- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
Aborti selektiv
Wed 16 Jan 2013 - 21:43
Ndërsa në botë diskutohet nëse është etike përzgjedhja e gjinisë së fëmijës ende pa u konceptuar, në shumë vende të botës, përfshirë vendin tonë, cilësia e jetës së shumë grave varet edhe nga fakti nëse sjellin në jetë një fëmijë femër apo një fëmijë mashkull.
Edhe pse në të vërtetë, shkencërisht, ekskluzivitetin për përcaktimin e gjinisë së fëmijës e përcakton bashkëshorti.
Abortet selektive janë të paregjistruara pasi kryen në mënyrë të paligjshme, e megjithatë trauma që mbetet pas është e pashlyeshme, jo vetëm për gruan që kryen abortin, por edhe për shoqet e dhomës së maternitetit që e kanë përjetuar si histori.
”Para tre vitesh isha e shtruar në spital. Isha shtatzanë. Në dhomë u fut një grua që vetëm qante. E pytëm çkishte dhe na tha: “Kam tre vajza në shtëpi dhe kam prapë vajzë. Nuk është ky problemi, por burri më thotë hiqe ose mos hajde në shpi”. Bëri çbëri, doktoreshat ia hoqën fëmijën, edhe pse ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë”, tregoi përvojën e saj një grua në “Pasdite” në “Top-Channel”.
Megjithëse, pesha e vendimeve të tilla duket se merret më shumë nga meshkujt, e vërteta është se nuk janë gjithmonë ata që vendosin vulën e një fati të tillë. Specialistët thonë se vetë femrat, janë ato që shpeshherë janë inisiatoret e një ndërmarrjeje të tillë.
”Isha nënë me tre vajza, kur ngela përsëri shtatzanë. i tregova burrit, i thashë që e pamë që ishte prapë vajzë. Vendimi im ishte që të abortoja, por bashkëshorti nuk ishte i këtij mendimi dhe vajza lindi normalisht. Pas një viti e gjysmë na lindi edhe një djalë”, thotë një tjetër nënë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi