Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dako i jep titullin “Nderi i qytetit” legjendës botërore të atletikës Pietro Mennea Empty Dako i jep titullin “Nderi i qytetit” legjendës botërore të atletikës Pietro Mennea

Thu 24 May 2012 - 21:20
Dako i jep titullin “Nderi i qytetit” legjendës botërore të atletikës Pietro Mennea IMG_4337-239x300Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka pritur në një takim legjendën botërore të atletikës, Pietro Mennea, i cili ndodhet në Shqipëri me rastin e zhvillimit të kupës së atletikës që mban emrin e tij. Në këtë takim, Dako i ka dhuruar atij titullin “Nderi i Qytetit” të Durrësit me motivacionin “Njeriut që me vullnetin dhe talentin e tij të jashtëzakonshëm vërtetoi se energjia njerëzore nuk ka kufij”.

Kryebashkiaku Dako ka biseduar me rekordmenin Mennea edhe në lidhje me bashkëpunimet e mundshme midis Durrësit dhe qyteteve italiane sa i përket zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme sportive e kryesisht atyre të atletikës.

Mennea nga ana e tij pasi ka shprehur kënaqësinë për mikpritjen që iu ofrua në Durrës si dhe për titullin që iu akordua deklaroi se midis dy vendeve tona do të ketë bashkëpunime të frytshme sportive dhe se vendit tonë nuk i mungojnë talentet edhe në sportin e atletikës. Mennea i ka dhuruar kryebashkiakut Dako bluzën sportive ku ishte stampuar rekordi i tij në 200 metra si dhe një libër që pasqyron karrierën e famshme sportive të legjendës së atletikës.Dako i jep titullin “Nderi i qytetit” legjendës botërore të atletikës Pietro Mennea IMG_4373-300x186Menea ka mbërritur ne Shqipëri ne kuadër te turneut ndërkombëtar e organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikes. I ashtuquajturi “Shigjeta e Jugut” ishte mbajtësi i rekordit botëror ne vitet ‘79-‘96 në garën e 200 metrave.

Fitues i shume medaljeve, 59-vjeçari italian shkroi emrin e tij në historinë botërore të atletikes kur në vitin 1979 vendosi rekordin botëror në 200 metra me kohën 19 sekonda 72 të qindat, që vazhdon ende të jetë i pathyeshëm në Evropë. Kupa ndërkombëtare “Pietro Menea” organizohet në Tiranë dhe ne këtë event marrin pjesë 150 atletë meshkuj dhe femra nga të cilët 40 vetëm nga Ballkani në 7 disiplina të ndryshme. /M.Brunga/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi