Vodhi formularët e censusit, prangoset 29 vjeçari në Përmet
Thu 27 Oct 2011 - 18:06
Policia e Përmetit deklaroi sot se ka arrestuar një shtetas të moshës 29 vjeçare i cili akuzohet se ka vjedhur dokumentet e regjistrimit të popullsisë dhe banesave njohur ndryshe si censusi. Policia sqaroi se 29 vjeçari Lorenc Lumani ka hapur derën e godinës së komunës Piskovë të Përmetit dhe nga aty ka marrë kutinë me formularët e censusit duke i dërguar në banesën e tij. Nga të dhënat e policisë mësohet se në banesën e Lumanit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 kutitë me formularët e regjistrimit të popullsisë dhe banesave. Sipas policisë në njërën prej kutive mungonin dy formularë të cilat 29 vjeçari i kishte fshehur në një vend tjetër për t`i përdorur për qëllime shantazhi ndaj atyre që e kishin pushuar nga puna.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi