Lezhë, plagosja e gjimnazistëve, policia: Sherri jo brenda shkollës
Sun 9 Oct 2011 - 2:12
Lezhe – Lajmifundit – Policia e Lezhes ka zbardhur detaje ne lidhje me ngjarjen e ndodhur sot ne gjimnazin “Hydajet Lezha”.
Dy vëllezërit Taulant dhe Mirjan Uka si dhe shokët e tyre Sokol e Kristjan Ndoci te gjithë te moshës 17-24 vjeç kane goditur me sende te forta një nxënës te vitit te trete si dhe shokun e tij Gentian Boga 19 vjeç, duke u shkaktuar plage te renda.
Policia ne komunikatën për shtyp mohon qe konflikti te ketë ndodhur brenda ambienteve te shkollës.
“Ju bëjmë me dije se konflikti nuk ka ndodhur ne ambientet e shkollës, por jashtë ambienteve te saj. Theksojmë se dëmtime kane marre vetëm dy shtetas, te cilët pasi kane marre mjekim ne spitalin rajonal Lezhë, janë shoqëruar se bashku me te tjerët ne ambientet e Komisariatit te Policisë Lezhe për te dhënë sqarime ne lidhje me ndarjen,” thuhet ne komunikaten e policisë.
Mesohet se dy adoleshentet e plagosur gjate përleshjes janë dërguar për mjekim ne spital dhe mësohet se nuk kane rrezik për jetën.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi