Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ekstradohet nga Italia i dënuari me 25 vjet burg për vrasje Empty Ekstradohet nga Italia i dënuari me 25 vjet burg për vrasje

Wed 12 Oct 2011 - 19:21
Ekstradohet nga Italia i dënuari me 25 vjet burg për vrasje Policia1
Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në Shqipëri me 25 vjet burg për vrasje, është ekstraduar sot nga Italia në drejtim të Shqipërisë.
“Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme, rreth orës 13:00, kreu ekstradimin nga Roma, Itali, drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Dashamir Novrus KOLGJINI, vjeç 39, lindur në Elbasan”, thuhet nga policia.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.236, datë 13.10.1995, e ka dënuar shtetasin Dashamir KOLGJINI, me 25 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje për shkaqe të tjera të dobëta“ dhe “Armëmbajtje pa leje“, parashikuar nga nenet 84/a dhe 224/1, të Kodit të Vjetër Penal. Pjesa e mbetur e dënimit për këtë shtetas është 21 vjet burg.
Shtetasi Dashamir Kolgjini është shpallur fajtor pasi më datë 23.11.1994, në qytetin e Elbasanit, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit Ilir (Rudi) Lazarani, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 03.05.2001, në Itali, u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi