Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Azili në Britani, 28 vjeçarja shqiptare: Jam lesbike, nëse me ktheni do më vrasin! Empty Azili në Britani, 28 vjeçarja shqiptare: Jam lesbike, nëse me ktheni do më vrasin!

Sun 16 Oct 2011 - 15:54
Azili në Britani, 28 vjeçarja shqiptare: Jam lesbike, nëse me ktheni do më vrasin! Pasaporte-britanikeMedia britanike i ka kushtuar sot rëndësi atij çka e konsideron abuzim me lejet e qëndrimit në Britaninë e Madhe. E përditshmja “DailyMail” shkruan se afro 37,300 persona kanë kërkuar të kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Brendshme duke pretenduar për të shtyrë më tutje qëndrimin në Britani. Një pjesë e këtyre personazheve janë kriminelë, terroristë dhe mashtrues pavarësisht se shumica e emigrantëve në fjalë thjesht kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe kanë qëndruar tej afatit të lejuar për një vizë. Një prej rasteve tipike të publikuara nga britanikët është ai i Rhomaine Miyando Mohan që ka apeluar pesë herë brenda 11 viteve vendimin e marrë nga zyrtarët e emigracionit për ta kthyer mbrapsht. Xhamajkani ka tre vajza me dy gra të ndryshme Britanike pavarësisht se është depërtuar një herë në vitin 2006 për tejkalim të vizës. Pasi u rikthye në Britani me një pasaportë të manipuluar ai u burgos dy herë për një seri krimesh dhe posedim kokaine. Një tjetër çëështje është ajo e një gruaje nga Nigeria e cila tejkaloi gjithashtu vizën duke deklaruar se nuk ishte e sigurtë të shkonte në shtëpi. Ajo ka deklaruar se kur ishte në Nigeri kishte vrarë një gjarpër aksidentalisht dhe tanimë rrjedhimisht cilësohet si një figurë e urryer pasi gjarpërinjtë quhen krijesa të shenjta. Një tjetër çështje ekspozon natyrën e ndryshme të ankimimeve. I tillë është rasti i një vajze 28 vjeçare nga Shqipëria e cila jeton tanimë në Brighton. Ajo ka deklaruar para zyrtarëve britanikë se është një lesbike dhe nëse do të kthehej në Shqipëri do të rrezikonte të vritej. Kjo pavarësisht thotë “DailyMail” se në këtë vend nuk ka ligj që diskriminon homoseksualët.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi