Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Depp: Sesionet fotografike janë njëlloj si të përdhunohesh Empty Depp: Sesionet fotografike janë njëlloj si të përdhunohesh

Wed 5 Oct 2011 - 23:18
Depp: Sesionet fotografike janë njëlloj si të përdhunohesh Depp-JohnnyJohnny Depp ka krahasuar sesionet fotografike që VIP-at bëjnë për revistat e ndryshme me abuzimin seksual.

Aktori 48-vjeçar i bëri komentet për revistën ‘Vanity Fair’, në një intervistë që sigurisht ishte e shoqëruar me një set fotografik të protagonistit të sagës “Piratët e Karaibeve”.

“Të duket vetja sikur po të përdhunojnë në njëfarë mënyre. Këto sesione janë të çuditshme”, u shpreh Depp.

Gjithashtu, aktori e cilësoi këtë si një proces “*****”.

Këto deklarata kanë nxitur reagimin e grupeve që janë kundër dhunës seksuale.

“Edhe pse fotot mund të cënojnë privatësinë tënde, kurrë nuk mund të krahasohen me një krim të dhunshëm siç është përdhunimi”, ka reaguar zëdhënësja e një grupi amerikan anti-dhunë.

Johnny Depp nuk është i vetmi personazh i famshëm që është ankuar për fotot. Aktorja Kristen Steëart ka thënë para disa kohësh se nuk priste që jeta e saj të ndikohej kaq shumë nga paparacët.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi