Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ç’po ndodh?, brenda 10 ditëve 86 gazetar të pushuar nga puna vetëm në Tiranë Empty Ç’po ndodh?, brenda 10 ditëve 86 gazetar të pushuar nga puna vetëm në Tiranë

Mon 13 May 2013 - 22:55
Ç’po ndodh?, brenda 10 ditëve 86 gazetar të pushuar nga puna vetëm në Tiranë Gazetare-200x300
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh shqetësimin dhe reagimin e madh për një situatë të vështirësish dhe largimesh të pazakonta nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të mediave. Vetëm gjatë 10 d…itëve të fundit nga 20 media në Tiranë janë larguar nga vendet e tyre të punës rreth 86 persona, mes të cilëve 20 janë gazetarë, me përvoje pune nga 5 në 12 vjet.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në datën 3 maj protestoi para Parlamentit, duke denoncuar situatën e krizës financiare që ka mbërthyer mediat e vendit dhe krejt skenën mediatike. Ndërkohe që një javë më pas u konstatua se vetëm tre deri në pesë media reaguan duke shlyer detyrimet e pagave të vonuara për gazetarët dhe stafet e tyre.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shprehet edhe më i brengosur, pasi këtë fillimjave, u njoh me një valë shkurtimesh nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të radiotelevizionit privat Albanian Screan, nga i cili sipas drejtorit të informacionit TV AS, Milton Nushi, janë larguar për arsye buxheti katër gazetarë dhe shume pjesëtarë të stafit dhe sektorëve të tjerë të televizionit. Kjo situatë e pasuar me vijimin e vonesave të pagave nga mbi 85 per qind e gjithë mediave në vend, po bëhet edhe më kritike, duke shtuar numrin e gazetarëve të papunë në vend dhe duke favorizuar informalitetin dhe diskriminimin social të gazetarëve profesionistë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në këto kushte u drejtohet gjithë editorëve shqiptarë, t’i lenë hapësire dhe sipërfaqe botimi këtij problemi të mprehtë të komunitetit tonë dhe paralajmëron përshkallëzimin në ditët e ardhme të reagimeve, tubimeve, protestave dhe grevës së gazetarëve.
Zyra e Shtypit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi