FBI bën gati programin për identifikimin përmes imazhit të fytyrës
Sun 9 Oct 2011 - 14:10
FBI do të aktivizojë në disa shtete brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës një program që do të mund të identifikojë të dyshuarit nisur nga identifikimi i fytyrës. Programi që bën pjesë në investimin prej 1 miliard dollarësh që përmban të dhënat e tanishme të shenjave të gishtave do të nisë të punojë që prej mesit të janarit dhe do të lejojë policinë të kapë kriminelët në një mënyrë më të shpejtë pasi veç shenjës së gishtave do bëjë identifikimin vetëm nga imazhi i fytyrës. Në këtë sistem do të bashkëngjiten edhe identifikimet nga zëri i personit. FBI thotë se kjo teknologji do ti japë zgjidhje shumë situatave në të cilat policia ka patur imazhin e fytyrës së dikujt por nuk ka arritur ta gjejë se kush është në të vërtetë identiteti.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi