Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Statusi për Shqipërinë, Fule: Kriteri vendimtar 12 rekomandimet e KE Empty Statusi për Shqipërinë, Fule: Kriteri vendimtar 12 rekomandimet e KE

Wed 29 Feb 2012 - 3:31
– “Shqipëria do të përfitojë statusin e vendit kandidat për në BE vetëm pasi të ketë plotësuar 12 rekomandimet kyçe të përcaktuara nga Komisioni Europian.” Kështu deklaroi eurokomisioneri Stefan Fule në konferencën e zhvilluar menjëherë pasi ministrat e Jashtëm të BE-së vendosen t’i propozojnë samitit të liderëve të BE-së që mblidhet më 1 mars, dhënien e statusit kandidat për Serbinë dhe marrjen në konsiderate nënshkrimin e MSA-së me Kosovën.

Eurokomisioneri Fule konfirmoi se nuk ka asnjë ndryshim në kriteret e përcaktuara nga Komisioni Europian për Shqipërinë, duke theksuar edhe njëherë fort se vetëm implementimi i këtyre kritereve kyçe mund ta bëjë Shqipërinë të fitojë statusin e vendit kandidat për në BE.
”Kur të kemi informacione se Shqipëria i ka përmbushur këto kritere atëherë do t’i raportojmë Këshillit Europian dhe do bëjmë rekomandimet adekuate për hapin e radhës.”

I pyetur se cilat janë sfidat që qëndrojnë para Shqipërisë, Fule tha se në Shqipëri duhet të vazhdojë procesi githpërfshirës i nisur që në nëntor të vitit të kaluar, të vazhdojë bashkëpunimi qeveri-opozitë për të gjitha ato çështje që kanë lidhje me axhendën europiane të Shqipërisë.

Duke qëndruar te reformat bazë, ajo elektorale dhe legjislative, Fule kërkon që këto të jenë gjithëpërfshirëse ku të marrin pjese jo vetëm qeveria por dhe opozita si dhe aktore të tjerë të rëndësishëm. Por procesi gjithpërfshirës, sipas Fules, përfshin edhe mënyrën se si qeveria dhe opozita punojnë së bashku në parlament, veçanërisht për sa i përket legjislacionit që kërkon 3/5 e votave por dhe për çështje që kanë lidhje direkte me axhendën europiane të Shqipërisë.

Edhe ministri i Jashtëm danez, danez Nikolai Wammen, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së theksoi se unioni mirëpret të gjitha hapat e ndërmarra nga Shqipëria për të promovuar reformat, demokracinë dhe stabilitetin në Europë.
“Shpresojmë të vijojë bashkëpunimi, shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me Shqipërinë në këtë drejtim”-theksoi ai.

(er.nu/news24/BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi