Momenti i rrëzimit të avionit në Moskë
Sun 30 Dec 2012 - 14:39
Pamje tronditëse në videon e regjistruar në aksidentin ajror.
Video shokuese është regjistruar në kohën kur avioni tip Tupolev Tu-204 ka bërë një ulje të keqe dhe përfundoi i ndarë në tri pjesë në një autostradë në Moskë.
Video tregon avionin kur përplaset në rrugë dhe shoferi i një makine shpëtoi nga një mrekulli.
Aksidenti ndodhi mesditën e djeshme kur avioni tip Tupolev Tu-204 i kompanisë ruse Red Wings nuk arriti të ulej në destinacion duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.
Aksidenti ndodhi në Vnukovo, aeroport në Moskë, ndërsa avioni po përpiqej për t’u ulur.
Sipas të dhënave, avioni, në të cilin 12 njerëz ishin në bord, dhe po vinte nga Çekia, u shpërbë në tri pjesë dhe më pas u përfshi nga flakët duke përfunduar në autostradën ngjitur.
Pas rrëzimit, autoritetet mbyllën një pjesë të autostradës, ndërsa të gjitha fluturimet për Vnukovo u transferuan në dy aeroportet e tjera në Moskë, Sheremetievo dhe Ntomontentovo.Ndiqni videon shokuese/alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi