Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mjekësia në shok, 23-vjeçarja shndërrohet në plakë 70-vjeçe Empty E rrallë, kjo mplakje ka ndodhur brenda “pak ditëve”

Fri 14 Oct 2011 - 1:15
Mjekësia në shok, 23-vjeçarja shndërrohet në plakë 70-vjeçe Shenderrimi
Pretendohet nga doktorët se kjo vajzë në foto dhe e moshuara në të njëjtin imazh janë i njëjti person i vjetruar brenda pak ditësh.
Shtetasja nga Vietnami, Nguyen Thi Phuong është bërë personazh i një historie HIT në internet duke ngritur një pikëpyetje të madhe nëse rritja galopante e moshës është e mundur.
Pamja e saj tani është si e një 70 vjeçareje. Kjo ka ndodhur pas shqetësimit që ajo pati nga reaksioni alergjik prej ushqimit me produkte të detit. Pavarësish kësaj, burri i saj thotë se dashuria për gruan e tij nuk ka ndryshuar edhe pse pamja e saj ka ndryshuar.
Doktorët thonë se kjo ka bërë bëjë me një sindromë që quhet lipodystrophy. Këtë sindromë të radhë për të cilën nuk ka kurim, e kanë vetëm 2 000 persona në të gjithë botën.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mjekësia në shok, 23-vjeçarja shndërrohet në plakë 70-vjeçe Empty Mjekësia në shok, 23-vjeçarja shndërrohet në plakë 70-vjeçe

Sat 29 Oct 2011 - 20:53
Mjekësia në shok, 23-vjeçarja shndërrohet në plakë 70-vjeçe Nguyenthiphuong

Vietnam, 29 Tetor 2011 NOA - Mjekët thonë se janë shokuar nga rasti i një të reje 23 vjeçare, e cila për shkak të një sëmundjeje është transformuar në harkun kohor të disa ditëve në një grua afro 70 vjeçare sikundër shihni dhe dy fotot e shkrepura gjatë pak ditëve të fundit.

Historia në fjalë ka bërë xhiro në rrjetet e mjekësisë botërore dhe të gjithë pyesin sesi është e mundur një mënyrë plakjeje e tillë e parakohshme.

Gruaja e quajtur Nguyen Thi Phuong është nga Vietnami. Ajo tregon se vetëm brenda disa ditësh fytyra e saj është rrudhosur në një mënyrë të pabesueshme.

Bashkëshorti i saj, Nguyen Thanh Tuyen, ka thënë për mediat vendase se bashkëshortja e tij ishte një grua e bukur, por edhe tani ai nuk ka reshtur së dashuruari atë.

Mjekët janë ndarë në ato që mund të quhen shkaqet e ndryshimit të papritur, disa mendojnë se mund të jetë lipodistrofia, një sëmundje e rrallë që shkakton rritjen e tepërt të indeve në lëkurë. Raste të tilla mendohet se prekin 2000 persona në botë.

Gruaja e demoralizuar flet për gazetarët duke treguar fotografitë e jetës së saj.

Ndër shkaqet nuk përjashtohet edhe një reaksion i fortë alergjik i shkaktuar nga një ushqim me bazë peshku.

k.e/NOA
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mjekësia në shok, 23-vjeçarja shndërrohet në plakë 70-vjeçe Empty Re: Mjekësia në shok, 23-vjeçarja shndërrohet në plakë 70-vjeçe

Sat 29 Oct 2011 - 21:00
"E rrallë, kjo mplakje ka ndodhur brenda “pak ditëve”"
me
"Mjekësia në shok, 23-vjeçarja shndërrohet në plakë 70-vjeçe"

u bashkuan
Sponsored content

Mjekësia në shok, 23-vjeçarja shndërrohet në plakë 70-vjeçe Empty Re: Mjekësia në shok, 23-vjeçarja shndërrohet në plakë 70-vjeçe

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi