Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kapshticë, policia greke kthen mbrapsht 200 shqiptarë brenda tri ditëve Empty Kapshticë, policia greke kthen mbrapsht 200 shqiptarë brenda tri ditëve

Sat 24 Sep 2011 - 23:16
Rreth 200 shqiptarë nuk janë lejuar të kalojnë doganën greke të Kapshticës gjatë 3 ditëve të fundit. Ata janë kthyer mbrapsht nga policia e vendit fqinj pasi kanë deklaruar se do të shkonin turistë në Greqi.Sipas një vëzhgimi ditën e sotme, brenda një orë të ditës së sotme u kthyen 10 persona të tjerë.
Të gjithë kishin pasaportë të rregullt biometrike dhe një pjesë e tyre edhe garanci nga personat pritës në Greqi.
Udhëtarët e kthyer bëjnë të ditur se doganierët grekë u kishin kërkuar garanci nga personat që i prisnin dhe nëato raste kur u tregohej garancia ata kërkonin që shtetasit shqiptarë të kishin në xhep shuma të mëdha eurosh.Prej gati një viti është normale lëvizja e shqiptarëve si turistë në vendet e BE me pasaportë biometrike. Por shteti grek ka vendosur dhe zbaton një rregullore, sipas të cilës turistët shqiptarë, përveç dokumentit
identifikues biometrik, duhet të kenë me vete edhe garanci nga një person pritës dhe sasi të konsiderueshme parash për kohën që do të qëndrojë në tokën helene.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi