Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Elita 5, klip ritmik pas 6 vitesh për dashurinë e vërtetë Empty Elita 5, klip ritmik pas 6 vitesh për dashurinë e vërtetë

Sun 2 Oct 2011 - 21:50
Elita 5, klip ritmik pas 6 vitesh për dashurinë e vërtetë Elita_5-300x210
Ata shquhen për tituj të fortë këngësh, ndaj kësaj here do të prezantohen me një të tillë. “Nuk jam diktator”, titullohet kënga më e re e rokerëve të njohur të Maqedonisë “Elita 5”, që do ta prezantojnë si klipin e tyre të parë pas gjashtë vitesh. Njëkohëisht me këtë krijim të ri, që pritet ta publikojnë këto ditë, ata kësaj here nuk vijnë më me një baladë, siç jemi mësuar të dëgjojmë prej tyre, por me një këngë ritmike dedikuar dashurisë së vërtetë. Vargjet e këngës së tyre të re janë shkruar nga Avni Qaili, ndërsa kompozimi është bërë nga anëtari i grupit, Virusi. Xhirimet e videoklipit janë bërë në Shkup, ndërsa për detajet ata kanë menduar t’i mbajnë të fshehta deri në publikimin e klipit në kanalet muzikore. “Elita 5” shquhet për veçantinë e tyre në debutime, ndërsa janë shfaqur gjithmonë kompaktë, pa ftuar të tjerë këngëtarë në klipet e tyre. Tashmë ata janë duke punuar për albumin e ri, ku kanë pohuar se do të ftojnë këngëtare për bashkëpunim në ndonjë nga këngët e albumit, siç kanë bërë në bashkëpunimet e mëparshme. “Elita 5” është grup muzikor i zhanrit të muzikës rok. Grupi është krijuar në fillim të viteve të ’90-të në Tetovë nga Nexhat Mujovi, ndërkohë që anëtarët e grupit janë: Arif Ziberi, Mevaip Mustafi, Besim Ibraimi, Agron Idrizi, dhe Nexhat Mujovi – Virusi. Ndër sukseset e tyre do mund të veçonim në vite; Elita 5 (1992), Nuk jam Al Kapone (1995), Fol, vetëm fol (1997), Si Merlin Monro, Elita 5 Live (2000), Vetëm për ju, Bardhë e zi (2004), Çmendem (2007), Eci (2009).Lajmi i fundit
Daniel
Daniel
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 415
<b>Hobi</b> Hobi : pc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : grece
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/09/2011

Elita 5, klip ritmik pas 6 vitesh për dashurinë e vërtetë Empty Re: Elita 5, klip ritmik pas 6 vitesh për dashurinë e vërtetë

Sun 2 Oct 2011 - 23:12
jane me te miret
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi