbi te gjitha eshte njeri dhe nuk e meriton te shuhet jeta e tij ende pa nisur mire. Perse te shuhet nje pjese e dashurise se nje qifti vetem pse u dashka te planifikohet e ardhmja?Kush mund te thot se aborti eshte zgjidhja (.perjashtim ketu rastet kur kemi te bejme me shendetin e nenes kur vihet ne rrezik jeta e saj.apo edhe kur ajo shtatzeni nuk ecen ne drejtimin e duhur)..athua nuk kemi vetedije morale te duhur qe te kuptojme se aborti eshte I barabarte me krimin e nje vrasje….paramendoni te marresh nje njeri dhe ngadale te fillosh te shkeputesh pjeset e trupit te tij nje nga nje pasi edhe procesi I abortit shkon keshtu ngadale e mire duke shkeputur keshtu qdo gjymtyre te trupit te tij ..neve na duket shume e thjeshte do te themi se deri ne javen e e tete eshte I pranueshem JO ketu eshte ggabimi yne me I madh sepse I lejojme vetes sone te arsyetojme nje krim …shumica e vajzave te reja sot ne lidhjet e tyre te dashurise tronditen nga fakti i ngeljes shtatzene dhe ne momentin e ngeljes padyshim se do te jene te braktisura nga I dashuri I tyre..sepse marrja e nje pergjegjesie pa qene mire te pregatitur don nje mund te madh ndersa qiftet nuk jane te gatshem per te perballuar nje situate te tille.nje vajze e re e braktisur nga I dashuri pasi kish mbetur me barre I drejtohet mjekut per ta liruar nga ky mekat qe ajo e quante te tille…e deshpruar tej mase e mbetur ne udhekryqin e jetes ajo zgjidhjen me te mire e sheh ne abort pa u kujtuar as edhe nje qast per pasojat te cilat e presin ne te ardhmen…..e braktisur nga rrethi nga shoqeria dhe mbi te gjitha nga familja ajo do te hyje ne kete process I cili do ti kushtoje me te ardhmen e saj..dhe qka beri shoqeria jone per vetedijsimin e popullates, thjesht asgje .Ordinancat private gjinekologjike punojne si tregje dhe sqajne koken fare per faktorin njeri,.si mendoni a sdo te ishte me e arsyeshme qe kur nje mjek ndeshet me nje rast te tille ta vetedijesoje se pari ate femer per te gjitha ato pasoja qe nuk jane te [pakta te cilat padyshim se do tia shkaterrojne te ardhmen e saj si edhe shendetin ne rend te pare.por si duket mjekeve iu leverdis qe te kene sa me shume raste te tilla per tiu ecur puna sa me mire dhe per te specializuar sa me shpejt ne ate drejtim,une them se do te duhej te beheshin gjurmime neper keto ordinanca te behej nje statistike sa eshte I shprehur aborti tek ne I cili padyshim se ka filluar te marre permasa te gjera. Perdite ndeshemi me nga nje rast e te tjera raste qe skemi mundesi ti shohim ?Kjo eshte ajo qe na ben te brengosemi me teper..Perse askush se ngre zerin per kete problem I cili padyshim se nuk eshte I vogel…perse te jen vetem shoqatat dhe ndonje organizate joqeveritare qe e prekin kete problem ku jane ketu akademiket e shkencave mjekesore te cilet nuk e hapin problemin por ngarendin pas posteve te tyre si te qmendur perse nuk inicojne ndonje fushate e cila besoj se do te zbuste sado pak kete tragjike femerore sepse padyshim qe ktu viktima kryesore eshte femra.por nje femer e cila detyrohet te beje abortin besoni se do ta beje qofte edhe pa pranine e mjekut qofte edhe ne se nuk I jepet mundesia ta beje kete ne menyre te specializuar,,,,siq ka ndodhur ne te kaluaren kur grate tona ne mungese te mjekut ato kan shpikur lloj lloj menyra per ta bere kete dhe paramendoni sot nje femer qe kryen abortin quhet vrasese kriminele ne shikim te pare do ta arsyetonim kete thenje por kemi te bejme ketu edhe me kategorine e femrave te cilat I jane te eksponuara dhunes permanente qofte fizike apo edhe psiqike….a do te mund ta quanim atehere krim ..do te duhej te gjenim nje mes sado pak I cili do te ishte i pranueshem dhe I cili do te qonte sado pak ne zbutjen e ketij problemi gjithsesi aborti eshte I papranueshem pa nje arsye te forte gjithsesi aborti eshte mjaft I perhapur dhe per te zbutur sado pak kete problematike duhet se pari vetedija morale e njeriut dhe kjo padyshim se mund te arrihet vetem me nje informim te mirefillte I cili do te vetedijsonte faktorin femer .femra se pari do te duhet ta respektoje veten e saj ne menyre qe pastaj te tjeret ta respektojne dhe tia japin asaj vendin e merituar ne shoqeri e kjo mund te arrihet vetem me arsimimin e saj gje e cila do te zgjidhte edhe shume probleme te tjera kyqe qe kane te bejne ne pergjithesi me jeten e femres per te cilen gje askush nuk po brengoset koheve te fundit ani se po proklamohet mjaft neper seminare e takime te llojeve te ndryshme por pak po punohet ne kete drejtim……
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

	 Aborti!!!! Empty Aborti

Wed 4 Aug 2010 - 1:10
	 Aborti!!!! Teenager-6196948


Aborti (artificial) eshte nderprerja e shtatezanise.
Nese behet brenda shtate javeve te para nga ngjizja quhet abort embrional, ndersa nga java e tete quhet abort i fetusit, dhe nga java e 21 abort i vonuar.
Por nderprerja e shtatezanise nga shume komunitete me disa ideologji konsiderohet e padrejte dhe nje krim kunder jetes.
Ju si mendoni? A eshte i drejte aborti? Dhe sa i nevojshem dhe ne cilat raste eshte i tille?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

	 Aborti!!!! Empty Aborti!!!!

Tue 28 Sep 2010 - 18:29
1- Absolutisht kunder pasi eshte nje krim
2- Jam pro abortit vetem kur rrezikohet shendeti i nenes&femijes
3- Jam pro abortit vetem ne raste abuzimi seksual
4- Jam totalisht pro abortit
Amelia
Amelia
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 6705
<b>Hobi</b> Hobi : Ngacmimet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi torte
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2010

	 Aborti!!!! Empty Aborti!!!!

Sun 14 Nov 2010 - 11:20
Nje situate e veshtire per nje femer kur duhet te bej nje zgjedhje ndaj jetes te saj dhe jetes te foshnjes.
Mendoni se jeta ka me shume kuptim kur merret me te padrejte nje jete e pafajshme?

A jeni kunder Abortit?
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

	 Aborti!!!! Empty Re: Aborti!!!!

Fri 26 Nov 2010 - 13:47

Ne rastin qe lindja e femijes vjen ne kushte shume te veshtira per me teper per rritjen dhe e edukimin e duhur te tij .....mbase do ishte me mire aborti sesa shkaterrimi i kesaj krijese te mrekullueshme qe te dhuron Zoti...por ky vendim duhet marre me shume qetesi dhe perhere duke menduar nje zgjidhje qe nuk do te te udhezoje drejt abortit!Personalisht jam kunder abortit!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

	 Aborti!!!! Empty Re: Aborti!!!!

Fri 26 Nov 2010 - 13:51
apsolutisht kunder kur ka ndodhur normalisht,sepse aborti per mua esht nje krim...sdi ne rastet e vecanta kur behet fjale per shtatzani nga nje abuzim i ndodhur...
avatar
Bjondina
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 95
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika & letersia...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hapat e jetes ...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/12/2010

	 Aborti!!!! Empty Re: Aborti!!!!

Wed 15 Dec 2010 - 15:30
Abortimi eshte vrasje me paramendim!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

	 Aborti!!!! Empty Re: Aborti!!!!

Wed 15 Dec 2010 - 16:52
Krim....
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

	 Aborti!!!! Empty Re: Aborti!!!!

Tue 18 Jan 2011 - 18:20
Temat bashkohen nga une Karamelica!!!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

	 Aborti!!!! Empty Re: Aborti!!!!

Tue 18 Jan 2011 - 18:35
KRIM
Malvina
Malvina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 80
<b>Postime</b> Postime : 3690
<b>Hobi</b> Hobi : wow
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ketu
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 11/12/2010

	 Aborti!!!! Empty Re: Aborti!!!!

Tue 18 Jan 2011 - 18:38
Vertet eshte krim por ne disa rrethana qe e kan vijuar me shume femrat shqipetare nuk duhet asnje koment ,shpirti i tyre e di cfare eshte
Karamelica
Karamelica
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3517
<b>Hobi</b> Hobi : Noti!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne hene me yjet !!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2010

	 Aborti!!!! Empty Re: Aborti!!!!

Tue 18 Jan 2011 - 18:45
Do ju lutesha te votoni dhe tek sondazhi !!!
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

	 Aborti!!!! Empty Re: Aborti!!!!

Tue 18 Jan 2011 - 18:52
Eshte Krim. Te vrasesh Nej Qenej ende te Pa Forumua Mire.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

	 Aborti!!!! Empty Re: Aborti!!!!

Tue 26 Apr 2011 - 19:13
dy temat u bashkuan

mendoj qe kjo eshte nje teme e nje delikatese ekstreme,sepse nuk eshte e thjeshte te flitet per nje veprim te tille.akoma kjo shihet me shume paragjykime(ndaj femres duke i dhene titullin IMORALE).une personalisht nuk do te mund te beja nje gjest te tille por nuk jam shume e sigurte ne do te isha kunder ketij ligji.vertet behet nje KRIM por nuk mendoj qe nje grua e kryen me kaq lehtesi kete akt,ka me patjeter motive shume te forta qe te bejne te marresh kete rruge...
Sponsored content

	 Aborti!!!! Empty Re: Aborti!!!!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi