Gjirokastër, tentoi të trafikojë 75 kg drogë, arrestohet studenti i letërsisë
Thu 13 Oct 2011 - 19:06
Një student i Gjuhë-letërsisë në Universitetin e Gjirokastrës është arrestuar nga policia me 75 kilogramë drogë. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale e cila theksoi se 21-vjeçari nga Dibra Indrit Muliu student i vitit të tretë në degën e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, është arrestuar me urdhër të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Sipas hetimeve, dyshohet se më 11 qershor 2011 gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar nga ana e Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut, në vendin e quajtur Gryka e Bogazit përballë fshatit Radat të rrethit Gjirokastër pranë kufirit të gjelbër me Greqinë, u kapën dhe më pas u sekuestruan rreth 75 kg marijuanë. Bashke me lëndën narkotike, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, si dhe u shpallën në kërkim policor tre të tjerë. Njëri prej tyre, ishte studenti Indrit Muliu.
Studenti i letërsisë, së bashku me personat e tjerë, akuzohen se në orët e para të mëngjesit të 11 qershorit, ishin duke transportuar katër çanta me lëndë narkotike në drejtim të Greqisë, por janë bllokuar nga forcat policore të cilave u shpëtoi 21vjecar nga Dibra.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi