Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjirokastër, bllokohen 20 kg drogë Lazarati, arrestohet transportuesi Empty Gjirokastër, bllokohen 20 kg drogë Lazarati, arrestohet transportuesi

Sat 10 Sep 2011 - 13:15
Një sasi prej 20 kg mariuanë është sekuestruar nga policia në Gjirokastër ku është arrestuar edhe poseduesi i saj, shtetasi Vilson Rrushi, me origjine nga Librazhdi dhe aktualisht banues ne Gjirokastër.Droga është kapur gjatë një operacioni të zhvilluar disa ditë më parë nga ana e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, shtetasi Vilson Rrushi , gjatë orëve të mbrëmjes, transportonte me një automjet një çantë të madhe shpine të mbushur me pako në formë të rrumbullakët të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike mariuanë.Ky shtetas e kishte blerë lëndën narkotike në fshatin Lazarat dhe do ta transportonte në drejtim të Tiranës. Specialistët e Seksionit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër si dhe Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë marrë informacion në rrugë operative se ky shtetas ishte duke udhëtuar në rrugën nacionale , poshtë fshatit Lazarat në drejtim të Gjirokastrës.Në momentin që forcat e Policisë kanë bërë bllokimin e rrugës, shtetasi i lartpërmendur, ka ndërruar rrugë duke u futur në një rrugë qorre në vendin e quajtur N.SH.N, në hyrje të qytetit Gjirokastër dhe pasi ka çarë gomën e automjetit të tij, e ka braktisur atë dhe duke përfituar edhe nga errësira është larguar me shpejtësi duke i shpëtuar ndjekjes së forcave të Policisë.
Nga kqyrja e automjetit të bërë nga ana e grupit hetimor, rezultoi se në bagazhin e këtij automjeti, u konstatua një çantë e madhe shpine, ku brenda saj kishte 17 pako të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishte lëndën narkotike mariuanë me peshë të ndryshme, gjithsej rreth 20 kilogramë. Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi