Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Gjirokastër, bllokohen 200 kg marijuanë  Empty Gjirokastër, bllokohen 200 kg marijuanë

Thu 22 Nov 2012 - 11:28
Gjirokastër, bllokohen 200 kg marijuanë  Droga1

Policia në qytetin e Gjirokastrës ka sekuestruar mëngjesin e së enjtes një sasi lënde narkotike prej 200 kilogramë marijuanë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave transportuesi i sasisë së drogës ka arritur të arratiset duke u shpëtuar prangave.

Burimet saktësojnë se bëhet fjalë për një të ri 24-vjeçar, i cili braktisi makinën sapo pa uniformat blu dhe që tani është shpallur në kërkim.

Autoritetet policore shtojnë më tej se, droga ishte e ndarë në 200 pako me nga 1 kilogramë marijuanë secila dhe se si destinacion përfundimtar kishte Italinë.

Një ditë më parë, në një operacion të ngjashëm, policia e Gjirokastrës sekuestroi 30 kg marijuanë dhe këtë herë arriti të kapte transportuesit.

Ata ishin vëllezërit Iqmet dhe Vladimir Ibrushi, nga Berati, të cilët u kapën në flagrancë me sasinë e drogës në zonën e Hormovës.

Në këtë rast policia lokale bëri të ditur se droga vinte nga Lazarati dhe do të transportohej në Tiranë.

Ndërsa sasia më e madhe e konfiskuar së fundmi ishte ajo prej 883 kilogramësh kanabis nga autoritetet helene në kufirin shqiptaro-grek, në zonën malore të Gumenicës.

Policia njoftoi më herët gjatë muajit se sasia e narkotikëve ishte vendosur në 25 thasë të fshehur me kujdes në disa shkurre dhe ruhej nga pesë persona të armatosur me kallashnikovë dhe karabina.

Anti-droga greke kishte vënë në monitorim zonën, pasi prej ditësh kishte marrë informacion se persona të panjohur dërgonin lëndë narkotike të ngarkuar në kafshë nga zona malore që ndan dy vendet në drejtim të zonës së Filatit.

olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

Gjirokastër, bllokohen 200 kg marijuanë  Empty Re: Gjirokastër, bllokohen 200 kg marijuanë

Thu 22 Nov 2012 - 11:33
Nuk mbaron droga aty jo
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi