Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani Empty Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani

Tue 22 Nov 2011 - 16:42
Dënohet me 2 vjet burg për vrasje, djali i aktores Luiza Xhuvani 48472_1TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar përfundimisht me 2 vite burg Kostanidin Xhuvanin, djalin e deputetes Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili më datë 12 shkurt 2011 vrau Alfred Musabelliun. Në vendimin e Gjykatës, i cili mban datën 14 nëntor 2011, dënohet me 14 muaj dhe Albi Zela, mbi të cilin rëndonte vetëm akuza e “moskallëzimit të krimit”. Kostandin Xhuvani u arrestua vetëm 3 muaj pas kryerjes së krimit pas negociatave të vazhdueshme të policisë dhe të familjarëve për dorëzimin e tij, pasi menjëherë pas vrasjes ju fsheh policisë.
Vendimi
Procesi gjyqësor në ngarkim të Kostandin Xhuvanit dhe Albi Zelës ka zgjatur vetëm 21 ditë, pasi dy të pandehurit kërkuan nga trupi gjykues aplikimin e gjykimit të shkurtuar. Vetëm 3 javë pas nisjes së procesit, togat e zeza dolën në konkluzionin se Xhuvani dhe Zela duhet të shpalleshin fajtorë. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostandin Xhuvani për kryerjen e veprës penale të “vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani, për kryerjen e veprës penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe dënimin e tij me 1 vit burgim. Në bashkim të dënimeve, të pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani i caktohet një dënim i vetëm prej 3 vjet burgim. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Kostandin Gjergj Xhuvani dënohet me 2 vjet burgim”, – thuhet në vendimin e Gjykatës. Gjithashtu u vendos deklarimi fajtor i Albi Zelës për kryerjen e veprës penale të “moskallëzimit të krimit” dhe dënimin e tij përfundimtar me 14 muaj burgim.
Ngjarja
Në datën 12 shkurt 2011, rreth orës 07:30 të mëngjesit, në rrugën “Ali Visha”, në banesën private në pronësi të Sh.Zela, Kostandin Xhuvani ka vrarë me armë zjarri pistoletë për motive të dobëta Alfred Musabelli dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima, Alfred Musabelli së bashku me dy shokët e tij, A.G. dhe P.P. ka shkuar në banesën e Albi Zelës për t’u sqaruar lidhur me një konflikt që kishin pasur më parë me njëri-tjetrin. Pasi ka hyrë në banesë, Musabelliu është takuar me të dhe me Konstandin Xhuvanin, ndërsa dy shokët e tij kanë qëndruar jashtë banesës. Pasi janë takuar, viktima dhe Albi Zela kanë filluar të konfliktohen me njëri-tjetrin. Aty ka ndërhyrë edhe Konstandin Xhuvani, i cili menjëherë ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar Alfred Musabelliun në kokë, nga pjesa e përparme, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Pasi kanë dëgjuar të shtënat A.G. dhe P.P. janë larguar me vrap të frikësuar. Në këtë moment Konstandin Xhuvani dhe Albi Zela kanë dalë jashtë nga shtëpia dhe i kanë ndjekur nga pas, ku Konstandini ka qëlluar me pistoletë, ndërsa Albi me gurë. Nga hetimi i prokurorëve dhe policisë është zbuluar se pas vrasjes, 22-vjeçari Kostandin Xhuvani është larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin me targa DR 60.. A, kurse Albi Zela është larguar dhe ka shkuar në banesën e dajës së tij, ku edhe është kapur më pas nga policia. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes, Kostandin Xhuvani u arratis për tu dorëzuar 3 muaj më pas negociatash intensive mes të afërmve të tij dhe policisë së Tiranës.

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi