Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A e meriton ai dashurinë tënde? Empty A e meriton ai dashurinë tënde?

Sun 16 Oct 2011 - 1:42
A e meriton ai dashurinë tënde? Man-woman-love-300x228Ke të dashur të ri, por nuk je aq e sigurt nëse ai është i vërteti. Në gjykimin tuaj përfundimtar, nuk ndikojnë as veprimet e tij, të cilat nganjëherë janë paksa të çuditshme. Ne u japim disa imtësi përmes të cilave do ta zbulosh.

Nuk flet keq për ish-të dashurat e tij

Nëse i dashuri juaj vazhdimisht ju thotë se ish e dashura e tij ishte një ‘budallaqe e vërtetë’, largohu nga ai. Nëse flet vazhdimisht me zemërim rreth saj, kjo është shenjë se ai ende nuk është pajtuar me ndarjen dhe ende mendon shumë në të. Alarmuese është edhe kur ikë nga ajo kur takohet në rrugë. Është super që me ish të dashurën të jetë në kontakt miqësorë, por natyrisht jo aq intensivisht.



Të bën të qeshësh

Të gjesh dikë që është në valë të njëjtë sikurse ti kur bëhet fjalë për humorin, është fat i vërtetë! Në këtë rast askush nuk mund t’ua prish disponimin, sepse së bashku do të argëtoheni shkëlqyeshëm. Kjo nuk nënkupton se i dashuri juaj duhet vazhdimisht të bëj shaka sikurse komikët Jack Black apo Russell Brand, por që për të të jenë qesharake të njëjtat gjëra sikurse që janë për ty.

Është i sjellshëm me motrën dhe nënën e vet

Sigurisht nuk dëshiron një të dashur i cili nuk di të sillet me vajza dhe nuk pajtohet mirë me gjininë femërore apo…? Nëse i dashuri juaj pajtohet mirë me pjesën femërore të familjes së tij, ky është një parakusht i mirë! Ka kaluar me ta një jetë të tërë, ka ndarë me ato gjëra të ndryshme dhe e kupton pse femrat nganjëherë kërkojnë më shumë. Nëse është i zemëruar në to dhe është në grindje të vazhdueshme, ky është një minus i madh.

Pas daljes së përbashkët, gjithmonë të ofron të të përcjellë deri në shtëpi

Keni kaluar një mbrëmje të mrekullueshme së bashku, por pas një filmi të vonshëm në kinema, ai shpejton për në shtëpinë e tij dhe thotë: “Shiko, autobusi im, tung!?’. Në këtë rast, është mirë që ende të mendosh për lidhjen tuaj! Si xhentëlmen, do të ishte mirë sikur të përcjell; deri te pragu i shtëpisë apo të pres që autobusi yt të vjen i pari. Nëse përveç kësaj më vonë të thërret dhe të pyet se a ke arritur mirë në shtëpi, ai është i vërteti!

Ka shokë të mirë dhe shumëvjeçarë

Ai dhe shokët e tij më të ngushtë, një kohë të gjatë shoqërohen së bashku dhe i ndajnë përvojat e tyre? Urime! Kjo do të thotë se ai është një person për të cilin janë të rëndësishme miqësitë, kujdeset për shokët dhe nuk ikë nga problemet dhe kjo është e rëndësishme edhe për ty.
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

A e meriton ai dashurinë tënde? Empty Re: A e meriton ai dashurinë tënde?

Sun 15 Jul 2012 - 19:14
Ne dashuri ska meriton apo s'meriton,thjesht ndodh!
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

A e meriton ai dashurinë tënde? Empty Re: A e meriton ai dashurinë tënde?

Thu 19 Jul 2012 - 13:20
I bashkohem mendimit te antares siper ske si ta percaktosh e meriton apo jo dashurin tende ajo thjesht ndodh ....
Anonymous
Vizitor
Vizitor

A e meriton ai dashurinë tënde? Empty Re: A e meriton ai dashurinë tënde?

Sat 18 Aug 2012 - 13:57
Askujt nuk i duket e mjaftushme dashuria qe merr apo qe jep .. e meriton apo jo thjesht duhet ta dije ai nese eshte i sigurte per cfar humb kohen ... dhe ndoshta asnjeher njerjiu nuk eshte i kenaqur me asgje qe ka..
Sponsored content

A e meriton ai dashurinë tënde? Empty Re: A e meriton ai dashurinë tënde?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi