Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aleanca Kuq e Zi denoncon skandalin e pazarit me Serbinë Empty Aleanca Kuq e Zi denoncon skandalin e pazarit me Serbinë

Mon 3 Oct 2011 - 14:27
Aleanca Kuq e Zi denoncon skandalin e pazarit me Serbinë Aleanca_Kuq_e_Zi_290104788
Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mbledhë menjëherë Komisionin për Politikën e Jashtme që të hetojë në menyrë trasnpsarente marrëveshjen e qeverisë me diplomacinë serbe për ndryshimin e abetares.

Aleanca Kuq e Zi i bashkohet revoltës së qindra shqiptarëve dhe intelektualëve në Preshevë të cilët refuzojnë dhunimin e abetares shqiptare nëpërmjetë heqjes së simboleve kombëtare shqiptare.

Pak ditë më parë qeveria dhe shteti shqiptar ka pajisur me abetare shkollat shqiptare në jug të sërbise, përkatesisht Preshevë, Medvegj dhe Bujanovc. Të njëmijë abetaret që janë dhuruar nga shqipëria janë punuar mbi standardet e kërkuara nga qeveria sërbe duke hequr flamurin dhe çdo simbol shqiptar në përmbajtje të tyre.

Aleanca Kuq e Zi prej muajsh i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të unifikojë abetaren kudo që jetojnë shqiptarë, e nderkohë qeveria shqiptare bën të kundertën, bën pazar me diplomacinë sërbe për ndryshimin e teksteve shkollore duke plotësuar në këtë formë kërkesat e ministrisë së arsimit dhe shkencës së serbisë.

Aleanca Kuq e Zi proteston ashpër duke e konsideruar një incident dhe skandal diplomatik në dëm të integritetit, identiteti dhe simboleve tona kombëtare. Për këto arsye Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë me përparësi të mbledhë Komisionin për Politikat e Jashtme dhë të shqyrtojë këtë skandal që cënon simbolet kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi