Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Nuk ktheu borxhet, dënohet me 10 vjet burg për “mashtrim” Empty Nuk ktheu borxhet, dënohet me 10 vjet burg për “mashtrim”

Sat 30 Mar 2013 - 13:44
TIRANE – Një 60-vjeçar është dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “mashtrimit”. Sipas vendimit të shpallur pak ditë më parë, i pandehuri Pandeli Ciko u shpall i fajshëm për mashtrimin e tre personave, të cilëve u kishte marrë shuma të konsiderueshme parash dhe nuk ua kishte kthyer më. Nga vendimi bëhet e ditur se shumat e pakthyera ishin në total gati 80 mijë euro dhe 20 mijë paund. Ato ishin marrë në periudhën 2003-2007. Në arsyetimin e vendimit thuhej se Ciko u kishte marrë shumat e parave duke u premtuar të dëmtuarve kthimin e tyre. Madje, në disa raste ai u ka bërë deklarata noteriale, duke u premtuar kthim me interes. Sipas Gjykatës, në rastin e të dëmtuarit P.Zelka, i pandehuri ka lënë si garanci pasurore një truall dhe disa kamionë, të cilët i ka shitur më pas. “Rezulton e provuar fakti se i pandehuri nëpërmjet përdorimit të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit ka vjedhur pasurinë e shtetasve P. Zelka, S. Gjoka dhe V. Kovaçi. I pandehuri Pandeli Ciko u ka kërkuar këtyre dëshmitareve shuma parash, me qëllim për të blerë tokë dhe për të zhvilluar aktivitetin e tij privat. Ka rezultuar se i pandehuri nuk e ka blerë tokën që ka pretenduar. E ka ditur që ai nuk ka pasur mundësi shlyerjeje të shumave të parave, por përsëri i ka kryer këto veprime, për shkak të nevojës për para, pasi siç rezulton nga deklarimet ai ka pasur shumë detyrime”, thuhej në vendim./panorama.com.al/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi