Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vlorë, vjehrra tenton të vrasë me thikë dhëndrrin, arrestohet Empty Vlorë, vjehrra tenton të vrasë me thikë dhëndrrin, arrestohet

Fri 30 Sep 2011 - 15:19
Vlore – Lajmifundit – Një grua 48-vjeçare ka tentuar dje të vrasë me thikë dhëndërrin e tij të cilin e ka plasogur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar më pas nga policia.Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të policisë që thanë se rreth orës 17:45 në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Pavarësia” në afërsi të lokalit “Eko Bet” një grua ka qëlluar me një mjet të mprehtë shtetasin S. R. vjec 31 lindur dhe banues në lagjen “28 Nëntori” Vlorë, duke i shkaktuar atij dy carje në trup dhe më pas është larguar menjëherë.Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit të cilat vetëm pak minuta më vonë kanë bërë të mundur kapjen e autores së kësaj ngjarjeje e cila është Bukurie Remzi Bajramaj, 48 vjece, lindur në Shijak Durrës dhe banuese në lagjen “29 Nëntori” Vlorë.Gjithashtu policia ka bllokuar në cilësinë e provës materiale edhe thikën me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi, ndërkohë që shtetasi i dëmtuar është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë.Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se autorja e kësaj ngjarjeje dhe I dëmtuari kanë lidhje krushqie me njëri-tjetrin (vjehrre–dhëndër) dhe se motivi i kryerjes së krimit ka qënë për shkak të konflikteve familjare. Policia e Vlorës tha se po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Aktualisht shtetasi S. R. vjec 31, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin rajonal Vlorë.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë parashikuar nga nenet 76 e 22 të Kodit Penal.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi