Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sarandë, tenton të vrasë me thikë 43-vjeçarin, arrestohet autori Empty Sarandë, tenton të vrasë me thikë 43-vjeçarin, arrestohet autori

Thu 29 Sep 2011 - 16:11
Një shtetas është arrestuar nga policia me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë pasi rreth orës 14:30 nga Salla Operative e Komisaritit Sarandë është marrë njoftimi se në vendin e quajtur ish-Axhensia e autobuzëve dy persona janë duke u konfliktuar dhe njëri prej tyre ka goditur me thikë shtetasin A. K., vjeç 43, banues në lagjen “Nr. 2” Sarandë duke i shkaktuar dëmtime të lehta.Pas marrjes së njoftimit Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Shetit ka shkuar në vendngjarje dhe kaneutralizuar e shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin Lavdërim Barjam Isufaj, vjeç 56, banues në fshatin Gjashtë Sarandë.Nga veprimet e hetimore ka rezultuar se shtetasi Lavdërim Isufaj për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A. K., vjec 43. Nga Seksioni Kundër Krimit të Organizuar e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Sarandë është kryer arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 76 e 22 i Kodit Penal.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi