Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Ak-47
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 13657
<b>Hobi</b> Hobi : Cdo gje
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/02/2011

Vogëlushja 10-vjeçare zbulon supernovën Empty Vogëlushja 10-vjeçare zbulon supernovën

Mon 25 Apr 2011 - 16:00
Kanadezja 10-vjeçare, Kathryn Gray, është bërë personi më i ri që ka zbuluar një supernova – shpërthimin e yjeve që për disa çaste ndriçojnë tërë galaksinë.
Vogëlushja ka studiuar të dhënat nga observatorët amatorë, të cilët i ishin dërguar babait të saj. Ajo ka vërejtur supernovën më 2 janar.
Supernovat janë ngjarje shumë të rralla dhe tregojnë vdekjen e yjeve disa herë më të mëdhenj se Dielli.
Supernova është zbuluar në galaksinë UGC 3378 rreth 240 milionë vjet drite larg nga toka në yjësinë Camelopardalis.
Paul, babai i vajzës, i cili është astronom amator, e ka ndihmuar Kathryn në zbulim, ashtu që i ka treguar se si të dallojë asteroidet dhe të kontrollojë listën e supernovave të njohura tani për tani.
Në deklaratën e Shoqatës Astronomike Kanadeze (RASC), zbulimin e ka konfirmuar astronomi i pavarur dhe zyrtarisht është regjistruar.
Në gjurmimet për supernova përfshihet vështrimi i përgjithshëm i imazheve të vjetra të fushave yjore dhe krahasimi i tyre me fotografitë e reja.
Kathryn ka bërë me gisht nga ekrani dhe ka pyetur “A është supernova?” Jam përgjigjur pozitivisht. Është fantastike që dikush kaq i ri të interesohet me pasion për astronominë. Ky është zbulim me të vërtetë i pabesueshëm”, ka thënë Paul Gray për mediet lokale. Supernova e re ka fituar emrin “Supernova 2010 lt”.
Supernova e fundit në galaksinë tonë ka ndodhur para disa qindra vjetësh.
Në deklaratën e RASC theksohet që supernovat veçanërisht u interesojnë astronomëve, sepse krijojnë shumicën e elementeve kimike me ndihmën e të cilave është krijuar toka dhe planetët e tjerë. Supernovat e largëta mund të përdoren për të supozuar madhësinë e gjithësisë sonë.
Vogëlushja 10-vjeçare zbulon supernovën Supernova-300x173
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi