Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kapen 13 kg marijuanë në Kakavijë, prangoset 25 vjeçari Empty Kapen 13 kg marijuanë në Kakavijë, prangoset 25 vjeçari

Sun 9 Oct 2011 - 1:59
Kapen 13 kg marijuanë në Kakavijë, prangoset 25 vjeçari Polici-makine-e-re-permase2
Një 25 vjeçar ka përfunduar nën prangat e policisë ndërsa i janë sekuestruar 13 kilogram lëndë narkotike e llojit marijuanë. Burimet nga policia sqaruan se Erjon Trifoni, emigrant në Athinë kishte siguruar sasinë e marijuanës dhe kishte zgjedhur të udhëtonte me linjën e autobuzit nga Fieri drejt Athinës. Ka qenë ora 23:00 e të premtes ku në Kakavije mbërriti autobuzi i cili transportonte marijuanën së bashku me disponuesin e saj. Sapo është afruar në qendrën e kontrollit fizik të mjeteve, autobuzi është kontrolluar imtësisht nga shërbimet e Policisë Kufitare përfshirë edhe kontrollin e të gjitha çantave dhe valixheve që ndodheshin në bagazhin e tij dhe ky veprim është ndërmarrë në prezencë të çdo pasagjeri. Në momentin final, i riu, ka arritur të shkruajë një sms me destinacion një numër shqiptar, ku lajmëronte një individ se e kapën së bashku me drogën. Pasi është vërtetuar se droga i përkiste Trifonit, ai është arrestuar menjëherë dhe materialet u përcollën për ndjekje penale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kryeqytet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi