Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të zhvillojmë zgjuarsinë  Empty Të zhvillojmë zgjuarsinë

Sun 2 Oct 2011 - 23:18
Asnjë vitaminë apo pilula stimuluese: për të rritur efektshmërinë e trurit duhet gjë tjetër, duke filluar që nga gjimnastikaMos përdorni më vitamina, beta-karoten apo stimulues të tjerë. Nëse doni të zhvilloni zgjuarsinë, rrugët e suksesit janë disa të tjera. Studiuesit kanë bërë kërkime të rëndësishme lidhur me këtë çështje, por e keqja është se na kanë futur në mendje disa bindje të gabuara: për shembull, që kur e vëmë trurin në punë duke plotësuar fjalëkryqe dhe duke zgjidhur ekuacione matematikore, thellohet mendja. Në fakt, këto lloj ushtrimesh vënë në punë aftësitë tona cerebrale vetëm në disa fusha, pa efekte të dukshme mbi zgjuarsinë

Sfidat e reja

Studimet e fundit kanë treguar se trashëgimia e 100 miliardë neuroneve të trurit nuk është e destinuar të konsumohet me kalimin e moshës, duke qenë se çdo ditë lindin 250 mijë neurone të reja. Gjithashtu, ekzistojnë disa metoda efikase për të favorizuar këtë proces dhe për t’i dhënë më shumë shpejtësi mendjes tonë. Për shembull, vënia në provë me sfida të reja inteligjence. Neurobiologia Tracey J. Shors, nga universiteti ‘Rutgers’, SHBA ka zbuluar (te kafshët e laboratorit) se neuronet e sapolindura cerebrale vdesin brenda dy javësh nëse personi nuk nxitet që të mësojë diçka të re. Çelësi për të mbajtur të gjalla neuronet është të mësuarit, sidomos nëse detyra e re është aq e vështirë saqë kërkon një sforcim mendor dhe pjesëmarrje emocionale. Detyrat e dhëna, përveçse aktivizojnë rrjetat ekzistuese të neuroneve, favorizojnë edhe pjekurinë e neuroneve të reja. “Vetëm kështu arrijnë të integrohen më mirë në rrjetat cerebrale”, - shpjegon Giuliano Avanzini, studiues në një institut neurologjik të Milanos.

“Në valle”

Të mësosh një gjuhë të re, të regjistrohesh në një kurs kërcimi, të udhëtosh, të ndërrosh punë ose zakone: të gjitha këto janë detyra, që duke na vënë në provë mund të zhvillojnë trurin tonë. Por përveç sfidave të reja, a ekziston ndonjë sistem për të na garantuar një inteligjencë brilante? Duke kërkuar në studimet e mëparshme, revista “Scientific American” ka identifikuar 6 faktorë që ndihmojnë mendjen. Disa prej tyre janë sa të lehtë, aq edhe të habitshëm. Mund t’i lexoni më poshtë:

1) Aktiviteti fizik

Te minjtë e laboratorit, lindja e neuroneve të reja në hemisferë (hapësira e trurit që kontrollon kujtesën, orientimin hapësinor), është të paktën dyfish se sa te kafshët e tjera më pak aktive, e si pasojë, vërehet një përmirësim te rezultatet e testeve të të mësuarit dhe kujtesës.

Studimet e kryera te njeriu kanë treguar se ushtrimet fizike përmirësojnë funksionet ekzekutive të trurit, si planifikimi, organizimi dhe zhvillimi i shumë detyrave. Veç të tjerash, aktiviteti fizik ndikon pozitivisht mbi humorin dhe cilësinë e gjumit. Po ashtu, zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga demenca. Të moshuarit që praktikojnë një lloj sporti janë mirë mendërisht, madje edhe pas një jete sedentare, aftësitë njohëse mund të fuqizohen me ushtrimin e ndonjë aktiviteti fizik. Kjo, sepse ushtrimet fizike rrisin rrjedhjen e gjakut në tru, duke favorizuar furnizimin me oksigjen dhe substanca ushqyese neuronet.

Më të rinj

Rezultatet e aktivitetit fizik të lënë pa fjalë. Konkretisht, të ecësh 45 minuta në ditë, të paktën 3 ditë në javë, forcon 20% kujtesën dhe aftësinë për të ndjekur me korrektësi detyrat. Një vit ushtrime fizike mund t’i japin një të moshuari 70-vjeçar të njëjtën kthjelltësi të një 30-vjeçari, duke i forcuar kujtesën dhe aftësitë e tjera mendore. “E gjithë kjo ndodh, sepse ushtrimet fizike përmirësojnë efikasitetin e molekulave dhe qelizave të përfshira në shumë fusha mendore”, - shpjegon Art Kramer, studiues në universitetin e Ilinoisit.

2) Dieta

Ushqimet e përmirësojnë kujtesën? Arrat, boronica dhe spinaqi. Po ashtu, edhe konsumimi i ushqimit në sasi të pakët ndihmon në përmirësimin e kujtesës: kaviet e nënshtruara një kufizimi kalorik (nga 25% në 50% më pak se normalja) jetuan më gjatë dhe kishin funksione më të mira cerebrale. Kështu, shmangini menjëherë yndyrat e tepërta (kryesisht ato me origjinë shtazore që rrisin kolesterolin): te minjtë e laboratorit përfundimet e testeve mbi mësimin dhe kujtesën kanë qenë të dobëta, ndërsa te njeriu, kolesteroli i tepërt rrit rrezikun e demencës.

Yndyrat e mira

Në fakt, jo të gjitha yndyrat janë të dëmshme. Duke qenë se truri është pjesërisht me yndyrë, është e rëndësishme të merren lipide që në vogëli: qumështi i nënës përbëhet 50% nga yndyra. Mes lipideve, më e rëndësishmja është omega 3, që gjenden te peshku, arrat dhe farat. Mungesa e lipideve favorizon sëmundjen e alzhajmerit, depresionin dhe skizofreninë. Popujt që përdorin një dietë të pasur me omega 3 vuajnë më pak nga shqetësimet e sistemit nervor. Pastaj, frutat dhe zarzavatet janë super-ushqime për mendjen: janë të pasura me antioksidantë, që kanë efekte pozitive mbi kujtesën dhe të mësuarin, gjithashtu ulin dëmet cerebrale të shkaktuara nga iktusi. Në veçanti, boronica favorizon lindjen e neuroneve të reja në tru.

3) Video-lojërat

Për vite me radhë, video-lojërat janë akuzuar se i bëjnë keq trurit. Kjo është një gënjeshtër e madhe: video-lojërat mund ta shkathtësojnë trurin. Një grup studiuesish të shoqatës amerikane “Mind Research Network” ekzaminoi trurin e një grupi të rinjsh të cilëve iu kërkua t’i kushtonin 30 minuta në ditë për një muaj rresht, lojës së famshme me figura gjeometrike “Tetris”. Rezultatet ishin befasuese: të luash çdo ditë lojën “Tetris” rrit trashësinë e kores së trurit dhe zhvillon funksionimin e zonave të ndryshme të tij. Nëse luani një javë me video-lojëra, është e mjaftueshme për të rritur aftësinë e perceptimit viziv. Kjo vlen edhe për ata që nuk luajnë rregullisht.

Kirurgët

Duke përmirësuar lëvizjen motore, kujtesën dhe shkathtësinë mendore, video-lojërat mund të shpëtojnë jetë njerëzish: në një studim të “Beth Israel Medical Center” (Nju Jork) është vënë re se, mjekët që shpenzonin të paktën 3 orë në javë duke luajtur me video-lojëra, bëjnë më pak se një të tretën e gabimeve që bënin më parë në sallën e operacioneve në krahasim me mjekët që nuk luanin. Lojtarët janë edhe më të zotë për t’u përqendruar dhe përpunuar informacionet. Por, kujdes! Nuk duhet ta teproni: video-lojërat mund të krijojnë varësi dhe ky rrezik është dy herë më i madh te meshkujt sesa te femra.

4) Kafeja

Substancat “e pakta” stimuluese që funksionojnë vërtetë paraqesin një rrezik jo të parëndësishëm: helmueshmëria. Në këtë rast nuk e kemi fjalën për kafenë: kafeina nxit sistemin nervor duke rritur presionin e gjakut, rrahjet e zemrës, ritmin e frymëmarrjes dhe vigjilencën. Nga një studim është vënë re se dy filxhanë kafe forcojnë kujtesën për një kohë të shkurtër dhe kohën e reagimit.

Më të kujdesshëm

Me rezonancën manjetike funksionale është vënë re një rritje e aktivizimit në zonat cerebrale që lidhen me përqendrimin. Kafeina mund t’ju mbrojë nga rënia e kujtesës që shoqëron pleqërinë. Megjithatë, as me kafenë nuk duhet ta teproni: në doza të mëdha kafeja mund të shkaktojë ankth, nervozizëm, pagjumësi dhe dridhje trupi.

5) Muzika

Sipas psikologut Glenn Schnellenberg, nga Universiteti i Torontos, muzika zhvillon trurin, duke e ndihmuar atë të arrijë rezultate të mira në çdo detyrë. Sipas Schnellenberg, e rëndësishme është që kënga të na pëlqejë: një tingull i këndshëm rrit mirëqenien dhe të qetëson, duke të bërë që të përballosh më mirë çdo aktivitet. Përveç këngës, edhe mësimi i ndonjë instrumenti ka efekte pozitive mbi shëndetin mendor. Në fakt, te muzikantët truri është më i zhvilluar, si pasojë, edhe koordinimi i lëvizjeve fine. “Hemisfera muzikore është e djathta, por të praktikosh muzikën kërkohet një koordinim mes dy hemisferave”, - thotë psikologu.

Koeficientet

Studimi i muzikës që në fëmijëri i bën më të zgjuar njerëzit kur rriten. Schnellenberg mori disa vullnetarë dhe u kërkoi t’i nënshtroheshin disa testeve të inteligjencës, pas disa cikleve leksionesh muzike, pianoje apo kantoje: niveli i tyre i zgjuarsisë u rrit në mënyrë të konsiderueshme, madje vërehej një nivel më i lartë zgjuarsie te fëmijët që merreshin me aktivitete të tjera, si për shembull një kurs teatri.

6) Meditimi

Të praktikosh në mënyrë të rregullt meditimin, rrit vëmendjen dhe përqendrimin. Ekspertët meditues tregojnë disa copëza të aktivitetit cerebral në koren cerebrale të majtë, një hapësirë të vogël, të shoqëruar me emocionet pozitive.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi