Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Shqipëria e meriton statusin kandidat” Empty “Shqipëria e meriton statusin kandidat”

Fri 18 May 2012 - 2:35
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është nisur për një vizitë dyditore në Mbretërinë e Vendeve të Ulta. Meta është pritur fillimisht në parlament nga Kryetari i Partisë social-liberale ‘Demokratët 66′, z. Alexander Pechtold, të cilin e informoi rreth zhvillimeve të fundit pozitive në Shqipëri dhe mbi kontributin që Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të japë në kuadër tëprocesit të integrimit evropian të vendit.Gjatë bisedimeve, kreu i LSI-së u shpreh se kjo vizitë synon forcimin e marrëdhënieve politike si dhe rritjen e mbështetjes së partnerëve të Shqipërisë në Vendet e Ulta dhe në strukturat e BE-së. Gjithashtu, u vlerësuan politikat rajonale të Shqipërisë, sidomos ato me fqinjët e saj, duke dhënë një model të bashkëpunimit rajonal dhe mbështetje për progresin e axhendës europiane të rajonit.
Ndërsa gjatë takimit me eurodeputetin ëim van der Camp, Meta theksoi se pavarësisht problemeve të shkaktuara nga kriza e përgjithshme në vendet e BE-së, synimi kryesor i politikës shqiptare në këto momente është përmbushja e prioriteteve të Bashkimit Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Z. Meta dhe z. Pechtold, ndanë gjithashtu mendimin se më tepër energji duhen përqendruar në avancimin sa më të shpejtë të reformave, duke punuar paralelisht për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në Evropë, si dhe për evidentimin e vlerave evropiane e pozitive të shqiptarëve, vecanërisht pas liberalizimit të vizave me BE./albobserver.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi