Sarandë, qëllohen me armë në makinë dy persona, autori në kërkim
Thu 13 Oct 2011 - 19:07
Dy persona janë qëlluar me armë mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.2 të Sarandës, ndërsa policia deklaroi se autori i ngjarjes u shpall në kërkim me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 kur është marrë njoftimi se në lagjen “Nr. 2 “ Sarandë, është qëlluar me armë zjarri. Menjëherë në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka kryer veprimet e para procedurale nga të cilat ka rezultuar se:
Në afërsi të shkollës 9-vjecare “Adem Shena” në lagjen “Nr. 3” për motive të dobëta është qëlluar 3 (tre) herë me armë zjarri tip automatik në drejtim të automjetit tip Mercedes-Benz me targa të huaja, brenda të cilit ndodheshin shtetasit Isuf Kadri Jace, vjec 44, lindur dhe banues në Sarandë në lagjen “Nr. 3”, drejtuesi I automjetit, person me precedent penal, si dhe shtetasi Arjan Qani Lushkaj, vjec 30, lindur në fshatin Corush, Mallakastër dhe banues në lagjen “Nr. 3 Sarandë.
Nga të shtënat e armës nuk ka pasur persona të dëmtuar, ndërkohë që autori I kësaj ngjarjeje është larguar në drejtim të paditur më një automjeti tip AUDI A4 ngjyrë gri. Në vendin e ngjarjes në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe fishek. Nga hetimet e kryera është bërë e mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje I cili dyshohet që të jetë shtetasi Edjon Ali Muskaj, vjec 28, lindur në Fier dhe banues në Sarandë në lagjen “Nr. 1”.
Nga Komisariati I Policsë Sarandë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 76, 22, 278/2 dhe 274 të Kodit Penal.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi