Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Statusi për Serbinë, lajm i keq” Empty Statusi për Serbinë, lajm i keq”

Sat 3 Mar 2012 - 14:54
Ish-Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni e vlerëson si lajm të keq për Kosovën kandidaturën e Serbisë për në Bashkimin Europian.

Kjo për shkak se Serbia po ecën përpara në rrugën e Bashkimit Europian pa e ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës dhe mundësia për të vënë veto në rast të anëtarësimit të më hershëm është shumë e madhe.

“Një rrezik i kanoset Kosovës në të ardhmen: Në rast se Serbia futet në BE qoftë edhe një ditë të vetme para Kosovës, kjo mund t’i japë të drejtën e vetos rreth anëtarësimit envetual të Republikës së Kosovës në BE.

Një rrezik i kanoset Kosovës në të ardhmen: Në rast se Serbia futet në BE qoftë edhe një ditë të vetme para Kosovës, kjo mund t’i japë të drejtën e vetos rreth anëtarësimit envetual të Republikës së Kosovës në BE

Skënder Hyseni
Ish-ministër i Jashtëm i Kosovës Këtu qëndron edhe problemi më i madh me një pranim aq të lehtë që të vendoset fusnota”, tha Skënder Hyseni, ish-Ministër i Jashtëm i Kosovës, LDK.

Edhe nënkryetari i lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti vlerëson se Serbia po shpërblehet pa të drejtë. Ndërsa një pjesë e fajit i adresohet qeverisë së Kosovës, e cila sipas tij ka bërë koncesione në të mirë të Serbisë.

“Ne e kemi thënë që në fillim, që statusi i kandidatit të përdoret si parakusht që të ndryshohet qasja e Serbisë ndaj Kosovës, por na doli krejt e kundërta”, tha Shpend Ahmeti, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq për Aleancën përArdhmërinë e Kosovës vazhdon të jetë shqetësues fakti se Serbia vazhdon të mbajë institucionet e saj brenda territorit të Kosovës.

“Ajo që ne na brengos më tepër është fakti që Serbia është duke mbajtur peng procesin e Kosovës drejt BE dhe mbi të gjitha është që ky udhëtim është më i afërt për Serbinë, atëherë mundësia e vetos dhe pengimit të Kosovës do të jetë shumë më e madhe”, tha Besnik Tahiri, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në fakt prezenca e strukturave serbe në territorin e Kosovës është shqetësuese edhe për vet qeverinë e Kosovës. Kjo e fundit nuk ka dashur të vlerësojë mbi hapat përpara të Serbisë megjithatë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit Minsitri i Jashtëm, Enver Hoxhaj kishte kërkuar që Serbia të mos shpërblehej pa i larguar strukturat e saj nga Kosova.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi