Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përmet, sherri mes taksistëve për pasagjerët, 15-vjecari qëllohet me thikë Empty Përmet, sherri mes taksistëve për pasagjerët, 15-vjecari qëllohet me thikë

Tue 2 Jul 2013 - 13:30
Përmet, sherri mes taksistëve për pasagjerët, 15-vjecari qëllohet me thikë 50362_12TIRANË- Sherri për pasagjerët mes dy taksistëve ka përfunduar në plagosjen e një 15-vjecari, djali i njërit prej të konfliktuarve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin e qytetit të Këlcyrës në një pike parkimi taksish.

Nga hetimet paraprake mësohet se taksistët janë konfliktuar mes tyre me fjalë dhe fyrje për pasagjerët dhe më pas sherri ka degjeneruar në dhunë fizike. 15-vjecari me iniciale R.K, djali i njërit prej taksistëve ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, por në gjak nxehtësisë e sipër taksisti Sazan Zoto e ka qëlluar më thikë në shpinë.

Kalimtarët e rastit, dëshmitarë të sherri dhe plagosjes kanë lajmërur menjëherë policinë. 15-vjcari është dërguar në spitalin e Përmetit, por për shkak të gjendjes së tij ai është transportuar në spitalin e Gjirokastrës ku mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Policia pas ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes, Sazan Zoto ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ka sekuestruar 1 armë zjarri tip kallashnikov si dhe një shandan i Kishës së Krishterë. Taksisti tashmë do përballet me tre akuzat, atë të tentativës së plagosjes, armëmbajtjes pa leje dhe vjedhjes.
(e.m/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi