Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ajo...
Ajo...
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 21467
<b>Hobi</b> Hobi : .
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Te shpia Re
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011

Shenjat që bebi juaj është sëmurë Empty Shenjat që bebi juaj është sëmurë

Sat 15 Oct 2011 - 14:52
Shenjat që bebi juaj është sëmurë Bebi
Si prinder te rinj qe jeni, keni kaluar 9 muaj duke u pergatitur qe te mireprisni bebin ne shtepine tuaj. Megjithate, ndoshta nuk jeni e pergatitur per te kuptuar se kur bebi eshte semure dhe si te menaxhoni situata te tilla kur ai/ajo ka nevoje per ndihme.
Me poshte jane 8 shenja semundjeje per foshnjat nen 6 muaj, dhe keshilla te pergjithshme se kur keni nevoje vertet per te thirrur nje mjek.

Temperatura
Vete temperatura nuk eshte semundje, por eshte pergjigja e bebit ndaj nje semundje- zakonisht ndonje infeksioni. Telefonojini doktorit nese foshnja eshte me i vogel se 3 muaj dhe ka temperature rektale mbi 38 grade, ose nese bebi juaj eshte mes 3 dhe 6 muajsh dhe ka temperature mbi 38 e tre grade Celsius. Edhe nese temperature eshte me e ulet se keto, telefonojini mjekut nese bebi ka skuqje, irritohet, nuk do te ushqehet, mezi mer fryme, qafe te ngurte, vjellje ose diare te vazhdueshme, dhe tregon shenja dehidratimi.
Dehidratim
Dehidratimi mund te ndodhe nese bebi nuk po ushqehet sic duhet, ka temperature, eshte ne nje mjedis shume te ngrohte, ose ka diare dhe vjellje te vazhdueshme. Mund t’a dalloni dehidratimin nese bebi ka gojen ose mishrat e thate, e lag pampersin me rralle, nuk nxjerr lot kur qan ose kur fontaneli (pjesa e bute ne maje te kokes) duket sikur po zhytet ngadale. Nese mendoni se bebi eshte i dehidratuar telefononin mjekun.
Diarre
Diarea eshte e zakonshme tek te miturit, por telefononi mjekun nese; shihni gjak ne jashteqijte (e cila mund te duket e kuqe e ndezur, ose akoma me keq, e zeze), bebi ben cicin me shume se 6 here ne dite ose nuk pine lengje, ose tregon shenja dehidratimi.
Vjellja
Te miturit zakonisht nxjerrin peshtyme, por duhet te shqetesoheni nese vjell shpesh. Vjellja nuk eshte serioze nese ndodh vetem nje ose dy here. Gjithsesi, nese ndodh me shpesh, permban gjak ose eshte jeshile ne ngjyre, ose nese bebi duket i dehidratuar, telefononi mjekun.
Veshtiresi ne frymemarrje
Nese bebi ka probleme ne frymarrje, duhet te telefononi mjekun urgjentisht.
Shenjat e meposhtme tregojne se bebi ka probleme me frymarrjen:
Bebi merr fryme me shpesh se zakonisht Indi midis brinjeve, poshte dy kockave te shpatullave, ose ne pjesen e siperme te barkut thithet brenda kur bebi merr fryme. Koka e bebit rri e varur buzet ose lekura e bebit merr ngjyre te kaltert.
Skuqje, Rrjedhje ose gjakderdhje
Nese kerthiza e bebit tuaj ose penisi i skuqet, ka rrjedhje ose nxjerr gjak, njoftoni menjehere mjekun. Keto jane shenja te nje infektimi.
Puçrra
Pucrat (me skuqje lekure), jane normale tek bebet, por telefonojini nje mjeku nese pucrat mbulojne nje pjese te madhe, sidomos ne fytyre, ose shoqerohet nga temperature, rrjedhje, gjakderdhje enjtje, ose nese pucrat duken te infektuara.
Te ftohtit
Infeksione te frymemarrjes shkaktohen nga nje virus dhe jane te shpeshta tek te miturit. Zakonisht zgjasin 1 ose 2 jave duke u shoqeruar me rrjedhje hundesh, temperature dhe oreks te dobet per disa dite, dhe nje kolle qe mund te zgjase 2 deri ne 3 jave. Simptoma me te renda kerkojne kujdesin e mjekut.Infeksione te frymemarrjes shkaktohen nga nje virus dhe jane te shpeshta tek te miturit. Zakonisht zgjasin 1 ose 2 jave duke u shoqeruar me rrjedhje hundesh, temperature dhe oreks te dobet per disa dite, dhe nje kolle qe mund te zgjase 2 deri ne 3 jave. Simptoma me te renda kerkojne kujdesin e mjekut.
Telefonojini mjekut nese: Temperatura e bebit eshte me e larte se 38 per te miturit nen 3 muaj ose me e larte se 38 e tre per te miturit midis 3 dhe 6 muaj.

Nese bebi ka skuqje dhe veshtiresi ne frymarrje pershkruar si me siper.

Bebi juaj grindet dhe qan shume. Kolla e bebit tuaj eshte e rende e nuk pushon, ose nese nxjerr dhe gjak. Bebi po vjell. Simptomat e bebit zgjasin me shume se 2 jave.

Se fundmi, ne te gjitha rrethanat, ne qofte se ju jeni shume e shqetesuar pasi femija juaj duket me te vertete i semure, besojini instinkteve tuaja dhe thirrni mjekun/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi