Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vogëlushja e mplakur Empty Vogëlushja e mplakur

Sat 27 Oct 2012 - 11:17
Vogëlushja e mplakur Kinezja

Vogëlushja e mplakur Kinezja1(1)

Vogëlushja e mplakur Kinezja-mplakur1

Një vajzë 1-vjeçare kineze vuan nga një çrregullim i rrallë lëkure që e bën atë të duket si një grua e moshuar. Yuxin Xiaoli është e prekur nga cutis laxa, një çrregullim që e bën lëkurën jo elastike dhe të varur.

Vogëlushja ka rrudha në fytyrë, ndërsa në trup gjendja e lëkurës është edhe më e keqe. Nëna e saj thekson: “Lëkurën e kishte kështu që kur lindi, por nuk i vumë rëndësi sepse menduam që të gjithë fëmijët janë kështu. Edhe analizat para lindjes nuk treguan asgjë anormale.”
Ndërsa gjyshja e vajzës 1-vjeçare tregon: “Duket si një plakë e vogël. Herën e fundit që e çova tek doktori ta vizitoja, fëmijët e tjerë u trembën dhe nisën të qanin kur e panë. Më ka zënë frika ta nxjerr jashtë sepse të gjithë e shohin si të ishte UFO.”
Yuxin ka gjithashtu probleme me zemrën, ka pneumoni dhe astmë. Shumicën e kohës ajo e kalon në spitalin e fëmijëve në Zhengzhou. Vetëm vitin e kaluar, familja e vogëlushes ka harxhuar rreth 10 mijë dollarë për trajtimin e saj mjekësor.
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Vogëlushja e mplakur Empty E pabesueshme! Vajza 1 vjeçe e izoluar në trupin e një plake! (foto)

Sat 27 Oct 2012 - 13:59
Vogëlushja e mplakur Femija-1-300x200Vogëlushja Yuxin Xiaoli nga Kina, është vetëm një vjeçe, por ngjanë si një e moshuar, si pasoje e një sëmundje të rrallë të lëkurës!
Vuan nga cutis laxa, citon alb-observer.com, një çrregullim i rrallë i indeve lidhës, si pasoj e së cilës lëkura e të sëmurit, është kaq elastike, saqë varet duke krijuar vathë/vargje…!
Fytyra e Yuxin është e mbushur me rrudha dhe lëkura e saj, në nofull dhe në faqe i varet, ndërsa në pjesët e tjera të trupit lëkura është edhe më e “lirë”…!

“Kur u lind, lëkura e saj ishte shumë e lirë, por ne kujtuam se kështu janë dhe lindin të gjithë fëmijët”, deklaroi 13-vjeçarja nëna e saj, e cila shtoi se çdo test që kishte bërë gjatë periudhës së shtatzënisë, treguan çdo shkonte mirë.
Por, gjendja shëndetësore e vogëlushes, sa vjen dhe përkeqësohet: “Ngjanë me një plakë”, thotë gjyshja e vogëlushes. “Herën e fundit që e çuam te mjeku, ishte dhe një fëmijë tjetër aty, që u tremb shumë kur e pa. Kam frikë ta nxjerrë jashtë, pasi njerëzit e shikojnë si një përbindësh”, shtoj ajo më tej.
Vogëlushja e mplakur Femija-2
Gjithashtu, citon alb-observer.com, Yuxin vuan edhe nga sëmundjet e zemrës kongjenitale, pneumoni dhe astmë, dhe shpenzon shumë kohë në spitalin pediatrik në Zhengzhou, kryeqyteti i provincës Henan.
Si dhe flokët e saj duhet të mbahen të shkurtra, me qëllim që mjekët te munden t’i bëjnë asaj gjilpëra në kokë.
Vogëlushja e mplakur Femija-3
Vitin e shkuar, prindërit e vogëlushes shpenzuan 10.000 vetëm për terapitë e saj. Edhe pse gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë, prindërit e Yuxin, shprehen se ajo ashë një vogëlushe shumë i lumtur dhe i gjallë.
“Ka shumë energji dhe është shumë e zgjuar. Gjithmonë imiton të tjerët dhe imiton çdo imazh që shikon në ftyrat e të tjerëve”, shprehet gjyshja e saj./alb-observer.com/
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Vogëlushja e mplakur Empty Re: Vogëlushja e mplakur

Sat 27 Oct 2012 - 14:10
"E pabesueshme! Vajza 1 vjeçe e izoluar në trupin e një plake! (foto)"
me
"Vogëlushja e mplakur"

temat u bashkun
Sponsored content

Vogëlushja e mplakur Empty Re: Vogëlushja e mplakur

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi