Itali, 30-vjecarja lind katërnjakë
Sun 9 Oct 2011 - 13:58
Një grua në Itali ka lindur katërnjakë; për ekspertët shanset që gjërat të shkonin mirë deri në fund ishin një me 800 mijë.
Rosaria Curtese, 30 vjec, nënë e tre fëmijëve shtatë, pesë dhe tre vjec solli në jetë edhe katërnjakët në3 spitalin e Sant'Anna në Torino. Gruaja tha për gazetën "La Stampa", se që prej ditës që ishte martuar kishte dashur që të kishte një familje të madhe, por nuk kishte menduar që në tentativën e katërt për t'u bërë nënë, do të gëzohej me katër fëmijë njëherësh.
Rosaria dhe bashkëshorti i saj Massimo 39 vjec tashmë janë prindër të katërnjakëve Axel, Tracy, Alyssa, Faith si dhe të tre fëmijëve më të mëdhenj, Ethan, Aida dhe Dilan.
Babai i fëmijëve thotë se kur mësuan se do të ishin prindër edhe të katërnjakëve u trembën, por nuk menduan asnjëherë që t'i abortonin apo të eliminonin ndonjë prej fetuseve.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi