Kush ka kaluar dëshpërim në dashuri, nuk i beson asaj
Sun 16 Oct 2011 - 1:34
Dëgjojmë gjithmonë mendime të ndryshme të njerëzve lidhur me dashurinë. Shumë prej tyre janë të mendimit se nuk ka dashuri. Këta njohës të vetëquajtur, thonë se dashuria është kategori e vjetëruar dhe se në të besojnë vetëm romantikët dhe fëmijët e vegjël. Pa fije dyshimi ky mendim është kryekëput i gabuar. Njerëzit që e mohojnë dashurinë, këtë e bëjnë herë-herë për hir të pozës me të cilën duan t’u imponohen njerëzve naivë. Mirëpo shumica e njerëzve të tillë flet në bazë të dëshpërimeve që kanë përjetuar në dashuri, nga se ata vetë nuk kanë pasur sukses të krijojnë marrëdhënie të lumtura me personin e dashur dhe të krijojnë vatrën e ngrohtë të dashurisë. Sidoqoftë, dashuria e vërtetë nuk duhet kuptuar si mahnitje romantike e të rinjve, që ka si rezultat bashkimin e personave të gjinive të kundërta dhe marrëdhënie të lumtura ose më pak të lumtura. Dashuria është formë e marrëdhënieve reciproke, me anë të së cilës krijohet një lidhje e ngushtë e një njeriu me botën objektive që e rrethon. Kështu dashuria bëhet qëndrim permanent dhe në çdo situatë e pranishme te individi ndaj ambientit. Ky qëndrim në radhë të parë është bazuar në ndjenjat dhe përjetimin e thellë intim, ku gjykimi objektiv luan rol të dorës së dytë. Aq më tepër dashuria e tillë nuk është e lidhur vetëm me disa perioda të caktuara të jetës së njeriut, por është normalisht prezente të njeriu prej fëmijërisë më të hershme e deri në vdekje. Po të shohim rreth vetes, do të shohim se aftësia e të dashuruarit te njeriu ekziston gjatë gjithë jetës. Aftësia që të dashurojmë është e lidhur ngushte me jetën tonë shoqërore dhe plotëson figurën sociale të çdo njeriu. Jeta dhe marrëdhëniet në kolektiv ndikojë në formimin e karakterit dhe në të gjitha ndjenjat, pra edhe në dashuri. Marrëdhëniet e prindërve me fëmijët e tyre kanë domethënie të madhe. Atmosfera e ftohtë, pa afërsi, përzemërsi, mund të ketë si pasojë, në sferën emocionale të fëmijës, ndjenjën e përhershme se nuk e do askush. Në jetën e mëvonshme personat e përcjell vazhdimisht ndjenja se gjithmonë u është mohuar diçka që u perkat, se janë të dëmtuar në ndonjë mënyrë. Prandaj është plotësisht e kuptueshme pse këta njerëz gjithmonë marrin qëndrim negativ ndaj rrethit dhe pse prej tyre shpërthen pakënaqësia e revolta. Këto persona nuk kanë aftësi të plotë për të dashuruar, kërkojnë dhe presin vazhdimisht t’i dashurojë dikush. Nga ana tjetër, kujdesi i tepruar i prindërve dhe dashuria tepër e shprehur e tyre i lidhin pa masë fëmijët për prindërve, e kjo kufizon mundësinë e tyre për pavarësi.
Ndikimi psikologjik në marrëdhënie
Për shkak të mendimeve dhe ideve të fiksuara prej viteve në mendjen e një personi, ndikimet do ët vihen re edhe në realizimin e aktit seksual. Dhimbja në pjesën gjenitale mund të shfaqet gjatë apo pas marrëdhënies seksuale dhe mund të paraqitet te meshkujt dhe te femrat. Shkaqet më të shpeshta janë partneri agresiv dhe i padurueshëm, marrëdhëniet seksuale pas ndonjë ndërhyrje kirurgjike, pas menopauzës sepse ulet niveli hormonal I femrave etj. Besohet se së paku 75 për qind deri 80 për qind e dhimbjeve shkaktohen nga faktori organik. Shkaku më i shpeshtë i dhimbjes gjatë aktit seksual është që në fillim mungesa e lubrifikimit të mjaftueshëm. Faktori psikologjik po ashtu ka shumë rëndësi, paraqitet si pasojë e traumave seksuale të mëparshme, dhunimi, ndjenja e fajësisë ose mendimi i gabuar për marrëdhënien seksuale.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi