Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Topi jep titullin: Aktori Reshat Arbana, Nderi i Kombit Empty Topi jep titullin: Aktori Reshat Arbana, Nderi i Kombit

Sun 9 Oct 2011 - 14:40
Topi jep titullin: Aktori Reshat Arbana, Nderi i Kombit Reshat_arbana
Aktori i mirënjohur shqiptar Reshat Arbana, është nderuar me çmimin nderi i kombit nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Në një ceremoni të veçantë të organizuar me figura të njohura të Tiranës, intelektualë dhe artdashës, familjarë dhe miq, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit të dekorimit Kryetari i Shtetit i dorëzoi zotit Arbana urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës në shenjë vlerësimi “Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Presidenti Topi, në çastin kur po i dorëzonte aktorit të shquar Urdhrin e lartë në shenjë nderimi dhe respekti për ato role që i ka dhënë artit shqiptar theksoi se: “duke parë një vepër që ka mbetur në memorien e kombit dhe duke pasur parasysh faktin që juve ju duan njerëzit në Shqipëri, shqiptarët në Kosovë e Maqedoni, në Mal të Zi e në diasporë., kudo. Keni interpretuar dhjetëra filma, keni interpretuar vepra të Fishtës, të Ali Asllanit, por edhe të njerëzve të thjeshtë. Sinqerisht asnjëherë nuk ju kam parë më të emocionuar se sa sonte. Juve ju duan, sepse kanë arsye t’ju duan, sepse ju jeni një aktor i madh dhe sepse keni mbetur shumë i thjeshtë dhe jeni një njeri fisnik. Ju jeni pjesë e tyre dhe kam një detyrim institucional, por edhe nëse do të kisha qenë pjesë e thjeshtë e shoqërisë, do të isha bërë pjesë e propozimit për t’ju dhënë këtë titull.”

Duke e falenderuar Presidentin Topi për nderimin e lartë që iu bë, zoti Reshat Arbana u shpreh se ndihet shumë i gëzuar, shumë i emocionuar dhe tepër i respektuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi