Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

BE: Shqipëria s’ka përmbushur as kushtet minimale për statusin Empty BE: Shqipëria s’ka përmbushur as kushtet minimale për statusin

Mon 9 Jul 2012 - 13:28
Konkluzioni paraprak i KE-së, dramatik. Më 12 korrik takimi parlamentar

Shqipëria nuk ka mbushur as kushtet më minimale në kuadër të kërkesës së saj për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian këtë vjeshtë. Ky është konkluzioni paraprak i Komisionit Europian i shprehur dje nëpërmjet shefit të njësisë për Shqipërinë në KE, Vassilis Maragos në Bruksel. Sipas “Top Channel”, Maragos raportoi në mbledhjen parapërgatitore në kuadër të mbajtjes së mbledhjes së pestë të Komitetit të Stabilizim-Asocimit mes deputetëve të Parlamentit Europian dhe atyre të Shqipërisë. Në mbledhjen parapërgatitore për takimin që do të mbahet mes dy delegacioneve në datat 11 dhe 12 korrik, PE përfaqësohej nga drejtori i Ballkanit në PE, Eduard Kukan, dhe Shqipëria nga ambasadorja e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Mimoza Halimi. Sipas Maragos, çështjet kyçe që Shqipëria duhet të përmbushte për të marrë statusin ishin zgjedhja e Presidentit, dorëzimi i një numri rezultatesh të prekshme në disa fusha, si dhe një paketë minimale kushtesh për t’u plotësuar për statusin. Por sipas Maragos, të gjitha këto kushte varen në mënyrë specifike nga dialogu politik mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, që do të bënte të mundur funksionimin e marrëveshjes së lidhur në nëntorin e vitit të shkuar. “Kushti më kyç dhe më parësor, i cili do të ndikonte edhe mbi dialogun politik, por edhe pjesën e mbetur të reformave, është plotësimi i marrëveshjes së nëntorit. Ky është minimumi që duhet të bëjë Shqipëria në javët e ardhshme, për të ruajtur dialogun politik, por edhe për të krijuar kushtet për kryerjen e reformave të mbetura”, deklaroi Maragos. Në lidhje me akuzat mes palëve se kujt i bie përgjegjësia për ngecjen e reformave dhe për pasojë për mosmarrjen e statusit, Maragos deklaroi në mënyrë eksplicite se të dyja palët kishin përgjegjësi dhe se asnjëra nuk mund të përjashtohej dhe t’ia hidhte fajin tjetrës. “Është e rëndësishme që aktorët politikë shqiptarë, si qeveria dhe opozita, të lëvizin nga pozicionet e tyre respektive, pasi ne nuk asimilojmë përgjegjësitë e dy palëve, por të dyja palët kanë interesin dhe përgjegjësinë të punojnë së bashku për të mbyllur këto çështje që mbeten pezull”, theksoi shefi i njësisë për Shqipërinë në KE. Nga ana e tij, Kukan deklaroi se uronte që komiteti i radhës mes deputetëve shqiptarë dhe atyre të PE-së të shkonte në mënyrë normale. “Në këtë mbledhje kam informacion se do të ketë një përfaqësim të plotë nga të dyja palët, e shpresoj të jetë një mbledhje normale. Besoj se situata po përmirësohet tani, prandaj ne duhet të mbajmë një takim standard. Standard do të thotë se do të jetë publik, do të zgjasë 2 ditë, e nuk do të ketë shkurtime, dhe rekomandimet e miratuara bashkërisht do të përfshihen në axhendën e takimit”, deklaroi Kukan, jo pa ironi.

Kukan
“Kemi informacion se do të vijë një delegacion i plotë nga Shqipëria, prej 13 deputetësh. 13 është numër ters, por këtu asnjëri nuk është supersticioz”

Zhvillimet

Arritja
Zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit mes PD-së dhe PS-së u konsiderua një arritje e klasës politike në vend

PS
Kthimi i PS-së në Parlament u konsiderua si një shenjë e funksionimit të Parlamentit, ndonëse jo në nivelin e duhur

Ligjet
Votimi i disa ligjeve të rëndësishme në vend me një shumicë të cilësuar u konsiderua si përmbushja e një prej 12 rekomandimeve

Koha
Shqipëria ka humbur për vite mundësinë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Tetori i këtij viti është provimi i tretë
27.06.2012
Burimi: Gazeta Shqip
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

BE: Shqipëria s’ka përmbushur as kushtet minimale për statusin Empty Re: BE: Shqipëria s’ka përmbushur as kushtet minimale për statusin

Mon 9 Jul 2012 - 13:29
Fle Berisha fle!
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

BE: Shqipëria s’ka përmbushur as kushtet minimale për statusin Empty Re: BE: Shqipëria s’ka përmbushur as kushtet minimale për statusin

Mon 9 Jul 2012 - 13:31
BE sìkuptohet...njeher thot nje gje dhe njeher nje tjeter...gjithsesi nese nje te ardhme do te hym,shpresoj qe mos te futet euro se perndrysho do perfundoj se vendet tjera...per 10 vjet ne kriz totale..
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

BE: Shqipëria s’ka përmbushur as kushtet minimale për statusin Empty Re: BE: Shqipëria s’ka përmbushur as kushtet minimale për statusin

Mon 9 Jul 2012 - 13:35
Po ne fund te fundit Shqiperia se pari i permbush kushtet per Shqiperine e me pas per B.E -ne...

Pse ky degjenerim!!!
Sponsored content

BE: Shqipëria s’ka përmbushur as kushtet minimale për statusin Empty Re: BE: Shqipëria s’ka përmbushur as kushtet minimale për statusin

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi