Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Dënohet 4 vjet burg për mbajtje kokaine në stomak  Empty Dënohet 4 vjet burg për mbajtje kokaine në stomak

Sat 26 Mar 2011 - 11:51
Dënohet 4 vjet burg për mbajtje kokaine në stomak  F.0325175519177_m
Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi të premten me 4 vjet e tetë
muaj burg shtetasin Arjan Korça për trafikim të narkotikeve. Arjan Korça
u arrestua mbrëmjen e 12 nëntorit 2010 në ambientet e sallës
kirurgjikale të urgjencës "Nënë Tereza" në kryeqytet, pasi mjekët i
nxorën 290 gram kokainë të fshehur në 44 kapsula

Sipas Prokurorisë, Korça kishte disa ditë që kishte ardhur
në Shqipëri pas një vizitë disa ditore në Francë, por nuk ka mundur të
nxjerrë qeset me droge që ndodheshin në stomakun e tij. Korça u paraqit
vetë në spital pas shqetësimeve të shumta në stomak dhe dyshimit se
qeset me kokaine mund të ishin çarë. Policia në bashkëpunim me krimet e
rënda ka nisur hetimet për llojin e ri të trafikut drejt Shqipërisë.
/Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi