Plagos vëllain në Pogradec, prangoset 37 vjeçari
Wed 7 Sep 2011 - 13:56
Plagos vëllain e tij dhe përfundon nën prangat e policisë. Ngjarja ndodhi sot në qytetin e Pogradecit ndërsa 37 vjeçari Ardian Hamzallari dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar për motive të dobëta vëllain e tij Sallten Hamzallari 44 vjeç. Sipas policisë autori pasi ka plagosur me armë vëllain e tij e ka tranportuar atë për në spitalin e Pogradecit dhe më pas ka fshehur edhe automjetin dhe armën e krimit. Mësohet se i plagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është dërguar për në spitalin Ushtarak në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Pas hetimeve të policisë u bë e mundur arrestimi i autorit të ngjarjes si dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e armës dhe të gëzhojës.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi