Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Popullsia në SHBA, raporti mes të bardhëve me të përzierit Empty Popullsia në SHBA, raporti mes të bardhëve me të përzierit

Fri 30 Sep 2011 - 20:04
Popullsia në SHBA, raporti mes të bardhëve me të përzierit New-york-city-mesothelioma-lawyer-300x225
Washington (CNN) – Të dhënat e fundit të regjistrimit të popullsisë të cilat u bënë publike të enjten që merrnin në konsideratë raportin midis popullsisë së bardhë dhe asaj me ngjyrë në Amerikë flasin për një vend ku shumica e njerëzve janë të bardhë, por ku ka një rritje të popullsisë me rracë të përzier.

Sipas shifrave nga regjistrimi 2010, ndërsa numri i banorëve të bardhë është rritur në dekadën e kaluar, duket se në gjuhën e numrave ka rënie si përqindje e popullsisë së përgjithshme të SHBA.

Ndërkohë, numri i amerikanëve me ngjyrë është në rritje, sikurse i atyre që e identifikojnë veten si me origjinë të përzier midis atyre me ngjyrë dhe të bardhë ka pësuar më shumë sesa më shumë se dyfishim në 10 vitet e fundit, thanë zyrtarë të Byrosë Regjistrimit.

Shifrat tregojnë së popullsia me ngjyrë vazhdon të jetë e përqëndruar në shtetet jugore, edhe pse në kontestin kombëtar popullsia duket të ketë dinamikën e ndryshimit të shfaqur më tepër në pjesë të tjera të vendit, veçanërisht në ato Veripërëndimor dhe Jugperëndimore.

Sipas të dhënave të census 2010, popullsia e përgjithshme e SHBA-së është pak nën 309 milionë njerëz, nga të cilët 231 milionë ishin të bardhë, ose pothuajse 75%. Një dekadë më parë, popullsia e bardhë ka qenë rreth 217 milion, ose 77% e totalit prej rreth 282 milionësh.

Përveç kësaj, gjatë dekadës së kaluar popullsia e bardhë u rrit me një ritëm të ngadaltë prej afro 6% se popullsisë së përgjithshme, e cila në vetvete u rrit me pothuajse 10%. Pjesa më e madhe e rritjes prej 14 milionë të popullsisë të bardhë përfshin 74% të bardhë me origjinë hispanike.

“Nuk është e habitshme që ne po shohim se rritja e popullsisë e bardhë është për shkak të hispanikëve dhe identifikimit të tyre si të bardhë,” tha Lindsay Hixson, një statisticiene për Byronë.

Njerëzit që identifikojnë veten si me racë të përzier të bardhë është rritur me 2 milionë gjatë dekadës. Kjo rritje erdhi nga ata që raportuan racën e tyre sit ë bardhë dhe me ngjyrë, një grup që u rrit në 1.8 milionë vitin e kaluar, krahasuar me 785,000 në regjistrimin e 2000.

Një total prej 42 milion identifikuan veten si me ngjyrë ose në një kombinim me racat e tjera, duke përbërë kështu 14% të popullatës së përgjithshme të SHBA.

Sipas regjistrimit të fundit, popullata e bardhë hispanike ka treguar rritjen më të madhe në pjesën Veripërëndimore, kryesisht Kaliforni, Jugperëndimore, Texas, Florida dhe Verilindje.Lajmi i fundit
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi