Aventurat e Ismail Kadaresë në Moskë
Mon 17 Oct 2011 - 15:52
Në filmin dokumentar mbi shkrimtarin e njohur shqiptar të titulluar ‘Kadare’, i cili është realizuar nga Piro dhe Eno Milkani, përfshihen edhe disa xhirime të bëra nga vetë shkrimtari gjatë kohës sa studionte në Moskë.
Ata që kanë lexuar “Muzgu i perëndive të stepës”, e kanë të qartë panoramën moskovite të viteve ’50. Ismail Kadare ka “derdhur” në këtë libër të gjitha përjetimet e tij studentore.
Ishte një djalosh 22-vjeçar kur shkoi të studionte në Moskë. Me sedrën e një letrari të ri, me gjallërinë e një djaloshari, Kadare mori në kthim “kujtime të gjalla”. Shkrimtari i madh ka hapur për herë të parë arkivin e tij për të nxjerrë prej andej filmime të rralla të Moskës e më pas edhe Tiranës. Janë imazhe bardhë e zi të Kadaresë siç nuk e kemi njohur, me gjithë lirshmërinë dhe çiltërsinë që i jepte mosha.
Janë xhirime amatore, realizuar me një kamera që kishte mundur ta blinte falë një honorari të majmë që kishte marrë si paradhënie për botimin e parë në rusisht të lirikave të tij. I shkujdesur e plot gjallëri, Kadare ka fiksuar shpengimet e tij djaloshare dhe femrat e bukura ruse.
“Janë xhirime arkivore që përbëjnë surprizën e dokumentarit. Ne e shohim personazhin tonë kryesor në një tjetër dritë, atë të një 22-vjeçari. Në të njëjtën kohë, ai vetë komenton mbi këto pamje në mënyrë shumë elegante”, thotë Eno Milkani. Ishte koha kur shkrimtari i ardhshëm ushqente edhe pasionin e kineastit. Me kthimin në Tiranë, me po të njëjtën kamera, do të fiksonte imazhe të kryeqytetit shqiptar.
Për herë të parë shohim aty edhe vajzën me gërshetin e artë, Helenën. Adhuruese e shkrimtarit të ri, historia e tyre nis nga një letër me pak rreshta. A ishte i gatshëm shkrimtari të tregonte këtë pjesë të jetës së tij?
“Në fillim kishte pak rezerva. Thoshte se shqiptarët kanë qejf të mburren me suksesin e tyre me femrat. Duke i përdorur në masën e duhur, ato tregojnë në mënyrë të sinqertë aventurat që çdo djalë i ri mund t’i bëjë kur është student në një vend të huaj. Këto xhirime e zbukurojnë këtë rrëfim. Kjo i jep filmit më tepër jetë dhe më tepër vërtetësi”, thekson regjisori Piro Milkani.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi